Ditë për ditë opinioni publik do të dëgjojë një gjëmë të re!
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...

Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama !
Nga Kastriot FRASHËRI
Përmes publikimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mësova se në të dhënat e personit nën hetim Erjon Veliaj ishte shkruar e dhëna "i dënuar". Kaq mjaftoi që lali Eri i dhjeri dhe ustai i tij i njohur si lider global falë shoqërisë me Leksin e Xhorxhit, që në kor të zbraznin dje dufin e tërbimit të tyre jo vetëm ndaj prokuroreve e gjyqtareve që merën me çetën e Ali Babës, por edhe PD dhe një pjesë të organeve të medias. Thjesht ky viktimizim i ngritur në art përmes mashtrimit publik me qëllim për të sfumuar ngjarrjen madhore të ditës, ate te arrestimit të kryebashkiakut mashtrues dhe hajdut, që nuk ka njeri në kete Republikë të mos e dijë, por vetëm KM ynë nuk e pranon, ndaj po reagon fort çdo ditë këto ditët e fundit duke bërë si i dalë nga faza, që troç do të thotë i luajtur mendsh.
Ngritja e tonit në këtë shënim editorial ka vetëm një qëllim mbrojtjen e interesit publik, të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri nga një sulm i paprecedent që po i bën prej disa ditësh pushteti ekzekutiv përmes kryeministrit Rama dhe të shpurës së tij me qëllim mbrojtjen interesave të tij private në çdo hallkë të kësaj toke të kthyer nga regjimi j tij në fermë kafshësh.
Por si qëndron e vërteta që në kërkesën e SPAK drejtuar gjykatës ndaj Erjon Velisë prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”?
Si një avokat dhe profesionist nëçështjet e ligjit duhet të theksoj se prokurori i çështjes i ka qëndruar besnikërisht të dhënës së gjendjes gjyqësore të Erjon Velisë të nxjere nga sistemi elektronik i Drejtorisë së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në rast se ky nuk do ta kishte evidentuar këtë fakt në kërkesën drejtuar gjykatës atëhere ai automatikisht do kishte kryer një fallsifikim të dokumentit për sa i përket gjendjes gjyqësore të tij.
Po çfarë pune i prish kjo e dhëne e pavërtetë e pretenduar në gjenialitetet e vendimit gjyqësor Erjon Veliajt dhe Edi Ramës që ngritën më këmbë taborët me ushtarët e mallkimit kombëtar kur fare mirë mund të kërkonte sipas parashikimit të dispizitave të K. Pr. P korrigjimin e vendimit? Së dyti, a do të ndikonte kjo pasaktësi në rregullimin e biografisë apo të pastërtisë së tij morale? Them se jo! Sepse këta e kanë bërë mu... mullar, thotë populli dhe nuk ka Zot ta nxjerë më me certifikatë të pastër. Ndoshta e-Albania dhe AKSHI mund ta ndryshojnë gjendjen e tij sipas alogaritmit të sistemit që kanë ndërtuar përsa kohë do kontollohet nga familjarët e kryeministrit, sikundër rëndom përflitet nëpër kafet e Tiranës.
Nga eksperienca ime si avokat më duhet të them me vendosmëri duke përfituar nga rasti se lali Eri nuk është 'viktima' e parë e çudirave që ndodhin çdo ditë në portalin e shërbimeve ndërqeveritare e-Albania por nuk u jep zë njeri. Para lalit të dehur nga fiqtë dhe dardhat e ngrëna pa kriter janë prekur nga reformat dixhitale apo përmes proceseve të administratës publike të zvendësuar me "AI" që kryeministri ka lëvruar miliona euro dhe që nuk dihet ku kanë përfunduar në emër të AKSHI, ka pasur me dhjetra raste të tjerë që shtetas të ndryshëm ky sistem i ka nxjerë padrejtësisht 'i dënuar', 'i padënuar', ose 'i martuar' apo pa fëmijë duke mos u ekzistuar/regjistruar fëmijët në certifikatën familjare. Kjo është arritja e qeverisjes dixhitale që ofron qeverisja e Edi Ramës që me një të rënë të lapsit ka mbyllur padrejtësisht gjithë zyrat e shtetit ku shtetasit e këtij vendi ropaten me ditë e natë rreth smartphonave të tyre me sytë e veshët mos u vjen ndonjë mesazh nga Asistenti digital i qeverisjes së rilindjes!
Lali Eri do të bënte mirë që për këtë etiketim apo lapsus ndaj tij të akuzonte e-Albanien dhe jo prokuroret apo hetuesit e BKH!! Por këtë ai nuk ka kurajo ta bëjë sepse thjesht është një lali i vogël që xhaxhi Rama mund ta varë në çdo kohë në ndonjë nga pemët e tij që ka mbjellë në atë pyllin e shpikur orbital dhe nuk guxon të dalë mbi ustain dhe veprat e tij!/CNA
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Të paktën një gjë të mirë po e bën SPAK-u. Kjo meri...
E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike,...
Diskutimi i mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi ...
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të nj...
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parl...
Statusi i fundjavës, 8.02.2025 Brezi i atyre që kaluan fë...
Nga Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe...
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...