Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të tij, ka folur për Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe kontributin e tij në Kishën Ortodokse Shqiptare. Haxhiu shkruan se Janullatos nuk erdhi vetëm për të rindërtuar kishat, por erdhi për të rindërtuar një botë.
Më tej gazetari thotë se Katedralja në Korçë ka një frymë bizantine.
“Prandaj, ajo nuk është thjesht një kishë. Ajo është një mesazh i qartë. Një mesazh që thotë se këtu ka frymë bizantine, këtu ka frymë helene. Një vulë që nuk mund ta anashkalosh. Një shije që nuk kërkon leje për të hyrë. Ajo thjesht vendoset”, shkruan Haxhiu.
Baton Haxhiu thotë se kisha në qendër të Korçës flet greqisht.
“Një qytet që gjithmonë kishte qenë krenar për europianizmin e tij, tani kishte në zemër një kishë që flet greqisht. Dhe kjo ndoshta ishte trashëgimia më e thellë e tij – një paqe që ecën lehtë mbi gurë që do të mbajnë gjithmonë aromën e jugut”, thotë gazetari.
Kostandin Luci i është kundërpërgjigjur Baton Haxhiut me një status në rrjetet sociale dhe e ka quajtur shpifje shkrimin.
Luci në statusin e tij i thotë Haxhiut se meshat në kishat ortodokse në Shqipëri mbahen në gjuhën shqipe. Luci, referuar shkrimit të Baton Haxhiut se Katedralja e Korçës flet greqisht, thotë se greqisht flasin vetëm rrënojat antike të Butrintit.
Statusi
Kundër përgjigje ndaj gazetarit Baton Haxhiu për shpifjet e tij.
Gazetari, Baton Haxhiu, këtë herë, vazhdon të flasi duke gënjyer dhe duke thënë gënjeshtra për kryepeshkopin Anastas dhe veprën që ai la pas.
E Para që duhet të dish, gazetari Baton, është fakti që ndërtimi i kishave Ortodokse, jo vetëm në Shqipëri, por kudo nëpër botë janë të stilit Bizantin dhe kjo nuk ka lidhje me Greqinë, por trashëgiminë nga perandoria Romake e Lindjes ose Bizanti. E Dyta që duhet të dish, gazetari Baton, është që mesha në kishat Ortodokse në Shqipëri, është Shqipja dhe jo gjuha greke. Gjuha greke përdoret në ato vende ku ka minoritet Grek.
E Treta, që duhet të dish, gazetari Baton është fakti që kryepeshkopi me të vërtetë, erdhi si shtetas grek, por fjeti si një shqiptar që bëri më shumë për Shqipërinë, sesa ti ose ju keni bërë me kohë.
E Katërta, gazetari Baton duhet të dish se, katedralja e Shën Gjergjit në Korçë, një simbol i Korçës u prish nga sistemi Komunist dhe Kryepeshkopi e ringriti nga zeroja, dhe e quajti, Katedralja e Ngjalljes se Krishtit, lidhur me Ngjalljen e trashegimisë dhe besimit te humbur për vite me rradhë.
Se për çfarë gurësh, qe flasin greqisht unë nuk e di këtë, përveçse atyre rrënojave antike në Butrint apo gjetkë, ose edhe ne ndonjë kishë që i mbijetoi shkatërrimit Osman dhe atij Monist. Edhe kisha Katolike psh,i ka stilet e kishave me stil Romak, ateherë janë Italiane ato? Jo nuk janë. Kështu që, mjaft gënjeve gazetari Baton. Vepra e KOASH, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas, mund të shihet kudo dhe fjalët në këtë rast janë të tepërta sepse vetë veprat flasin shumë. Kryepeshkopi Anastas, na mëson dhe thotë gjithmonë, se kisha duhet të jetë e pranishme në të gjitha fushat e jetës dhe se në çdo fushë të jetës ne duhet të mbjellim dhe të kultivojmë dimensionin shpirtëror. Kjo shprehje e Kryepiskopit na bën që të reflektojmë dhe të mendojmë gjithmonë dhe të ecim me dashurinë për këdo që t’ju rrëfejmë atyre Krishtin Perëndi, pa të cilin jeta e njeriut nuk ka kuptim.
Është shpresa ime e sinqertë që ju do të kuptoni atë që është e vërtetë,dhe cila është kjo, do thoni ju? Është ajo që kryepeshkopi Anastas transmeton dhe mëson çdo ditë në predikimet e tij. Është dashuria për të gjithë njerëzit, është paqja dhe mbi të gjitha që të predikojmë Ungjillin dhe të jemi dishepuj të tij, ashtu si na e kërkon vetë Krishti në Ungjill./ CNA
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...