Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald Trump, e nisi mandatin e ri dhe të fundit jo vetëm më një fjalim historik që mbërthente temat kryesore të fushatës së tij, por edhe me shpejtësinë që demonstroi qysh pas përfundimit të numërimit të votave dhe shpalljes si presidenti i 47-të i SHBA-së. Përkundër thënies së vjetër që fushatat bëhen në poezi ndërsa qeverisja në prozë, duke nënkuptuar tërheqje nga shumë nga premtimet elektorale, deri tani kjo nuk duket të jetë rasti. Madje duke shkuar më shpejtë dhe më thellë krahasuar me mandatin e parë të tij, duke nisur nga dita e parë e punës.
Që ditën e parë të uljes në zyrën ovale, presidenti Trump nënshkroi mbi 200 urdhra ekzekutivë, duke thyer dhe tejkaluar bindshëm çdolloj rekordi të mëparshëm presidencial. Të gjitha këto të paralajmëruara përgjatë fushatës por edhe të theksuara gjatë fjalimit të tij inaugurues që më tepër i ngjasonte një shugurimi duke marrë parasysh entuziazmin me të cilin u përcoll në SHBA dhe vëmendjen që mori nga krejt mediat botërore. Por çfarë konkretisht kishin në fokus këto urdhra ekzekutivë një pjesë e të cilave ishin fondamentalë për përcaktimin e kursit të ri të politikës së jashtme të SHBA-së ndërsa të tjera ishin plotësuese dhe adresonin problematika të mbartura burokratike?
Nëse mund t’i grupojmë në linjat kryesore, ato adresonin së pari administratën e mëparshme Bajden dhe përcaktonin një thyerje dhe ndryshim kursi në lidhje me të. Jo vetëm duke kthyer mbrapsht plot 78 politika të administratës së mëparshme, por edhe duke i mveshur përgjegjësinë për rritjen e kostove të jetesës së amerikanëve, për thellimin e deficitit dhe borxhit, për aspektet e tepërta burokratike dhe rregullatore që kishin frenuar sipërmarrjen etj. Një tjetër sinjal që në fakt është një deja-vu e administratës së parë Trump, ishte nga traktati klimatik i Parisit.
Premtime të tjera të mbajtura të fushatës duke nisur nga dita e parë e punës ishin urdhri për shpalljen e emergjencës kombëtare të energjisë duke lejuar nxjerrjen e naftës si dhe heqjen e rregullave për shpimin fraktal dhe nga ana tjetër plot tre urdhra që synonin ndalimin e emigracionit të paligjshëm në kufirin me Meksikën që ishte dhe ndoshta premtimi më i bujshëm elektoral. Ky premtim i mbajtur u shoqërua me urdhrin për ndalimin e të drejtës së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm që ka për të shkaktuar një debat jo të vogël në ditët dhe javët në vijim. Këto së bashku me luftën ndaj karteleve mafioze meksikane që do të konsideroheshin tani e tutje si organizata terroriste.
Gjithashtu nga dita e parë theksoi me vendim atë që shumëkush e mori si provokim elektoral qëështë urdhri që njeh ‘Gjirin e Meksikës’ me emrin ‘Gjiri i Amerikës’, si dhe premtimi brenda 1 shkurtit për tarifat 25% ndaj produkteve nga Kanadaja e Meksika që ishte ndër më të shumëdiskuturat si premtim elektoral. Por që është në linjë me filozofinë e re Trumpiste “Amerika e Para”.
Një kategori tjetër urdhrash ishte ai për garantimin e së drejtës kushtetuese të fjalës së lirë, paralelisht me urdhrin që nis hetimet për përdorimin e drejtësisë në administratën e kaluar kundër kundërshtarëve politikë. Ndërkohë një seri urdhrash të tjerë i japin fund asaj që republikanët dhe konservatorët në SHBA e quajnë përhapje të marksizmit kulturor, duke filluar me urdhrin e paralajmëruar që njeh vetëm 2 gjini në SHBA: burrë dhe grua, heqjen e parave federale për operacionet transgjinore duke i dhënë fund ideologjisë së gënjeshtërt transgjinore, si dhe urdhrin për ndalimin e programeve të Diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes (DEI) në qeverinë federale duke goditur marksizmin kultural të përhapur nga demokratët në jetën publike amerikane.
Një kategori tjetër, përmbante dhe disa lëvizje të befta që ishin theksuar vetëm së fundmi si urdhri për lejimin e Tik Tok edhe pas ndalimit nga Kongresi (një hap pas ky nga vetë administrata e mëparshme Trump e cila e kishte iniciuar si proces) të paktën për 75 ditët e ardhshme sa të gjendet një zgjidhje afatgjatë, krijimi i ERS (Shërbimi i të Ardhura të Jashtme që synon mbledhjen e tarifave nga importet) dhe deri te urdhri për vendosjen e flamurit amerikan në Mars që është një iniciativë e kahershme e partnerit të tij të fortë politik, Elon Musk, i cili duket se do të jetë zëri më i fortë pas Trumpit vetë në administratën e re amerikane.
Pati dhe disa nga premtime bombastike të fushatës që nuk u përmendën gjatë fjalimit apo të reflektuara ndër aktet e para ekzekutive të tilla fundi i luftës Rusi-Ukrainë që fillimisht ishte premtuar për 24 orë por më pas përmes të dërguarit special u fol për një periudhë 6 mujore, shkurtimet qeveritare me një të tretën që do të thoshte një shifër stratosferike prej 2 trilionë dollarësh apo marrja e Groenlandës përmes blerjes por pa përjashtuar dhe forcën ushtarake ndërsa kanali i Panamasë u përmend përgjatë fjalimit por nuk u reflektua ndër aktet e para të firmosura.
Por gjithsesi mesazhi është që Trump i këtij mandati synon t’u qëndrojë fort premtimeve elektorale, sado të forta dhe provokuese që ishin këto dhe natyrisht tani që është betuar si president, fjala dhe aktet që firmos marrin një peshë të jashtëzakonshme politike që mund të tronditë tregjet, shkund kancelaritë politike, ravijëzoj kurse të reja gjeostrategjike apo hap mundësi të reja duke çliruar energji. Ajo që dihet me siguri është që epoka e saponisur Trump 2 ka për të qenë interesante.
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...