
Kryeministri Rama duket se sot ka reflektuar ndaj SPAK-ut dhe kreut Altin Dumani, megjithëse ka pasur shumë oshilacione, dikur në sulm frontal njësoj si Berisha, pak javë më vonë duket me gjuhë më të zbutur, megjithëse inatin e ka me prokurorin Ols Dado.
Në fakt ka dy lexime. I pari është një reflektim i zotit Rama dhe i dyti është lojë.
Kjo e dyta është më e sigurt, por gjithsesi përtej faktit që gjykata ka dhënë vendimin për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, sot jemi përballë disa fakteve të tjera.
Në PS, 99-çat nuk mundën të ngjisnin, megjithëse Rama tentoi ta revolucionarizonte partinë dhe ajo parti ngeli klasike, megjithëse në parti kanë hyrë dhe nga ata që veten e quajnë rilindës, jo 99-ça, pra kasat e atyre që rrëzoi Fatos Nanon. Megjithëse socialistët gjithë jetën e tyre kanë qenë me sy hapur, më mendjendritur për të bërë marrëveshje më të mëdha dhe për të pranuar edhe ndoshta një “fashist” si Rama për ta bërë kryetar të tyre.
Por që të kemi reflektim të vërtetë përtej përplasjeve dhe lojërave, Rama duhet të tregojë veten se sa vizionar është si kryetar partie.

Pra, që është distancuar njëherë e mirë nga hajdutërit e tij që nuk fillojnë thjesht me dosjen “5D” me inceneratorët, me koncesionet apo deri tek Erion Veliaj.
Reflektimi duhet të fillojë me njerëzit me të cilët PS kishte vlera, që jo thjesht dhe vetëm perceptohen si të ndershëm, por që i kanë qëndruar përballë Ramës me terma si gjakderdhje financiare.
Këtu po përmendim Ditmir Bushatin, ndoshta i bëjmë dhe dëm pasi hyjmë tek ato media që kryeministri na shikon me syrin shtrembër dhe për këtë jemi shumë të lumtur se ka kujt i buzëqesh.
U buzëqesh atyre që furnizohen me paratë e korrupsionit, që janë ushtarët e oborrit të tij.
Por mund t’ia themi kryeministrit tonë se PS ka vlera.
Ka personalitete, ka intelektualë, ka diplomatë, mbi të gjitha ka qytetari dhe njerëz të ndershëm.
PS nuk mund të ngelet me ikona dhe peng i “5D”-së, zdromsit, inceneratorit që nuk ekziston, i koncesioneve, hajdutërive.

A ka një Ditmir Bushati PS-ja?
Jo. Ka me qindra, ndoshta me mijëra të tillë, të cilët nuk janë më në elitën e PS-së, nuk janë në strukturat e saj. Janë goditur, janë anatemuar, janë larguar nga egoizmi politik, nga inati i momentit.
Vendet e tyre u zunë nga hajdutërit, nga ata që nuk kishin një fjalë për të thënë përtej përballjes politike, intrigave të brendshme. Në PS mund të ketë me qindra Ditmirë, të cilët nuk janë atje ku duhet.
Nuk bëhet fjalë për të marrë dhe për të vënë një deputet të thjeshtë, sepse raca e tyre janë më të zotë se deputetët e hajdutët e institucioneve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të vjedhin.
Kurse këta që lihen jashtë janë më të zotë, dinë tja dalin dhe vetë, në politikë në karierë të fitojnë mjaftueshëm shpirtërisht për të jetuar shumë mirë.
Ndaj dhe janë ndryshe nga ata që sillen si shushunja pushteti. Rama ka kohën për të reflektuar, ka kohën për të treguar se vërtetë është ndarë nga një e shkuar me bashkëpunëtorë hajdutë dhe po rikthen në PS standardin e Ditmir Bushatit dhe të tjerëve si ai./CNA
Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pa...
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedur...
Pozicioni i Engjëll Agaçit ishte deri dje ai nëpunësi më i...
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin glob...
Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori...
Çfarë gëlltitet më shpejt? Mandarinat e helmuara apo gënje...
Nëse do të shikonit ose dëgjonit sonte lajmet e televizion...
Ekziston një konsensus i gjerë në opinionin publik se SPAK...
Këto ditë është duke u zhvilluar një betejë për jetë a vde...
Ndenjur te poltroni i vet përballë televizorit u ndie në r...
“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politi...
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...