Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të Lalit hajdut të Boratit në SHBA. Takimi i tij më i rëndësishëm do të jetë me Alex Soros në përpjekje për të marrë një dekret faljeje nga pronari real i reformës në drejtësi dhe tutori 'de facto' i liderëve kryeneçë të Ballkanit Perëndimor.
Ajo që i vendos vulën kësaj është qëndrimi i SPAK-ut, madje edhe i vetë Boratit të cilët pothuajse e kanë pranuar hapur në media se nuk janë të gatshëm ta vendosin Lalin në gijotinë pa u ardhur nga përtejdetit "katil fermani" i Sorosit të vogël.
Edhe dje Borati bëri një gjysmë mbrojtje të Lalit, ndonëse pa entuziazmin me të cilin mbronte Beqen e vet të koncesioneve. Gjithsesi, në varësi të urdhrave që do të vijnë, intervista e djeshme në "Zërin e Amerikës" mund të pasohet me lëvizje në mbrojtje të Veliaj ose me intervista që dënojnë "hajdutin", "armikun e ri të partisë" dhe "ngrënësin e dardhave".
Nga ana tjetër SPAK-u ka krijuar një dosje me gabime të rënda procedurale (të paktën sipas mbrojtjes ligjore të Lalit) dhe nuk ka hetuar ende dy aferat më përvëluese të Lalit, atë të djegësve dhe "5D"-në.
Me sa duket, edhe kalorësit e ndershmërisë së SPAK-ut janë duke pritur vendimin përfundimtar për Lalin. Një "hair ferman" do të bënte që prokurorët e SPAK-ut të vazhdonin me hetimet gjysmake dhe periferike që mund të rezultonin në pafajësi ose dënime të papërfillshme të Lalit. Krejt e kundërta do të ndodhte në rast të një "katil fermani", i cili do të shënonte jo vetëm fundin politik të Veliajt, por edhe do t'i hapte atij dyert e burgut për disa dhjetëra vite.
Ndërkohë nuk përjashtohen dy skenarë të tjerë:
Së pari, telashet që ka klani Soros me Presidentin në ardhje të SHBA-së. Kur mbetet më pak se një muaj nga ardhja në pushtet e Trampit, Alex Soros dhe miqtë (ose ish-miqtë) e tjerë të Lalit mund të jenë duke u marrë me strategjinë e tyre të mbijetesës dhe të mos kenë as kohë dhe as dëshirë për t'u marrë me hallet e Lalit. Ky skenar e lë Lalin në dorë të Boratit dhe SPAK-ut.
Së dyti, në mungesë të një fermani që e përcakton pa mëdyshje fatin e vet dhe, në varësi edhe të gjendjes psikologjike (e cila duket e rënduar kur sheh reagimin ditën e daljes nga SPAK dhe dy statuset e djeshme në përgjigje të deklaratave të opozitës), Lali mund të vendosë të marrë rrugën e Tigrit dhe të nisë jetën e të arratisurit të drejtësisë.
Inkursioni amerikan i Lalit në këtë fundvit nuk mund të mos jetë intrigues për shqiptarët të cilët kanë muaj të tërë që ndjekin telenovelën që ish-kolegët e sektit të rilindjen dhe ata të së ashtuquajturës drejtësi e re i kanë rezervuar "Mehmet Shehut" të dytë të shqiptarëve.
Do të kthehet nga Amerika me "katil ferman", "hair ferman", apo nuk do kthehet aspak? Për mendimin tim, asnjë skenar nuk është i përjashtuar...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe...
Politika Më shumë lider se protestues Me shumë parti...
Berishën nuk e nxorri GJKO, por pragu i fushatës zgjedhore...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...