Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...

Statusi i fundjavës, 8.02.2025
Brezi i atyre që kaluan fëmijërinë para viteve '90 mban sigurisht mend filmin "Beni ecën vetë", ku personazhi fëmijë duke ecur në pyllin e errët, nis të këndojë për të larguar frikën.
Kënga e Benit më është kujtuar shpesh këto javët e fundit gjatë daljeve publike të Boratit. Me fjalorin banal të një trimoshi lagjeje, Borati përsërit fraza klishe, qartazi për të trimëruar veten dhe njëkohësisht bashkëhajdutët e çetës së dardhave.
Veçse frazat "trimoshe" bien në kontrast të dukshëm me fytyrën e nxirosur dhe të tromaksur.
Nuk ka se si të ndodhë ndryshe!
"Uragani" Trump ka tri javë që po merr para gjithçka të shtrembër të ndërtuar në dhjetëra vjet nga një establishment djallëzor dhe antishoqëror. Pa asnjë mëdyshje Borati e ka klasifikuar veten te produktet e përçudnuara të këtij establishmenti.
Borati dhe shumë sivëllezër të tij në Europë dhe në botë nuk hynë në politikë nga dera. Në vitin 1991, Borati zbohej nga opozita e atëhershme si anarkist. Nuk mund të ndodhte ndryshe kur biri i një babai që vetëm para pak vitesh kishte varur një poet, kërkonte të vareshin komunistët, për të nxitur një konflikt civil të cilit nuk do të mund t'i gjendej fundi.
Historia e Boratit vazhdoi si skuth, duke vjellë vrer dhe ligësi nëpër artikuj anonimë në median e kohës. Për t'u larguar më pas drejt Francës, ku sipas bamirësit të vet politik, Fatos Nano, shiti ikona të vjedhura dhe kaloi një jetë prej barboni.
Derisa në vitin 1997, padroni i vet Soros bëri përpjekjen e parë për ta projektuar në politikë. Sipas kujtimeve të kryeministrit tashmë të ndjerë, Bashkim Fino, ishte vetë Xhorxh Soros që e telefonoi për t'i sugjeruar Edi Ramën si ministër të jashtëm të qeverisë së stabilitetit, propozim që nuk u pranua.
Gjithsesi vonesa do të zgjaste vetëm pak më shumë se një vit dhe Rama do ta gjente veten ministër të Kulturës, për t'u promovuar më pas në kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryeministër. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi aleatët kanë ardhur e kanë ikur me përjashtim të dy personave, Sorosi i madh dhe Sorosi i vogël Alex, i cili madje e ka shpallur veten "vëlla" me nënë tjetër të Boratit tonë.
Fiks "vëlla" pasi për të voglin, Sorosi është baba biologjik, ndërkohë që për të gjatin është baba politik dhe shpirtëror, madje baba e kaluar babait.

Tmerri i sotëm i Boratit shpjegohet me dy faktorë.
Së pari, zullumet e tmerrshme që ka bërë në 12 vite pushtet tanimë kanë marrë dheun. Bashkëpunëtorët e vet më të afërt janë para drejtësisë. Tigri që ka vendosur të flasë, po nxjerr zbuluar para syve të shqiptarëve hajdutëritë e Boratit, jetën prej pashai, bashkëpunimin e tij me krimin për të kërcënuar kundërshtarët, etj.
Për të mos përmendur aferat përvëluese ku dalja e emrit të Boratit është vetëm çështje kohe. Edhe një prokuror i vetëm i ndershëm në këtë vend mjafton për ta çuar hetimin një shkallë më lart. Atëherë pashmangshmërisht do të dalë përgjegjësia e Boratit te koncesionet e shëndetësisë dhe të rrugëve, te djegësit dhe te sa e sa zullume të tjera, pavarësisht se firmat në shumë dokumente përvëluese mund të jenë të Erion Braçes dhe bedelëve të tjerë.
Por faktori i dytë që tmerron më tepër Boratin është shkatërrimi i pritshëm i Xhorxh Sorosit, patericës që e mban akoma në pushtet. Protektori i vet politik i ka ditët e numëruara. Fotoja me "vëllanë e vogël" në Davos vlen sa mijëra fjalë. Një Borat fytyrëngrysur duket qartë se është tërhequr me përdhunë në një foto e cila vetëm pak muaj më parë do ta çonte në qiellin e shtatë.
Shkatërrimi i perandorisë së të keqes nga "uragani" Trump do të jetë një nga shërbimet më të mëdha për shoqërinë njerëzore. Karriera servile dhe puthadore e Boratit, e lidhur me kancerin Soros, ka marrë fund. Nuk ka Sazan, Zvërnec dhe Karaburun që e shpëton sot Boratin!
Beni që nuk eci kurrë i vetëm në politikë, tashmë ka vetëm një rrugë për të ndjekur, atë që e çon fillimisht në bankën e të akuzuarve dhe më pas në vendin ku do t'i bëjë shoqëri Beqes së vet të koncesioneve.../ CNA
Nga Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe...
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Vendit ku gjen më shumë mllef, urrejtje e grindje i kemi v...
Opinion nga Ardian Vehbiu! Kam ndjekur këto ditë gjëra që...
Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, ë...
Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i...
Kam marrë një lumë komentesh, në shumicë banale që nuk...
Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha...
Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mëny...
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...