Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krimit zgjedhor në Shqipëri. Natyrshëm ngrihet pyetja pse duhet që SPAK-u të futet në fushën e krimit zgjedhor me hetime e procedime, dhe nëse duhet a i ka aftësitë dhe kapacitetet e duhura SPAK-u për ta kryer këtë detyrë?
Po besimin e publikut për hetimin zgjedhor dhe atë të partive politike, a e gëzon?
Për të ndihmuar sado në formimin e një opinioni të publikut për këtë çështje ndërmora shkrimin e këtyre radhëve. Krimi zgjedhor ka filluar herët të artikulohet në vendin tonë dhe megjithëse ka debate të ndryshme se si duhet të luftohet ky krim dhe cilit qëllim i shërben. Sipas një raporti të botuar së fundi nga një organizatë jofitimiprurëse, “Drejtësia profesionale dhe e pavarur është një nga mekanizmat llogaridhënës që nxit qarkullimin e elitave politike në mungesë të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të ndershme”.
Përgjithësisht zgjedhjet rregullohen nga kushtetutat, ligjet zgjedhore dhe ligjet e lidhura me zgjedhjet, siç janë ligjet për partitë politike, ligjet për mediat etj. Sa u përket ligjeve zgjedhore, rekomandohet që aspektet kryesore të legjislacionit zgjedhor të përfshihen në një Kod të vetëm Zgjedhor, i cili duhet të miratohet në një mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse. Ndërsa disa vende kanë miratuar një Kod të unifikuar Zgjedhor të zbatueshëm për të gjitha llojet e zgjedhjeve, duhet theksuar se një kod i tillë i unifikuar nuk është i aplikueshëm në të gjitha vendet, veçanërisht jo në shtetet federale që kanë sisteme të ndryshme zgjedhore për zgjedhjet nënkombëtare.
Në Shqipëri, në datën 1 qershor 1995 me hyrjen në fuqi të Kodit Penal u parashikuan për herë të parë në legjislacionin penal KREU X VEPRAT PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE. Pavarësisht se sot që flasim titulli i kreut X nuk ka ndryshuar, dispozitat e përfshira në këtë krye janë përmirësuar ndjeshëm ndër vite. Aktualisht ky krye përmban 15 vepra dhe kundërvajtje penale nga të cilat 2 janë kompetencë lëndore e SPAK-ut.
Vitet 2012 dhe 2017 janë vitet në të cilat kjo pjesë e Kodit Penal ka pasur ndërhyrjet kryesore, që tregon se vullneti i partive politike për të intensifikuar luftën ndaj krimit elektoral ka qenë i përbashkët. Dy nga veprat e parashikuara nga 15 të tilla janë nën kompetencën lëndore të SPAK-ut. Në fakt jo nga rëndësia, por ndikimi që mundet të kenë secila nga këto vepra në rezultatin zgjedhor, dhe për pasojë cenimin e demokracisë në një vend, nuk ka një dallim substancial pse dy nga veprat prej 15 të tillave janë pjesë e punës së Prokurorisë së Posaçme.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton pavarësinë dhe funksionin kushtetues të SPAK-ut në hetimin e çdo vepre penale që kryhet nga subjektet e posaçme. Kompetencat lëndore dhe juridiksioni penal i SPAK-ut me shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë parashikohet nga legjislacioni i posaçëm pas reformës në 2016-ën aktualisht në fuqi.
Për sa mundet të zbatohet ligji i posaçëm parashikon dhe bashkëpunimin me KQZ, në dhënien e informacionit për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, që nuk cenon ruajtjen e sekretit hetimor. Kodi Zgjedhor parashikon ndalimin e përdorimit të administratës apo edhe infrastrukturës publike në funksion të fushatës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
Rrjedhimisht, veprat e tjera/ kundërvajtjet penale si p.sh.: Pengimi i subjekteve zgjedhore; Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve; Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor; Shkelja e fshehtësisë së votimit; Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar; Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore; Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje; Pengimi i zgjedhësit; Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Shkelja e së drejtës së zgjedhjes; Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit; Shpërdorimi i autoritetit ushtarak; Shpërdorimi i autoritetit policor janë në kompetencën lëndore të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm.
