Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur të miratojë Statusin Investitor Strategjik për projektin e investimit “Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit” si një projekt i integruar turistik dhe i një rëndësie strategjike për vendin, të kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme.
Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit” për një periudhë 10 vjeçare.
Ky afat do t'i shërbejë projektit strategjik për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim.
Ndërkohë, marrëveshja që do të nënshkruhet, pas negocimit dhe finalizimit sipas parashikimeve ligjore, në fazat e mëtejshme të vlerësimit të projektit, do të parashikojë afatin e nevojshëm të realizimit të plotë të investimit, angazhimet dhe detyrimet e ndërsjellta mes palëve dhe masat e detajuara mbështetëse, që përfiton ky projekt, sipas legjislacionit në fuqi.
Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.
Projekti i propozuar nga subjekti aplikues “Atlantic Incubation Partners” LLC shoqëri e të drejtës amerikane me Nr. identifikimi (EIN) 92-3329707 do t’i nënshtrohet një procesi shqyrtimi dhe analizimi për të vlerësuar kushtet dhe kriteret 3 e mundësisë së bashkëpjesëmarrjes së shtetit shqiptar në këtë investim strategjik sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1030, datë 16.12.2015 “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”.
Subjekti investues do të realizojë një projekt të integruar me struktura akomodueseelitare, rezidenca me standard të lartë dhe shërbime në funksion të tyre brenda një sipërfaqeje prej 45 ha. Projekti, i cili do të zhvillohet në ishullin e Sazanit, është i ndarë në 3 faza zhvillimi sipas Aneksit 2.
Duke qenë se zona është përdorur nga Ministria e Mbrojtjes si rajon stërvitje dhe qitje detare dhe në zonë rezulton të ketë risk të lartë piroteknik, nevojitet krijimi i kushteve të nevojshme procedurale dhe fizike për realizimin e këtij investimi, të cilat konsistojnë në marrjen e çdo lloj maseje të nevojshme me qëllim përshtatjen e sipërfaqes së zbatimit të tij dhe sjelljen e saj në kushte të përshtatshme infrastrukturore dhe mjedisore për zhvillimin e projektit të propozuar.
Duke qenë se brenda sipërfaqes së synuar për investim ndodhen tunele nëntokësore dhe bunkerë, nevojitet realizimi i inventarizimit të këtyre aseteve nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Duke qenë se, forma e propozuar e projektit të investimit kërkon pjesëmarrjenshtetërore në këtë investim strategjik, sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1030, datë 16.12.2015 “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”, ky projekt investimi miratohet me kushtin e zhvillimit dhe finalizimit të disa proceseve vlerësuese nga institucionet e përfshira, sipas planit të veprimit që miraton ky vendim, dhe disa proceseve vendimmarrje në Komitetin e Investimeve Strategjike dhe në organe të tjera vendimmarrëse në vijim, nëse palët bien dakord dhe finalizojnë një marrëveshje të vlefshme bashkëpunimi./ CNA
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Mallte...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) k...
Siç është mirëdokumentuar, konflikti që nisi Armenia n...
Kryegjyshi Botëror Bektashian, shenjtëria e tij Haxhi Dede...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që mbahet nën mas...
Në përvjetorin e 48-të, Rama ka zgjedhur t’i dhurojë n...
Këtë të mërkurë, 15 janar 2025, po ju njohim me disa p...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoft...
Sipas sondazhit të Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)...
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar ...
Komiteti i Emergjencave Civile u mblodh këtë të martë në P...
Ditën e sotme në dëshminë e tij para prokurorëve, i pendua...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është para...
Emigrantët mund të pajisen me dokumente biometrike deri në...
Bllokohet aksi nacional Ura e Dragotit-Këlcyrë. Një masiv...
Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit socialist Alq...
Ministria e Arsimit dhe e Sportit publikoi ditën e ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacion mbi sit...
Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur në Pro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...