At Anton Harapi, pa varr në tokën shqiptare!
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...

Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të mekanizmave vetëkorrigjues të demokracisë, janë shndërruar në sfidues të sistemit të lëvizjes-shtet.
1.
Para dy vjetësh, leku dhe dinari serb u përputhën që të kishin vlerë të njëjtë. Kjo e lehtësonte përllogaritjen e kostove për turistët serbë që qenë të mirëpritur në Shqipëri dhe kishin fjalë miradie për mikpritjen, madje disa rëndom do të shpreheshin mirë edhe për rrugën e qetë e të sigurt transiti nëpër Kosovë për të shkuar e kthyer prapa.
Liderët e dy vendeve shprehnin afërsi të madhe publike dhe bashkudhëhiqnin projektin e “Ballkanit të Hapur”. Kjo afërsi në disa mjedise në Kosovë u pa me sy kritik, prej një mosbesimi të lehtë deri te teoritë e konspiracionit, jo pak të ushqyera nga bashkërenditja e dy liderëve me ish-kryeministrin Thaçi në projektin e ndarjes territoriale të Kosovës.
Përgjatë viteve, do të rriteshin spekulimet rreth afërsisë së dy vendeve, gjegjësisht, të dy liderëve të tyre. Që të dy liderët do të përdornin të njëjtin ekip izraelit që zhvillonte sondazhe të shpeshta dyjavore dhe përgatiste fushatën zgjedhore të partive të tyre për zgjedhje. Që të dy liderët do të hapnin dyert për projekte të mëdha ndërtimore – Beogradi në Ujë, Marina e Durrësit – për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe që si investim sollën emrin dhe skicë-projektin e që si rregull prisnin që paratë e investimeve të jepen nga investitorët (zakonisht të brendshëm) emri i të cilëve mund të mbetej i garantuar me anonimitet.
Një percepcion i afërsisë përcolli ndërhyrjet konsistente të kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të Kosovës – të pakonsultuara me udhëheqjen e Kosovës e në kundërshtim me interesat e Kosovës – me krijimin e përshtypjes së një “vëllazërie” të re Tiranë-Beograd. Për konspiracionistët ishte hyrje e shpejtë në krijimin e analogjive historike, që nga koha e kryeministrit serb Pashiq për daljen e Serbisë në portin e Durrësit apo e veprimeve të Partisë komuniste të Jugosllavisë në krijimin e asaj të Shqipërisë.
2.
Leku shkoi rrugës së vet të forcimit pas vendimit të kreut të vendit që parasë që hyn në Shqipëri nuk i kërkohet dëshmia e prejardhjes e as detyrimi që të qarkullojë nëpër sistem bankar. Dinari, ndërkaq, e ruajti stabilitetin dhe respektin, ndërsa rroga mesatare e qytetarëve të vendit dyfishohej në sajë të investimeve të huaja në industrinë e vendit.
Sikur leku e dinari, që të dy vendet janë të ndryshme dhe liderët e tyre po ashtu. Shqipëria është një vend pa probleme me fqinj, ka filluar negociatat e anëtarësimit në BE dhe ka rritje të parashikueshme e të lartë në turizëm (dhe ndërtim). Serbia është një vend me probleme të hapura e identitare me së paku tre fqinj, një vend që ka hapur qëmoti procesin negociator të anëtarësimit në BE dhe ka shënuar një rritje impresive ekonomike bazuar në ruajtjen e zhvillimin e bazës së saj industriale dhe investimeve të huaja. Kryeministri Rama është figurë e nurshme e ndihet në shtëpi në tubimet e liderëve perëndimorë; presidenti Vuçiq ka arritur që në kushtet e një rrëmuje gjeopolitike botërore të respektohet nga liderët kryesorë perëndimorë dhe njëlloj nga presidentët Putin dhe Xi Jinping.