Dhe pse raportet e organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë rekomandojnë se duhet shmangur fragmentimi i legjislacionit zgjedhor për të njëjtat zgjedhje pavarësisht nëse është i unifikuar apo jo, në disa vende (si për shembull, në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar) legjislacioni zgjedhor është kompleks dhe i fragmentuar, duke e bërë të vështirë përdorimin e tij.
Ligjet zgjedhore duhet të jenë të sakta, të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme për zyrtarët zgjedhorë, kandidatët dhe votuesit. Kuadri ligjor që rregullon zgjedhjet duhet të sigurojë një bazë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Si i tillë, ligji duhet të shmangë mospërputhjet midis ligjit (apo ligjeve) zgjedhore dhe dispozitave të tjera ligjore që lidhen me zgjedhjet, si për shembull ato që kanë të bëjnë me partitë politike, median, referendumet, vetëqeverisjen vendore, Kodet Civile dhe Penale apo mjedisi digjital në ndryshim.
Ndërsa në shumë vende kuadri zgjedhor është i qëndrueshëm dhe ndryshimet e nevojshme miratohen shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme, në disa shtete të tjera ndodhin ndryshime të rëndësishme në legjislacionin zgjedhor shpesh dhe në mënyrë të vonuar. Në disa vende (p.sh., Itali, Maqedonia e Veriut, Poloni, Turqi), reforma të rëndësishme zgjedhore janë miratuar vetëm disa muaj para zgjedhjeve të fundit, në mënyrë të nxituar dhe jo gjithëpërfshirëse, pa mundësuar një debat të gjerë publik dhe konsultime me palët e interesuara.
Megjithatë çështjet që duhet të përfshihen në legjislacionin e përgjithshëm apo atë specifik zgjedhor të një vendi kanë qenë objekti i raporteve të shpeshta ndërkombëtare dhe i studimeve po kaq frekuente. Është zgjedhje e vendit përkatës të kriminalizojë apo jo disa figura të veprës penale zgjedhore si dhe të përcaktojë se cili autoritet do të duhet të ndjekë hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Për një orientim të lexuesit, vëmë re se sipas një studimi të vitit 2016, në pjesën më të madhe të vendeve objekt studimi (72%) krimet dhe kundërvajtjet penale në fushën e zgjedhjeve parashikohen në ligjin elektoral (Kodin Zgjedhor), ndërsa vetëm 21% të vendeve siç është edhe rasti i Shqipërisë, i kanë të parashikuara në Kodin Penal.
Sqarojmë se hetimi dhe procedimi penal janë të veçuara. Disa vende kanë disa tipe procedimi në varësi të natyrës së krimit zgjedhor. Por sipas të dhënave për 169 shtete hetimi i krimit zgjedhor bëhet në 66 vende (39%) bëhet nga prokurori i përgjithshëm; në 57 vende (34%) nga policia; në 11 vende (7%) nga hetuesi special; në 8 vende (5%) nga organi kompetent për menaxhimin e zgjedhjeve; në 20 vende (12%) nga organe të tjera të krijuara me ligj; në 41 vende (24%) nga autoritete të paspecifikuara konkretisht.
Po sipas këtyre të dhënave procedimi i krimit zgjedhor në 112 vende (66%) bëhet nga prokurori i përgjithshëm; në 7 vende (4%) nga organi kompetent për menaxhimin e zgjedhjeve; në 23 vende (14%) nga organe të tjera të krijuara me ligj; dhe në 39 vende (23%) nga autoritete të paspecifikuara konkretisht.
