Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe vullnetit politik të të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri.
Legjitimiteti - e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-ekonomik. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.
Në këtë prizëm duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.

Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte Kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eliminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu me atentat.
Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për të mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.
Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale për përmbysje pushteti.

Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur për të përmbysur organet legjitime, duke përdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë.
Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.
Historiografia komuniste e ka cilësuar këtë si revolucion, duke e reklamuar si vlerë ngjashmërinë e tij me Revolucionin Rus të vitit 1917. Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit për përmbysjen e qeverisë legjitime nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asambleja Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit” nuk përbënin shumicën.
Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucionare”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Në këto kushte të një qeverie jolegjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.
Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion e dëshmon, mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist ndihej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia llogariste kështu më shumë mundësi për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.
Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore nuk pranonin asnjë kontakt së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.

Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike për rikthimin e legjitimitetit.
Për këto arsye, rikthimi i legjitimitetit më 24 dhjetor 1924 është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin shqiptar. Ndërkohë, rikthimi i procesit politik legjitim shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.
Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë që i është bërë datës 24 dhjetor 1924.
Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.
Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”.
Është në denjitetin e Institucioneve të shtetit shqiptar që datën 24 dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar.
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Meqë kur të erdhi BKH për kontroll nuk ja dhatë çelsin...
Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sok...
Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikë...
Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së...
Për deputetët: Deputetët nuk mund të detyrohen të vot...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...