Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Opinion nga Ardi Stefa
Aktualisht çështja nuk qëndron se sa parti do të krijojnë një koalicion opozitar, por se çfarë do të bëjë ky koalicion. Pasi politika nuk është aritmetikë dhe formimi i një shume nuk është thjesht një çështje veprimi matematik.
Ndërkohë, Shqipëria përballet me një problem serioz: atë mosbalancimit politik, i cili ka pasoja të drejtpërdrejta në mënyrën se si funksionon vetë demokracia. Dhe kjo për faktin se deri tani kemi vetëm një parti qeverisëse, atë që na qeveris.
Partia që qeveris sot Shqipërinë, në rast se analizojmë përqindjet e pjesëmarrjes në votime; përqindjen me të cilën fitoi pushtetin, etj, në fakt është pakicë, ose thjesht përfaqëson pakicën më të fortë, pavarësisht skandaleve që i kanë shpërthyer e që ka vite që përballet.
Megjithatë, edhe pse kemi një qeveri, e cila sulmohet vazhdimisht nga skandalet e familjes së saj politike dhe nga opozita zyrtare, nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë në këto 34 vite një qeveri që të ketë një pozicion kaq dominues në skenën politike dhe të ndihet kaq e sigurt deri në arrogancë.
Dhe kjo, jo sepse nuk ekziston pakënaqësia sociale, përkundrazi, pakënaqësia është në maksimum, por thjesht ngaqë zhgënjimi dhe pakënaqësia nuk përkthehen e as konvertohen në mbështetje për opozitën, në mbështetje për një propozim alternativ qeverisës, por copëtohet në variantet e opozitës.
Madje- madje, me afrimin e datës së zgjedhjeve zhgënjimi do të jetë i tillë, saqë mospjesëmarrja në votime kam frikë se do të rritet si përqindje.
Përkundrejt këtij imazhi të dominimit të partisë në pushtet, ajo që kemi është një opozitë në krizë. Nga vështirësia e PD për të qenë ashtu siç premtoi: më e madhe, më e fortë, më e bashkuar, më e hapur dhe në rritje si alternativë qeverisëse tek një parti e shpërbërë në copa e variacione të ndryshme, që të gjitha bashkë të paafta për të sjellë një frymë të re ndryshimi.

Në këtë panoramë politike, unë mund të kuptoj zërat që bëjnë thirrje për opozitën e copëtuar në shtatë a më shumë parti që të bashkohet dhe të bashkëpunojë për rrëzimin e Ramës. Deri diku kanë vlerë ato që thonë. Por, deri diku.
Sepse, sado e qartë që parakusht për një alternativë kërcënuese për qeverinë është bashkimi i forcave dhe bashkimi i elektoratit, është po aq e dukshme që kjo në vetvete nuk mjafton.
Sepse, shumë thjesht, politika nuk është vetëm veprim aritmetik. Dhe sigurisht që nuk është vetëm mbledhje.
Sepse, nëse forcat politike “bashkohen” vetëm mekanikisht, pa një strategji të qartë, pa një program dhe pa një propozim politik të qëndrueshëm e një kontratë konkrete politike për Shqipërinë, ato thjesht do të krijojnë një formacion politik më të madh, elektoral kësaj here, por që do të ketë të njëjtat deficite serioze në strategji, program. Një koalicion të paaftë të sjellë ndryshimin, të frymëzojë, motivojë dhe sensibilizojë shoqërinë për të përqafuar propozimin e saj politik.
Dhe shoqëria do ta kuptojë dhe ndoshta nuk do ta ndjekë. Sepse ajo që i mungon opozitës shqiptare sot nuk është “gjeometria”, as “mozaiku” i fabulës demokratike, por përmbajtja, thelbi.
Kjo do të thotë, nëse ndonjë koalicion do të ketë diçka për të thënë, duhet ta thotë në mënyrën më të besueshme e më të përshtatshme për të qenë alternativë qeverisëse.
Dhe një alternativë e mundshme qeverisëse nuk mund të jetë e vjetëruar në ide, mendime, propozime; në retorikë e qëndrime, në njerëz të vjetëruar e humbës kronikë, në denoncime, në akuza e kundërakuza pa dhënë zgjidhje, në kërcënime e kërcëllitje dhëmbësh. Një opozitë që kërkon të vijë në pushtet duhet ta dojë vërtet ardhjen në pushtet.
Kërkon strategji, program, frymë, njerëz, ide e retorikë të re. Kërkon investim të vërtetë për të ardhmen dhe jo të njëjtën strategji të dështuar të viteve të shkuara. Strategjitë e dështuara dhe gjuha politike e vjetëruar, nuk kanë më impakt në shoqërinë shqiptare, as sugjestionojnë pjesën gri, aq më tepër nuk e afrojnë me opozitën.
Dhe, duke qenë se në opozitën aktuale shqiptare, dominantë janë partitë dhe shumë politikanë që në periudha të ndryshme kanë qeverisur, kërkohet edhe një farë vlerësimi nga ata vetë: “Çfarë kanë mësuar?”, “Për çfarë bëjnë autokritikë?”, “Çfarë do të bënin ndryshe?”, “Pse do ta bëjnë më mirë tani?”, etj, etj.
Për sa kohë që të gjitha këto mungojnë dhe për sa kohë që diskutimi për lidershipin opozitar nga të gjitha partitë kufizohet në vetëm një kauzë “më lër të jetoj mitin tim si kryeministër potencial” dhe jo tek kush mund të përfaqësojë realisht një hapësirë politike dhe një dinamikë të ndryshme historike për vendin, çdo diskutim për bashkimin aritmetik të partive të opozitës pa përmbajtje politike, nuk ka kuptim. /CNA
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Vendit ku gjen më shumë mllef, urrejtje e grindje i kemi v...
Opinion nga Ardian Vehbiu! Kam ndjekur këto ditë gjëra që...
Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, ë...
Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i...
Kam marrë një lumë komentesh, në shumicë banale që nuk...
Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha...
Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mëny...
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...