Në kuadrin e krimit zgjedhor, në vendet me demokraci të brishtë, dhuna zgjedhore është një komponent që ndikohet më së shumti nga krimi i organizuar. Vendi fqinj Italia ka kryer për herë të parë një reformë të thelluar për krimin dhe dhunën në zgjedhje në 1993. Reforma ndryshoi sistemin zgjedhor në Itali nga proporcional në mazhoritar. Studimet para dhe pas reformës, më tutje treguan se dhuna zgjedhore përpara reformës varej negativisht në hendekun ndërmjet kufirit të votës kombëtare të dy partive më të mëdha ndërsa pas reformës (sistemi mazhoritar) krijonte ndikim negativisht në zonat elektorale në të cilat fitorja përcaktohej nga një numër i ngushtë votuesish.
Për t'u kthyer në situatën aktuale në vendin tonë, raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e mëparshme parlamentare ka theksuar se blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe influenca informale kanë kufizuar vullnetin e lirë të zgjedhësve dhe minuar praktikat e mira elektorale. Sipas INSTAT në vitin 2023 janë evidentuar gjithsej 33.845 vepra penale, 1,1 % më shumë, krahasuar me vitin 2022.
Strategjia e miratuar nga SPAK-u parashikon një situatë të vështirë në lidhje me hetimin e veprave penale që lidhen me krimin zgjedhor. Sipas kësaj strategjie vetëm 12.7% e çështjeve (14 çështje në total) janë dërguar për gjykim në zgjedhjet e mëparshme elektorale, duke sugjeruar se përqindja e hetimeve që përfundojnë me ngritjen e akuzave dhe dërgimin e tyre në gjykatë nuk është brenda pritshmërisë së Prokurorisë së Posaçme. Ky tregues lidhet me vështirësitë e hasura në mbledhjen e provave, mungesën e bashkëpunimit nga dëshmitarët, kompleksitetin e veprave penale dhe subjekteve që hetohen nga Prokuroria e Posaçme.
Kjo strategji është një orientim i mirë për forcat politike në garë, por procedura e ndjekur do të duhet të verifikohet hap pas hapi. Në faqen 16 të Strategjisë listohen lista e bashkëpunëtorëve vendas dhe ndërkombëtarë. Aty dukshëm mungon bashkëpunimi me aktorët kryesorë të zgjedhjeve në një fushatë zgjedhore, partitë politike.
Është e vështirë të konkludohet se përse nuk listohen si bashkëpunëtorë vetë aktorët e fushatës, vetë përgjegjësit kryesorë të zgjedhjeve dhe më të interesuarit, ata që në gjuhën e projekteve quhen “mbajtësit e stekës” dhe natyrshëm ngrihet dyshimi nëse partitë politike konsiderohen subjekte të thjeshta/ të zakonshme të SPAK-ut dhe forcimi i demokracisë është transferuar nga populli që duhet të zgjedhë nëpërmjet garantimit të zgjedhjeve të ndershme e të pavarura te drejtësia që le të supozojmë se është e ndershme dhe pavarur.
Si përkufizim partitë politike janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Çmoj se bashkëpunimi me partitë politike duhet të jetë një mekanizëm që vë në lëvizje forcimin e demokracisë.
Doktrina na udhëzon se procedimi i krimit zgjedhor duhet të bëhet në një mënyrë objektive dhe të paanshme nga autorietet e përcaktuara më përpara me një ligj. Autonomia dhe pavarësia e organit kompetent procedues duhet të garantohet, dhe ky organ duhet të gëzojë mbështetjen e partive politike apo fraksioneve të tyre. Studimet konkludojnë se zakonisht prokurori i zakonshëm është autoriteti më i shpeshtë i mandatuar për procedimin e krimeve zgjedhore.
Organet e menaxhimit të zgjedhjeve kanë kapacitet procedues vetëm në 7 vende, ndërsa termi i përdorur si “të tjerë” është i pranishëm në vende si Gjibraltari, Sri Lanka, Trinidad dhe Tobago, si dhe personat e caktuar nga prokurori për këtë qëllim në Kenia dhe vetëm në Meksikë ka një prokuror special për procedimin e krimeve zgjedhore./ CNA
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në...
Ja pse prokurorët e SPAK-ut janë në një aksion heroizmi du...
Nga Baki Rexhepi Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duke...
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...