web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PERËNDIA YNË ËSHTË ZJARR QË KONSUMON

13 Janar 2025, 14:42, Opinione Miron Çako

PERËNDIA YNË ËSHTË ZJARR QË KONSUMON

(Hebrejve 12:5-29)

Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njohur shpesh me inicialet LA dhe është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, dhe qendra e qarkut Los Anxheles, i ndodhur në jug të Kalifornisë, Los Angeles është i njohur për klimën e tij mesdhetare, diversitetin etnik dhe si një qendër e madhe e industrisë amerikane të argëtimit, por fakeqësisht po digjet frikshëm nga flakët që nga data 7 janar.

Duket sikur ferri ka zbritur mbi tokën amerikane edhe me viktima njerëzore, madje në një nga vendet ikonë të jetës së lirë dhe kinematografisë botërore si Hollywood-i.

Edhe pse përpjekjet njerëzore shtetërore janë në maksimum për të shuar zjarrin për kaq ditë ato nuk po munden sepse përsëri zjarri nuk do të pushojë i ndihmuar nga të ashtuquajturat erëra Santa Ana, erëra ekstreme dhe të thata që janë të zakonshme në LA në muajt më të ftohtë të dimrit.

Flakët e pashuara përditë po gllabërojnë jo vetëm natyrën, por frikshëm po përvëlojnë pronat e njerëzve madje dhe shtëpitë luksoze të të pasurve të VIP-ave dhe “yjeve” të Hollywood-it cilët edhe pse kanë pushtet dhe dollarë përsëri nuk bëjnë dot asgjë para katastrofës, por vetëm shikojnë pa shpresë me sy të përlotur pronat e patundshme që janë shkrumbuar tërësisht.

PERËNDIA YNË ËSHTË ZJARR QË KONSUMON

Askush që është me inteligjencë nuk mund të thotë se e gjithë kjo katastrofë natyrore është një rastësi apo kapriço e ndryshimeve klimaterike dhe të fajësojë zjarrin apo mungesën e shirave dhe thatësirës së zgjatur, sepse asgjë në këtë botë dhe në gjithë universin nuk është rastësi, por veprohet sipas ligjit shkak-pasojë, produkt i providencës hyjnore.

Katastrofat natyrore vijnë më lejen e Perëndisë, Krijuesit, si shprehje e drejtësisë hyjnore, që në mënyrë pedagogjike të qortohen brezat imoralë dhe i pabesë, ashtu si na e bën të ditur historia botërore me shumë katastrofa të frikshme.

Duhet të dimë se Perëndia, në thelb, është dashuri (Joani 1 4-16), por dashuria bashkëpunon me drejtësinë dhe drejtësia me qortimin dhe ndëshkimin nëpërmjet katastrofave natyrore.

Zoti Perëndi nuk është hakmarrës dhe zemërak, sepse ai është i papasionshëm, por sipas drejtësisë së tij hyjnore kur njerëzit e mohojnë, e fyejnë me blasfemi, e sfidojnë duke thënë në mënyrë euforike  jemi ne "zoti", atëherë Zoti Perëndi nuk rreket me ata njerëz, por largohet, i lë të lirë në mendësinë dhe arrogancën e tyre foshnjarake, por këtu fillon në veprim ligji shkak-pasojë i natyrës.

PERËNDIA YNË ËSHTË ZJARR QË KONSUMON

Natyra, përveç funksionit shërbyes, ka edhe një funksion pedagogjik.

"Natyra është ajo është një libër i hapur ku njeriu mund të shikojë Krijuesin" (Shën Andoni i Madh).

Me bukurinë, harmoninë dhe bujarinë e saj, ajo tregon se Zoti krijues është i mirë dhe i nxit njerëzit ditë për ditë ta lavdërojnë Atë me simfoninë e jetës, siç na fton psalmisti: “Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat… lavdërojeni Zotin nga toka, mbretër të tokës dhe popuj të gjithë, prijës dhe gjithë gjykatës të tokës” (Psalmi 208).

Në të kundërt, kur njerëzimi, me pabesinë dhe mëkatet e tij, kërkon të sfidojë Zotin dhe të prishë marrëdhënien me Perëndinë, me njëri-tjetrin me natyrën, është natyra vetë që e shfaq zemërimin e Perëndisë: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën me padrejtësi, meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë, është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt, cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm” ( Rom. 1:18-20).