E, megjithatë, përkundër dallimeve në orientim gjeopolitik e afinitete intelektuale, dy liderët ndajnë së bashku një sfidë që mund të jetë e madhe si për ta personalisht, ashtu edhe për vendet e tyre. Kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiq janë në krye të lëvizjeve politike që kanë tejkaluar formën e garës mes partive politike. Vjollca, me të cilën piktori dhe kryeministri Rama ngjyrosi Partinë Socialiste me shkrirjen e suksesshme të ngjyrave rozë (të socialistëve) dhe blu (të demokratëve) qe forma më elokuente për të treguar se kjo parti nuk kishte më kufij ideologjikë - do të ishte një lëvizje “popullore”.
Presidenti Vuçiq në formë rituale ka përsëritur se Partia Popullore e Serbisë është një “parti tendë”, nën të cilën hyjnë që të gjitha ideologjitë, mendimet, shtresat shoqërore. Partia Socialiste e Shqipërisë është njëkohësisht pararojë e pensionistëve që ende besojnë se janë në Partinë e Punës, klasës së mesme qytetare, të profesionistëve të rinj që kërkojnë punë shtetërore, e milionerëve dhe “të fortëve” të Shkodrës dhe Elbasanit; SNS e Vuçiqit kishte njëkohësisht kryeministre homoseksuale dhe një anëtarësi të gjerë homofobe.
3.
Sivjet mund të kontestohet legjitimiteti i të dy lëvizjeve prijëse të dy vendeve. Ky kontestim nuk do të bëhet me zgjedhje, ka forma manifestimi të ndryshme në të dyja vendet dhe nuk ka një rezultat lehtë të parashikueshëm.
Serbia ka hyrë në vitin 2025 me protestën kundër pushtetit të një lëvizjeje organike studentësh e nxënësish, përkrahur nga shumë sektorë të tjerë të shoqërisë, që nga bujqit, sindikalistët e artistët e teatrit. Shkasi fillestar i protestës ishte tragjedia e 15 të vrarëve nga rrënimi i një pjese të ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad – ndërtesë e rinovuar nga një kompani kineze e me një kontratë fillimisht të fshehtë – por ajo shumë shpejt mori dimensionin e konfrontimit mes shoqërisë dhe sistemit. Kur presidenti Vuçiq filloi të jepte shpjegime dhe të kërkonte dialog me studentët, përgjigjja e tyre ishte shumë e thjeshtë – “ai nuk është kompetent”.
Në sistemin kushtetues të Serbisë, kompetencat e presidentit të vendit janë qartazi të përkufizuara. Qytetarët e vendit, ndërkaq, shohin pothuajse çdo ditë paraqitje të presidentit të vendit që shpjegon se cilat fshatëra janë lidhur dje me asfalt, sa pritet t’ua rrisë pensionet në çerekun e parë të vitit, sa patate dhe fasule gjenden në rezervat e shtetit, sa tanke ka ushtria serbe dhe sa copa artilerie do prodhuar për të mbushur rezervat e ushtrisë, sa copë goma prodhon fabrika kineze Linglong në Serbi dhe sa ishte prodhimi i pardjeshëm i energjisë elektrike në termocentralin afër Beogradit, sa gaz mund ta hyjë dje e sa nesër nga Bullgaria për në Vojvodinë, cili prijës i opozitës sa ka në xhirollogari private, kush çka i ka thënë një ambasadori në një ndeje diplomatike... Presidenti Vuçiq është i gjithëfuqishëm dhe këtë nuk e fsheh në paraqitjet e tij të përditshme, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën.
Studentët janë ngritur kundër këtij sistemi i cili nuk ka mekanizma vetëkorrigjues të demokracisë.
Partia/lëvizja në pushtet është ajo e cila punëson, ajo e cila kontrollon gjyqësinë, shërbimet sekrete, pjesën më të madhe të skenës mediatike e kështu me radhë dhe në krye të kësaj lëvizjeje gjendet një person.
Me një vetëdisiplinë, me heshtje kolektive të qindra mijëra njerëzve në sheshe në minutat e ndërrimit të moteve, me kapacitet për të mbledhur të gjitha sferat e shoqërisë, lëvizja studentore mund ta çojë Serbinë në pikën e katarsisit demokratik, ku do të artikulohet një shumicë që do të kërkojë transformimin demokratik të vendit, dikur edhe me zgjedhje të lira sipas standardeve evropiane.
