web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!

13 Dhjetor 2024, 17:44, Opinione Aleksander Rena

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!

Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore e cila nuk mund të shoqërohet pa Opozitë sipas ligjit të firmosur bashkë në 2008-tën.

Ligji i 2008-tës ju jepte fuqinë 2 kollonave PD-PS që të seleksiononin rradhët brenda tyre dhe të nxjerrin rradhë të tjera politike nga hiçi.

Çfarë po bëjnë aktualisht? Po seleksionojnë dhe po i anashkalojnë të vjetrit ca me burg dhe ca me shantazhe politiko ligjore tipik si ligji i agjitacion-propaganda në kohën e diktaturës dhe po nxjerrin të rrinjë nga hundët e tyre për t’a pasur sa më të lehtë vazhdimësinë e lojës së tyre.

Katovica i ka rrënjët e thella!

Katovica ka strategjinë e të mbajturit peng një Kombë nëpërmjet disa kukullave në politikë, me një shtet prej kaullçuku ku nuk ka struktura të mirfillta, por struktura paralele dhe ku rendi kushtetues bëhet nga të fortët dhe ku rendi shoqëror komandohet po ashtu nga të fortët.

Katovica është e Sorosit dhe pikë.

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
George Soros

Kush më mirë se Berisha, Nano, Meta dhe Rama e dinë se çfarë përmban Katovica në thellësi? Kush nga këta emrat nuk i qëndroi besnik ideologjisë Katovicare këto 34 vite? Kush nga këto doli kundra ideologjisë Katovicare dhe e tha me zë dhe figurë që unë jam kundra dhe nuk vazhdoj të jem ushtar i bindur dhe i reshtuar sa herë të më kërkojnë për tavolina koalicionesh? Kush nga këta emra nuk nguroi të vraponte dhe të ishte prezent në takim me Ramiz Alinë, ku u diskutuan edhe shumë gjëra pa praninë e kamerës së RTSH-së asokohe?

Çfarë janë tavolinat e koalicioneve e dini?

Tavolinat e koalicioneve, janë tavolina pazaresh politike. Më jep këtë të të jap atë. Negociohet deri në atë pikën më bastarde, ku kanë arritur të fusin edhe dashnoret 19-20 vjeçe nëpër poste kyçe. Dikush më tha që patentën e sigurisë kombëtare të komisionit të sigurisë e ka edhe Damir Fazlliç, kryemafiozi dhe koka e krimit të organizuar Ruso-Serb në Europën Juglindore. Damir Fazlliç, padroni real i Shkëlzen Berishës, Olci Ramës dhe Samir Manes.

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
Damir Fazlliç

Imagjinoni tani Damir Fazlliç me patentë të sigurisë Kombëtare të Shqipërisë? Kulmi! Në rastë lufte ose konfliktesh të mëdha, nga kush komision do drejtohet siguria Kombëtare? A ma thotë kush? Apo do drejtohet nga teatri i kukullave Berisha, Nano, Meta, Basha, Rama, Veliaj, Kryemadhi, Lapaj, Qorri etj?

Do thoni ju, po ç’lidhje kanë këta të rrinjtë me të vjetrit? Keni të drejtë sepse nuk mbani shënime dhe nuk i ktheheni retrospektivës për t’a pasur trurin tuaj më të kthjellët dhe ushqeheni me ideologji boshe majtas dhe djathtas dhe harroni të shikoni përtej perdes teatrin e kukullave se kush e drejton. Të gjithë këta i drejton Soros dhe fondacioni i tij Katovica. Po po, Soros dhe fondacioni Katovica mbajeni shënim këtë. Ky fondacion i ashtëquajtur i hapur, ju ka hapur këtyrë rrugët që të krijojnë çdo lloj turbullire që ndodh rrëndomtë në Shqipëri sot dhe ku shqiptari i ndershëm dhe i drejtë merr valixhen dhe arratiset sepse aty brenda në ferr nuk do që të jetojë më. Më pëlqeu një thënie e dikujt: Vetëm në ferr duhen avokatët! Nga kjo shprehje kuptojmë që jemi vendi me popullsi më të vogël në rajon dhe me një numër shumë të madh politikanësh dhe avoketërish që çuditërisht këta avoketër në një ditë të bukur me diell na konvertohen në politikanë. Tamam si ata krimbat që konvertohen në flutura pas një cikli. Ndaj më thoni ju a nuk janë dhe të rrinjtë me partitë e tyre pjesë e së vjetrës?

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
George Soros

Do ju jap një shembull:

Në mos gabojë nga fundviti 2013 fillimviti 2014 u përmbys boshti jugut nga shirat e shumta por edhe nga nafta që doli në sipërfaqe e Patoz Marinzës. Asokohe Armon e drejtonte LSI (Iliri me Monikën dhe drejtor ishte Besian Pesha), ndërsa Pano Soko ishte ekonomisti dhe shoferi i Besianit. Kompania që kishte kontratë me shtetin quhej Bankers Petrolium. Me vrap qeveria e asaj kohe krijoi nje grup nismëtarësh me Erion Kristo (patronazhist dhe pedagog në Marlin Barleti universitetin që e drejtonte Monika), Besjan Peshën, Endri Shabanin, Adriatik Lapaj, Pano Sokon nën logon e Nisma Thurjes, për të evindentuar dhe ndihmuar situatën me ndihma sociale. Nisma Thurje e krijuar nga fondacioni Soros për gjoja me pastru pisllekun që vet krijonte fondacioni bashkë me qeverinë, bën goxha punë nëpër protesta dhe sensibilizim të çdo situate të krijuar më pas deri me konkludimin e saj në një parti politike. Adriatik Lapaj ishte pjesë e kësaj lëvizje dhe duke qenë i ndihmuar nga Endri Shabani (student në oxford me bursë nga fondacioni Soros), u bë dhe avokat i fondacionit për disa vite. Kështuqë sistemi Katovicar ka garantuar paprekshmërinë e saj të post-tranzicionit në Shqipëri.