Katastrofat natyrore i zbulojnë njeriut tri gjëra: mëkatin, logjikën që mëkati meriton ndëshkim dhe ekzistencën e Zotit, Gjykatësit të drejtë, i Cili gjykon, por edhe shpëton.

Në Dhiatën e Vjetër thuhet: “Unë jam një Perëndi xheloz që dënoj paudhësi në të tretin dhe në të katërtin brez për ata që më urrejnë, por jam dashamirës për ata që më duan” (Eksodi 20:5).

Të gjithë njerëzit që po vuajnë katastrofa natyrore dhe sëmundje në këtë brez apostat, duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh nuk është hakmarrja e Zotit, sepse Zoti nuk hakmerret.

Ai është: "Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin, por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt" (Eksodi 34:6-7).

Qortimi deri në brezin e tretë edhe të katërt është pedagogjik, sepse kur njeriu nuk kupton me logjikë duke vëzhguar dhe gëzuar të mirat e krijimit dhe me predikimin e Ungjillit, atëherë Zoti nga dashuria kërkon me mënyra të ashpra në dukje, si katastrofa natyrore, që t’i sjellë në vete njerëzit apostat, të pabesë edhe imoralë, që ata të kuptojnë se janë krijesa të vdekshme dhe përpara fenomeneve natyrore janë tërësisht të pafuqishëm dhe gjithçka që kanë krijuar edhe mburren është si shtëpia e ndërtuar në rërë që shkatërrohet frikshëm (Mateu 7-26), që kështu duke parë rezultatet e pabesisë së tyre të pendohen dhe shembullin, veprat e tyre negative mos t'ua lënë si trashëgimi fëmijëve, nipave dhe stërnipërve, që e keqja të mos bëhet e përjetshme, por e kufizuar deri në katër breza.

E gjithë kjo që po ndodh këto ditë në Los Angelos dhe Hollywood nuk është rastësi, por duket është një përgjigje e merituar për yjet e Hollywood-it që kërkojnë të sfidojnë me shakatë e tyre Zotin, ashtu si komediania Nikki Glaser që ishte prezantuesja e çmimeve Golden Globes të këtij viti në Beverly Hills, bëri shaka të dielën (5 janar).

PERËNDIA YNË ËSHTË ZJARR QË KONSUMON

Në nominimet Glaser tha me ironi: "Zoti, Krijuesi i universit, me zero nominim," dhe vazhdoj: "Nuk është çudi në këtë qytet pa perëndi." :"Unë nuk jam këtu për t'ju “pjekur” sonte," i tha ajo turmës së A-listers të famshëm. “Dua ta dini këtë. Si të mundem, vërtet? Ju jeni të gjithë kaq të famshëm, kaq të talentuar, kaq të fuqishëm". Pastaj performoi si peshkope duke u tallur.

Gazetarja 40-vjeçare u duartrokit dhe u pëlqye për batutat e saj blasfemuese. Por nuk vonoj dhe mbas 48 orësh  zjarri shpërtheu papritur në Kaliforni.

Duket qartë që zjarri në Hollywood është një përgjgje e merituar jo vetë për këtë gazetare ironike dhe blasfemuese që të kujton Solomen e pacipë në ditëlindjen e Herodit (Mateu 1- 1-12), por edhe për ata që e quajnë veten të fuqishëm, yje dhe zot të Hollywood-it që edhe pse janë plot skandale deri në perversion përsëri mburren dhe duartrokiten nga turma si supernjerëz, që të kuptojnë të gjithë se kush janë me të vërtetë se çfarë meritojnë këta njerëz apostat dhe imoralë, ashtu si na thuhet te Psalmi 11: “Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre. Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.” (psalmi 11 6-7)

Dhe duhet ta dimë se kjo që po ndodh në vende të ndryshme të botës edhe si këto ditë në Los Angelos janë shenja apokaliptike që po na lajmërojnë për ditën e Zotit që do të vijë me zjarr të përbotshëm  ashtu si shkruan apostull Petro: Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.

Përderisa të gjitha këto gjëra duhen të shkatërrohen, si të mos duhet të kemi një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme. (Petro 1 3 10-11) 

Atë ditë njerëzit e pabesë, apostatë dhe imoralë do ta pranojnë me hir ose me pahir se: “Perëndia ynë është një zjarr që konsumon” (Hebrejve 12:5-29) që nuk mund të tallet nga tokësorët mjeranë. Amin./ CNA





Lajmet e fundit nga