
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat tona i thonë të vërtetën publikut, ishte tejet interesante të shikoje se si u pasqyrua vendimi për shpalljen investitor në Shqipëri, të dhëndrit të Donald Trump, vetëm pak ditë përpara sesa ai të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.
Një pjesë e artikujve të atyre që janë pranë rilindjes, e shitën këtë si një vendim të qeverisë. Disa edhe më detajistë për fakte formale, e pasqyruan si një akt që u ndërmor nga Komiteti i Investimeve Strategjike.
Në fakt, për të qenë të thjeshtë dhe të vërtetë, duhet thënë se kjo nuk është as pasojë e politikave zhvillimore të qeverisë, as fryt i studimeve, se cilët biznesmenë plotësojnë kushtet që të marrin favore. Ky është një vendim individual i Edi Ramës, për arsyet e veta personale.
Ka më shumë se një argument që e mbështet këtë pohim. Së pari, Jared Kushneri, njësoj si dhe Grenelli, kanë zbarkuar në Shqipëri transit nga Serbia e Vuçiçit. Njësoj si Alabari që u hodh në Durrës pas projektit Beogradi përballë ujit, njësoj si Tony Blair që shërben si lobist i të dy autokratëve, njësoj si kompanitë e njëjta të sondazheve dhe fushatave, kryeministri shqiptar dhe presidenti serb përdorin kanale të përbashkëta për të arritur qëllimet e tyre.
Edhe projekti Zvërnec-Sazan, është i lidhur ngushtësisht me atë që Kushner dhe Grenell do ndërtojnë mbi gërmadhat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, të bombarduar nga NATO, në qendër të kryeqytetit serb.
Pra, ai është një grep që Vuçiç dhe Rama kanë përdorur për t’u afruar me presidentin e sapozgjedhur. Rik Grenell, si njeriu i negociatave për ndarjen e Kosovës dhe miku i ngushtë i Vuçiçit, thjeshtë ka shërbyer si lehtësuesi i këtij deal-i politik.
Por historia nuk përfundon këtu. Për ta mbrojtur rezultatin e dakordësuar me Beogradin, shefi i qeverisë ka përdorur edhe biznesmenë vendas. Sipas skemës së korruptimit të McGonigalit, qëlllimi i tyre ka qenë i qartë, t’ia ngulisin Ivankës, Jaredit etj., idenë se Shqipëria e vogël është një parajsë ku askush nuk del me xhepat bosh.
Nuk ka asnjë dyshim se Edi Ramës i duhej dëshpërimisht që kjo lidhje të funksiononte, pas largimit të një administrate demokrate që përqafoi linjën e masakrimit të opozitës politike në Shqipëri dhe sidomos pas rekordeve të llahtarshme të deklaratave anti-Trump që ruhen në arkiva.
Jo më kot, komisioni i senatit amerikan që hetonte konfiktin e interesit, ka pëmendur shpenzimet e parave në hotelin privat të presidentit miliarder në Uashington dhe tratativat e fundit me Kushnerin. Kreu i këtij komisioni, Ron Wyden, ngriti shqetësimin se këto mund të qenë përpjekje për ndikim të drejtpërdrejtë mbi familjen Trump nga Shqipëria dhe Serbia.
Natyrisht që indiciet janë sheshit. Por ato bëhen më të forta edhe po të shikosh pikturën e madhe.
Njësoj si në këtë rast, Edi Rama ka ndërmarrë të tilla aventura personale edhe për ardhjen e afganëve të braktisur nga SHBA në dorë të talebanëve edhe për muxhahedinët, ashtu siç ka përgënjeshtruar vetveten kur thoshte se Shqipëria nuk do shërbente si kamp azilantësh për vendet e pasura dhe pastaj i dhuroi sovranitetin e vendit Giorgia Melonit.
Pra, vështirë të kesh dyshime nëse vendimi i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, është thjesht një lojë personale. Ai vjen pikërisht tani, kur aq të dashurit aleatë demokratë në SHBA, po largohen nga pushteti. Ai vjen pak ditë para se Donald Trump ta rimarrë atë.
Por, sado që ky vendim të duket i lidhur me zgjedhjet e 5 nëntorit dhe me inagurimin e 20 janarit, në mënyrë paradoksale ai e ka burimin tek sfida jonë e 11 majit. Sepse aty shqiptarët do kenë si alternativë, pothuajse të vetme, një njeri që fal llokma nga atdheu, për të vazhduar ta sundojë edhe më brutalisht./ CNA
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...