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
Fotomontazh - Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani

Do thoni ju pse ndodhin këto gjëra dhe pse ka kaq shumë llum rreth e rrotull që kërkojnë që me populizëm të ngrihen e të komandojnë? Shumë e thjeshtë, këta janë bashkëpuntorët e Katovicës së Sorosit në Shqipëri qofshin këta të vjetër apo të rinjë pak rëndësi ka dhe shikoni se si bëjnë turne brenda dhe jashtë Shqipërie me lekët e kujt? Asnjëri nga këta nuk ka deklaruar në këto 34 vjet shpenzimet politike të levizjeve apo partive që kanë krijuar. Dhe e dini pse? Sepse paratë janë të gjitha të Katovicës së Sorosit që po e mban peng Shqipërinë. I kini parë që nuk humbin as vendet e punës në shtet apo kur dalin dhe flasin në media nuk u’a bllokon kush ftesën? Sepse janë të gjithë bashkë për të mbajt Katovicën e Sorosit përjetsisht aty dhe mjafton që të rregullojnë vetëveten e tyre, pa nuk ju plas asgjë për askënd.

Besian Pesha ka një supermarket me vlerë 3 milion euro në Bllok. Të investigohet ku i gjeti ky këto para?

Adriatik Lapaj ka zyra pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe lëvizjet politike që bën me shifrën mbi 1 milion euro. Ku i gjeti ky këto para me punën që bën si avokat dhe pedagog në Juridisrudencë? Si nuk e hiqkan nga puna Adriatikun si pedagog kur na qenka armiku i klasës politike? A bëhet fjalë për bukën e gojës? Pse pjesa tjetër na qenka skllevër të sistemit dhe Adriatiku jo? Kush po e mban Tikun në lojë?

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
Adriatik Lapaj

Arlind Qorrin kush e mban pedagog në universitet duke dal kundra oligarkëve dhe klasës politike?

Pano Sokon a di kush të më thotë se ku ushqehet ky njeri që nga 2014-ta e këndej që na kanaris si ekonomist diversantë në çdo studio televizive?

Agron Shehaj që ka call centera pafund, si ka mundësi që nuk i preken interesat e biznesit nga rivalët e tij në politik?

Erion Kriston a di kush të ma thotë pse ky njeri është influencër në rrjete sociale dhe në media ku pjesa me e madhe e ndjekësve të tij janë administrata blu dhe mavi? Si ka mundësi që administrata për bukën e gojën shkon dhe ndjek diversantin e politikës aktuale? A nuk kanë frikë këta se mos i heqin nga puna për një like apo koment që e japin? Etj etj….

Katovica, Soros dhe Kllounët e politikës Shqiptare!
Erion Kristo

Jo nuk kanë frikë, sepse orientohen nga lartë. Ju thonë që ti ndiqni në facebook, Tik tok, youtube dhe kudo dhe këta janë me kokë, kudo ku Lapaj pjerdh apo shokët e tij të sipërpërmendur pjerdhin. Kjo është loja e Katovicës kudo në çdo cep të vendit.

Kjo Katovicë siç ka mbajtur Berishën në lojë, Nanon, Metën, Ramën, Bashën, Veliaj etj, na mban edhe pjellën tjetër të rinisë që me çdokusht kërkojnë pastrimin total të Shqipërisë nga Shqiptarët, ku më pas të sjellin atë racë të bindur që Katovica e Sorosit i’a ka vënë syrin prej kohësh.

Mbajeni shënim këtë dhe do flasim më vonë bashkë, kur Berisha do shesë zjedhjet Ramës për mandatin e katërt, ku Shabani, Lapaj, Shehaj, Qorri etj do marrin kockën për çfarë po lehin aktualisht, ku Meta, Veliaj Ahmetaj etj do marrin pafajsinë dhe do gjobisin shtetin siç e bëri Nano dikur dhe kush do t’i paguajë këto fatura, këto kosto? Ju dhe unë bashkë me ju. Të gjithë ne, fëmijët dhe niprit e mbesat tona që shkojmë qorrazi dhe nuk mbajnë shënime apo nuk i hapim mjaftueshëm trurin dhe sytë për të kuptuar se jemi skllevër të një Katovice Sorosiane që nga viti 1994 e në vazhdim.

Mos e harro këtë, mbaje shënim dhe dëgjohemi sërrish për këtë temë pas zgjedhjeve!





10:52 Opinione Andi Bushati

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...

13:32 Opinione Agim Xhafka

NJË NDJESË E VONUAR

Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...

20:15 Opinione Lutfi Dervishi

Njeriu i ri i rrjeteve

Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...

19:37 Opinione Klodian Tomorri

Dumani dhe Gratteri

Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...

Lajmet e fundit nga