Ndonëse nuk dihet kur do të ndodhë përmbysja, Serbia tashmë ka hyrë më 2025 me një gjeneratë të re pjekurie demokratike që do të kërkojë, ta shfrytëzojë një parullë të Shqipërisë së vitit 1990, që të jetë edhe ajo si e tërë Evropa.
4.
As në Shqipëri nuk ekziston mekanizmi vetëkorrigjues i demokracisë. Përshkrimit për Serbinë se “Partia/lëvizja në pushtet është ajo e cila punëson, ajo e cila kontrollon gjyqësinë, shërbimet sekrete, pjesën më të madhe të skenës mediatike e kështu me radhë dhe në krye të kësaj lëvizjeje gjendet një person”, do shtuar veçantinë ekzotike të Shqipërisë ku kreu i kësaj lëvizjeje është po ashtu, kryearkitekti dhe kryeurbanisti në nivel territori kombëtar e qyteteve veç e veç. Lartësia e kullave në Tiranë, veçoritë artistike, studioja arkitektonike që duhet të bëjë dizajnin dhe shumë hollësi të tjera përcaktohen drejtpërsëdrejti prej kreut të lëvizjes/shtetit, të po të njëjtit që ka autoritet të pakontestueshëm politik për të shkarkuar e emëruar zyrtarë që nga ministrat, shefat e policisë, gardianë të burgut, administratorit lokal të ndërmarrjes së ujërave dhe pak a shumë çdo funksioni publik administrativ ndërmjet këtyre pozicioneve.
Zgjedhjet parlamentare në kushtet, ku pos kontrollit të plotë të lëvizjes/parti/shtet disiplinimi i votës bëhet edhe me ndihmën e klaneve kriminale, nuk tregon për mundësinë e mekanizmit vetëkorrigjues. Shqipëria, sikur Serbia, nuk kishte opozitë me legjitimitet të mjaftueshëm qytetar për t’i prirë presionit transformariv në rrugë. E për dallim prej Serbisë, në Shqipëri nuk u lind një lëvizje organike që do ta kontestonte sistemin - lëvizja më e madhe e të rinjve të Shqipërisë është bërë dhe bëhet duke emigruar përtej kufijve të vendit.
Kështu, në Shqipëri duket për momentin vetëm një rrugë kontestimi të sistemit, SPAK së bashku me gjykatën përcjellëse. I ndodhur çuditshëm në këtë gjendje (absurde bile të vihet në paralele me lëvizjen studentore në Serbi) puna me të cilën përballet është monumentale: kudo që prekin prokurorët e veçantë janë duke prekur në organizmin e gjallë të sistemit endemik të korrupsionit e të krimit të organizuar. Për dallim prej relacioneve prokurori-shoqëri të vendeve demokratike ku krimi e korrupsioni janë devijim nga norma, SPAK është gjetur në një moçal ku krimi dhe korrupsioni mund të dalin të jenë norma vet. SPAK po përpiqet të dëshmojë se si në korrupsion janë zhytur ish-udhëheqësit e vendit që sot janë në opozitë, duke paralajmëruar njëkohësisht se është duke u marrë me pjesëtarët e pushtetit të tanishëm, të njerëzve të afërt me njeriun më të pushtetshëm në vend.
Dhe nëse arrin në atë pikë atëbotë do të gjendet te konstatimi i studentëve të Serbisë që lidhet me vetë natyrën e partisë/lëvizjes/shtet: nëse ajo me liderin e pakontestueshëm vendosin për pak a shumë çdo gjë të rëndësishme në vend, si mund të mos vendosin për mekanizmin themelor të funksionimit të sistemit, korrupsionin?
5.
Nuk dimë se kur dhe si do të përfundojnë lëvizjet në Serbi e Shqipëri; suksesi i asnjërës nuk është i garantuar.
Por, tashmë dimë se kemi hyrë në vitin e kontestimit të sistemit, të atij që në mungesë të mekanizmave vetëkorrigjues të votës, ka nevojë për mekanizma të tjerë./ CNA
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...