Kristela, si histori suksesi dhe një apel
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...

Thanë për këngëtaren e madhe:
Moderatori:
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në këtë debat të zjarrtë që ka përfshirë të madh e të vogël.
A është Ajo një fenomen artistik apo një simbol kombëtar?
Sonte kemi të ftuar akademikë, politikanë, fansa dhe kritikë të saj të zjarrtë. Disa mendojnë se ajo është thjesht një “e përkëdhelur e sistemit monist”, por padyshim këta janë pakicë.
Diskutojmë sonte me një panel shumë të balancuar.
Psikologu:
Ajo që po shohim këto ditë është një formë e pastër e “nostalgjisë histerike kolektive”. Populli ynë trim, liridashës dhe këngëdashës , i mbetur jetim, pa një ikonë të unifikimit emocional, është zhytur në kujtimet e Saj si një mekanizëm mbrojtës kundër ankthit të post-tranzicionit. Kur dëgjojnë këngët e saj, ndihen sikur më në fund dikush i kupton…!

Hallin nuk e zgjidhin, por të paktën dikush i dëgjon.
Taulant Balla:
Parashqevi Simaku ka qenë gjithmonë, një këngëtare ikonë që tejkalon partitë dhe ndasitë ideologjike. Ky është momenti i artë për ta rikthyer atë, ndoshta me një koncert patriotik në takimin e radhës me emigrantët, ku të gjithë shqiptarët mund të ndihen bashkë nën flamurin kuq e zi. Jam i lumtur te them se Ajo jo vetëm do të këndojë, por edhe do të votojë.
Edi Rama:
Parashqevi Simaku është një metaforë për rikthimin në epokën e artë që ne po ndërtojmë. Ajo është fenomen, jo thjesht për muzikën, por për atë shpirtin unik shqiptar që vetëm qeveria jonë di ta nxjerrë në pah. Nuk është rastësi që ajo po rilind siç po rilind Shqipëria.
Sali Berisha:
Ajo është një nga ato figura që e kanë dashur Shqipërinë pa kushte, ndryshe nga këta që janë në pushtet sot dhe që nga mëngjesi në darkë kanë vetëm një refren në kokë: vjedhje, vjedhje, vjedhje. Ajo është simboli i pastërtisë shqiptare, nuk i ka kujt asnjë cent borxh. Jam kundër përpjekjeve djallëzore të qeverisë që përveç betonizimit të tmerrshëm të Tiranës, duan të betonizojnë edhe kujtimet tona.

Influenceri:
OK, guys, super, por po mendoja për një #ajopovjen dhe papritur më erdhi ajo në mendje! Kush e mban mend zërin e saj? Për mua, është plot vibe.
Në fakt, sapo postova një poll në Instagram: “A duhet të rikthehet në TikTok apo INSTA?” Shkruani “YES, QUEEN” në komente!
Psikoanalisti:
Ajo nuk është vetëm një këngëtare; ajo është arkitektura e super egos tonë. Adhurimi kolektiv për të pasqyron nevojën që sot kemi për një figurë ideale, të pastër dhe të paprekshme. Këngët e saj shërbejnë si një portë drejt “asaj kohe”, kur ne mendonim se ishim më të lumturit e botës dhe bota na kishte zili ne.
Neurologu:
Rikthimi saj ”është një shembull intrigues i aktivizimit masiv të qarkut të kujtesës episodike në tru, që ndodh kur një stimul emocional, siç është zëri i saj, zgjon sinapset e “lumturisë kolektive” në korteksin tonë. Jemi në situatën kur neuronet janë në krizë: të qëndrojnë në të shkuarën apo të përballen me realitetin e sotëm?
Moderatori?
Ajo është përgjigjja për çdo shqetësim. Nostalgjia shitet, lajmet klikohen dhe memet bëhen virale. Ajo është zgjidhja ideale për një vend të lodhur si ky i yni nga mungesa e idealistëve!
Kur një këngëtare arrin të bëhet emblemë politike, terapeutike dhe nostalgjike, kuptohet që ne nuk kemi më nevojë për asgjë tjetër veç një koncerti madhështor në sheshin Skenderbej.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sok...
Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikë...
Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...
Për deputetët: Deputetët nuk mund të detyrohen të vot...
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në ...
"Ka dekada ku nuk ndodh asgjë, dhe ka javë kur ndodhin ngj...
Dikush arratiset ngarkuar me arin apo parate e vjedhura po...
Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...
Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...
Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrt...
Nuk bëj pjesë te besimtarët në SPAK, as ata në Amelikë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...