Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luftën civile në Siri. Në fatin e tyre të keq, për shkak të padijes ose indoktrinimit të gabuar, ata u bënë lëndë e parë për grupet terroriste më të rrezikshme që modernizmi prodhoi në Lindjen e Mesme. Ngjarje dhe akte makabre, si djegia e një piloti jordanez të gjallë apo varrosja e kundërshtarëve të gjallë, dëshmuan barbarinë e këtij konflikti. Për gati një dekadë, kjo luftë civile rezultoi më e egër dhe me pasoja sociale më të rënda se ajo në Ruanda.
Bota mendon se konflikti po shkon drejt fundit. Me ndryshimet e reja në Siri dhe rënien e regjimit kasap të Bashar al-Asadit, shumë besojnë se situata do të stabilizohet dhe se qeveria e re do të jetë e qëndrueshme dhe me njohje ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të vitit 2016, Shqipëria dhe rajoni miratuan një strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Si rezultat, ndikimi i individëve që shkonin për të luftuar në vende të huaja pothuajse u zhduk. Kjo arritje ishte fryt i një strategjie multifunksionale të implementuar nga qeveria shqiptare. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit të Damaskut nga forcat rebele siriane, media raportoi se shumë formacione të huaja ushtarake, përfshirë një grup të quajtur "Formacioni Shqiptar," i cili vepronte si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, kishin marrë pjesë në luftime aktive. Sipas ekspertit Adrian Shtuni, ky grup i strukturuar mirë dhe i përbërë nga individë me prejardhje shqiptare luajti një rol të dukshëm në disa nga betejat më të rëndësishme të konfliktit. Njohja e publikut me këtë formacion shkaktoi habi serioze dhe tronditi agjencitë ligjzbatuese dhe opinionin fetar në rajon. Në mendimin tim, ata dhe të huajt e tjerë të përfshirë në luftën civile siriane nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë apo kontraktorë ushtarakë privatë.
Mercenarizmi është një fenomen i njohur në historinë moderne. Nga lufta civile spanjolle e Gjeneralit Franko, trupat Wagner që veprojnë për interesat ruse, deri te formacionet serbe që luftojnë në mbështetje të Rusisë, ky fenomen ka lënë gjurmë të errëta. Opinionistë shqiptarë kanë deklaruar se disa shqiptarë kanë luftuar si mercenarë në radhët e ushtrisë izraelite gjatë konflikteve në Gaza. Rusia, gjatë bombardimeve të përsëritura të ambasadës shqiptare në Kiev, akuzoi qytetarë shqiptarë si të përfshirë në luftë në mbështetje të Ukrainës. Megjithatë, mercenarizmi bëhet veçanërisht problematik kur përzihet me ngjyrime fetare dhe glorifikim publik të kauzave. Në këto raste, pjesëmarrësit bëhen të dëmshëm jo vetëm për shoqëritë e tyre, por edhe për diplomacinë ndërkombëtare.
Një shembull konkret është rasti i Kosovës, ku diplomacia serbe ka tentuar të portretizojë shqiptarët kosovarë si myslimanë me prirje ekstremiste. Ky perceptim është veçanërisht i dëmshëm në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është jashtëzakonisht e ndjeshme. Në mendimin tim, mercenarët e huaj në luftën siriane së shpejti do të përballen me kërkesën e qeverisë së re siriane për t’u larguar nga vendi. Këta individë përbëjnë një barrë që qeveria e re nuk mund ta përballojë përballë komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, ata do të hasin sfida serioze në vendet e tyre të origjinës, pasi kodi penal është i qartë për ata që kanë marrë pjesë në konflikte të huaja. Në këtë kontekst, shumë prej tyre do të gjenden në një vakuum ligjor dhe territorial.
Mercenarizmi si fenomen global është i pamundur të zhduket, por ai mund të reduktohet nëse ndërgjegjësimi dhe edukimi bëhen mburojë për të mbrojtur të rinjtë nga gabimet e së shkuarës. Çdo ide e gabuar luftohet me një ide të argumentuar. Të parandalohet në të ardhmen përfshirja e shqiptarëve në situata dhe konflikte ku nuk janë thirrur nga shtetet e tyre dhe të qartësohet se feja islame dhe interesat kombëtare nuk përputhen me mercenarizmin e tyre. Kjo është e domosdoshme për të mbrojtur jo vetëm reputacionin e kombit tonë, por edhe atë të besimtarëve shqiptarë përballë sfidave që i rrethojnë./CNA
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt d...
Këtu në foto kemi qenë të ftuara së bashku për koncert rec...
Cili nuk do të dëshironte një dashuri, për të cilën Fr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...