Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgjedhur në SHBA ndaj klasës politike në Shqipëri dhe ca historive në të? Duket që larg ankthi që kanë shqiptarët në Tiranë, por jo vetëm shqiptarët. Ankth i madh.
Fshihet nga agjenda e mediave.
2. Çfarë do të bëhet në Kosovë me atë që i kërkohet asaj për asociacionin e komunave serbe, që krijon një shtet brenda shtetit?
Yxhym edhe media në Kosovë ndaj prehut që ka dalë.
Fshihet nga agjenda.
3. Çfarë zhvillimesh do të ketë brenda opozitës me daljen e Sali Berishës nga arresti në shtëpi? Si do të bëjë opozita nëse nuk e merr qeverinë teknike, do të hyjë në zgjedhje, siç ka bërë gjithmonë me kryetarin e mëparshëm?
Fshihet nga agjenda.
4. Çfarë do të bëhet me pensionistët, minatorët, dhe të tjerë që kërkojnë të gjejnë një status financiar që i përshtatet kontributit dhe nevojave të tyre për mbijetesë?
Fshihet nga agjenda.
5. Çfarë do të bëhet deri në fund me këtë që e quajnë reformë në drejtësi, rolin e Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Posaçme?
Fshihet nga agjenda.
6. Çfarë fati do të kenë të akuzuarit VIP nën akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe çështjeve të tjera lidhur me korrupsionin?
Fshihet nga agjenda;
7. Çfarë u mbetet qytetarëve në Shqipëri kur vota vitin e ardhshme duket se do të vendoset nëpërmjet diasporës që nuk dihet se ku do të votojë, si do ta dërgojë votën çka kërkon një ndryshim në Kushtetutën e Shqipërisë përndryshe do të jetë katrahurë?
Fshihet nga agjenda.
8. Pse nuk ndezin mitingjet e opozitës dhe si të bëhet që ato të jenë edhe më të vakta ose më të dhunshme?
Fshihet nga agjenda?
9. Si të mbushet me lajme politike, me debate politike, ardhja e pushimeve të fundvitit për klasën poltike, dhe periudha deri në pranverën e ardhshme ?
Fshihet nga agjenda politike.
10. Pritet me padurim fermani nga larg, nga qendra, që ndofta nuk do të vijë kurrë, për formulimin "non grata", do të jetë hair apo qafir ferman? Një fjalë, ose një fjali e mban statukuonë në shtetin dhe në jetën tonë politike. Si të menaxhohet pyetja në popull, si do të jetë? Duhet menaxhuar ankthi deri nga fundi i janarit.
Fshihet nga agjenda.
Të gjitha këto po i paguan ajo zonja e shkretë, dikur një këngëtare e njohur, si jo pak të tjera, që për dekada s'u kujtua njeri për të, dhe që po e shkelin psikologjikisht, në dinjitet, po e bëjnë leckë, po i nxjerrin në pazar të gjithë hallet intime dhe personale, halle të rënda, duke e masakruar publikisht dhe ushqyer shpresat e publikut që do përralla se ajo do të kthehet të këndojë përsëri, madje.
O Zot!
Të gjithë bëjnë qejf me muhabetin e ri.
1. Disa nxjerrin frustrimet seksuale të para viteve '90 që i projektonin te gocat e bukura që dilnin në skenë.
2. Disa sigurisht janë nostalgjikë për kohën kur ishin të rinj.
3. Disave u pëlqente ajo muzikë e lehtë që ajo ekzekutonte. Edhe mua më pëlqente me thënë të drejtën. Pse të gënjej?
4. Disa e kanë si muhabet ku mund të marrin pjesë, se për çfarë të debatosh, për rënien e kursit të evros? Kush e di atë temë?
5. Disa janë aq të dhëmshur sa mund t'i bësh të qajnë me llainga sa herë ka një rast të dhimbshëm.
6. Disa gjejnë rast të merren me thashetheme të poshtra dhe idiote për cdo njeri, janë qenër që lehin. Pa mëshirë.
7. Disa kur dëgjojnë që një njeri i njohur është në hall, bëjnë sikur mërziten, por brenda kanë një lehtësim. Rrëzim i njeriut të njohur është qejf, sport, për ata që shoqëria i ka dënuar me anonimitet.
8. Disa gjejnë rastin që me dëshmitë e tyre idiote të dalin në skenë dhe të bëhen kompetentë të paktën për një gjë që nuk e dinë të tjerët dhe e dinë ata. Vihen në qendër të opinionit.
9. Disa kanë qejf përrallat, kur mungojnë romanet shqiptare. Është një si lloj teatri në këto netë dimri, ohoho, rri në shtëpi, ha fara kungulli, shih si po e masakrojnë këtë zonjën!
10. Disa gjejnë rastin të bëjnë skena dhe të vihen në qendër të vëmendjes së publikut si bamirës, të suksesshëm, se deri dje nuk i njihte njeri.
11. Disa prodhojnë lajme pa asnjë shpenzim nga studjot televizive, hohoho, asnjë lek, sa të rrish të çosh gazetarë anë e mbanë vendit. Imagjino, askush nuk çoi një gazetar për të raportuar njëherë e saktë se ç'ndodhi atje ku në një tavolinë këndohet globi rrotullohet...
12. Disa vdesin për klikime, janë parà mooo!
13. Disa nuk dinë si ta mbushin kohën e tyre në qytete të zbrazëta, pa kulturë, pa zbavitje, pa biblioteka, me ushqim minimal.
14. Disa presin big brotherin. Deri atëhere konsumohen këtu, në një tjetër realitet show.
15. Disa dalin nga tema dhe kujtojnë se debati është nëse ajo ishte ose jo këngëtare e mirë.
16. Disa, më skrupulozë ngrenë çështjen e trajtimit të artistëve të dikurshëm sot, a thua se kjo është cështja.
17. Disa jepen pas berihajit, nëse shohin dhjetë vetë që vrapojnë në rrugë në një drejtim, nisin edhe vrapojnë edhe ata po andej. Efekti turmë.
18. Psikologë, sociologë, antropologë, të gjithë pa diplomat përkatëse gjejnë rastin të japin mendimet e tyre shkencore, nga mijëra kilometra larg, me informacione mediatike, për rastin. Të evidentohen si shkencëtarë që gjoja u japin përgjigje idiotësive.
Perlë o perlë!
Asgjë e çuditshme!
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sok...
Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikë...
Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...
Për deputetët: Deputetët nuk mund të detyrohen të vot...
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në ...
"Ka dekada ku nuk ndodh asgjë, dhe ka javë kur ndodhin ngj...
Dikush arratiset ngarkuar me arin apo parate e vjedhura po...
Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...
Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...
Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...