Nga Sali Berisha/ 3B-të e Lali Vjedhësit!
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...

Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme duhet të shkojë deri tek 1 milion votat (krahasuar me 800 mijë votat e këtushme që ka marrë zakonisht së bashku me parti të vogla aleate). Gjithashtu, ai ka deklaruar se PS-ja e ka mundësinë të sigurojë të paktën 84 mandate në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Nga sondazhet e qarqeve që prezantova parmbrëmë në Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/neser-sondazhi-ne-report-tv-si-ndahen-mandatet-ne-elbasan-fier-berat-korce-e-vlore-si-do-te-ishte-vota-e-emigranteve-ne-keto-5-qarqe?r=kh1) rezultoi që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para Krishtlindjes, PS-ja do të kishte siguruar e vetme 80 mandate.
Ndërsa nga një ekstrapolim i përafërt i përqindjeve në qarqe, rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 1 milion zgjedhës – rreth 700 mijë këtu dhe rreth 300 mijë nga jashtë.
Megjithëse në pamje të parë duket sikur objektivi i 1 milion votave është arritur qysh sot, ai është më i vështiri për t’u materializuar më 11 maj (krahasuar me objektivin e 84 mandateve). Dhe ja përse:
Teksa mundësia është e madhe që votat e këtushme të shtohen me nxehjen e fushatës (mund të shkojnë nga rreth 700 mijë sot për PS-në, në rreth 800 mijë më 11 maj), materializimin e votave të emigrantëve nga e thëna në të bërë e ndan një det i tërë…
Kështu, dikush në emigracion mund përgjigjet sot në sondazh se do të votojë për PS-në, por që ta bëjë vërtet këtë gjë duhet fillimisht të regjistrohet në aplikacionin elektronik të KQZ-së, pastaj të marrë prej saj fletën e votimit, ta plotësojë dhe të shkojë në postë që ta postojë. Nuk është njësoj si të dalësh në mëngjes nga shtëpia këtu ditën e zgjedhjeve, dhe të shkosh tek shkolla e lagjes për të votuar…
Me pak fjalë, 1 milion votat gjithsej për PS-në më 11 maj duken një objektiv i vështirë.
Sa u përket mandateve, edhe pse sot PS-ja ka vetëm 80 mandate (sipas sondazheve të sipërpërmendura në qarqe), mundësia për të arritur 84 mandate në 11 maj është e madhe. Arsyeja pse PS-ja nuk i arrin qysh sot 84 mandatet është se partitë e reja dalin me 12 mandate gjithsej në sondazhet në qarqe. Por historia elektorale na tregon se partive të reja u firojnë votat kur vjen dita e zgjedhjeve. Dhe mandatet hipotetike që u dalin atyre në sondazhe në muajt para zgjedhjeve thjesht mund të firojnë, duke u shkuar kështu dy partive të mëdha në ditën e zgjedhjeve…
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...