web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediokriteti që po e kthen në komedi tragjedinë e Parashqevi Simakut

19 Dhjetor 2024, 12:49, Opinione Spartak Ngjela
Mediokriteti që po e kthen në komedi tragjedinë e Parashqevi
Avokati Spartak Ngjela

Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga analizat abstrakte, tek analiza konkrete.

Por vetëm si mendim, sepse jetën e këngëtares nuk po e tregon vetë këngëtarja, pavarësisht se ajo është e gjallë.

Tregimet gojore të shoqërisë, sigurisht që janë një letërsi popullore.

Letërsinë popullore e mban dëshira për të folur për ngjarjet ose jetën e të tjerëve, dhe shpesh e më shpesh këto janë thashetheme që vijojnë deri në një thashethemnajë.

I.

Duhet që gjithmonë të mbajmë parasysh se historia në analizën e saj të faktit si jetë individuale të një figure historike, duhet të kalojë nga e përgjithshmja, te figura historike që po flitet, dhe që përmbajnë ngjarjet e jetës në aktivitetin shoqëror të figurës historike.

Aktualisht kudo në botën shqiptare po flitet për figurën e këngëtares shumë të njohur Parashqevi Simaku.

Mediokriteti që po e kthen në komedi tragjedinë e Parashqevi
Parashqevi Simaku

Këngëtarja kishte 8 vite pa asnjë lajm për të, dhe befas gjithçka doli në skenë për të treguar tragjedinë e saj si ngjarje aktuale. Por brenda psikologjisë popullore, dhe ndoshta larg së vërtetës.

Historia e një vendi është një përgjithësim i një kohe të caktuar për jetën e një shoqërie  të caktuar në sensin e kohës historike.

Prandaj logjika e arsyetimit të një ngjarjeje për një figurë historike, duhet të kalojë gjithmonë nga analiza e jetës së përgjithshme të shoqërisë ku ai ose ajo bën pjesë, tek jeta e individit që po duam ta analizojmë.

Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, që mund ta bëjë gjithkush.

II.

Po le të kalojmë tek fakti Simaku që po vijon së treguari, në një kohë kur zonja Simaku është në një situatë të rëndë të jetës së saj.

Kështu thotë media në thashethemnajë popullore, por asgjë nuk po trajtohet në funksion të së vërtetës.

Një këngëtare me personalitet të madh në një shoqëri, nuk mund të analizohet si një individ çfarëdo që ka kryer një akt me ngarkesë shoqërore.

Analiza e lartë e letërsisë na ka thënë që tragjedinë nga komedia e ndan një gjë shumë e vogël. Shpesh edhe nje ose dy fjalë. Dhe koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare se ç'është personaliteti i njeriut po e kthen në komedi.

Pse?

Mediokriteti që po e kthen në komedi tragjedinë e Parashqevi
Parashqevi Simaku

Sepse mediokriteti kërkon ngjarje për ta treguar, sepse kërkon të harrojë vetveten. Se vetja është e rëndë, dhe për ta harruar duhet të tregosh ngjarje  tragjike, dhe këta, duke i treguar, lehtësohen.

Dhe kjo është letërsia popullore, e cila kur në qendër të këtyre tregimeve është një figurë e njohur, të gjithë janë nën emocionin që secili të thotë diçka për figurën, pa e vrarë mendjen se janë ose jo të vërteta ato që kanë pushtuar jetën shoqërore.

Imagjino sikur kjo shoqëri, të shihte në televizion një tragjedi letrare dhe kjo të përcillej pastaj në shoqëri në funksion të artit. A ka ndodhur ndonjëherë kjo në Shqipëri? 

Kurrë!

Atëherë, pyetja kush është më superiore në shoqërinë shqiptare: arti apo thashethemnaja?

Thashethemnaja, sigurisht që është superiore.

Atëherë?

Prandaj, çështja Simaku do të vijojë në letërsinë popullore...





19:10 Opinione Lutfi Dervishi

Koncert në vitin 2024

Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...

20:38 Opinione Lutfi Dervishi

Ata që nuk kënduan…

Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...

11:16 Opinione Lutfi Dervishi

2024-a me një rresht

Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...

10:52 Opinione Andi Bushati

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...

13:32 Opinione Agim Xhafka

NJË NDJESË E VONUAR

Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...

20:15 Opinione Lutfi Dervishi

Njeriu i ri i rrjeteve

Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...

Lajmet e fundit nga