Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Demokratët e Biden-it po kërkojnë që të hetohen marrëveshjet e bizneseve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Kjo shihet si një hakmarrje pasi Republikanët kërkuan hetim mbi marrëveshjet e biznesit të familjarëve të Presidentit Joe Biden, ku përfshihej i biri, Hunter Biden.
Një letër e re nga kryedemokrati Jamie Raskin, D-Md., sinjalizon se demokratët ka të ngjarë ta vendosin Kushner-in në shënjestrën e tyre nëse rimarrin Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.
"Ne ju shkruajmë për t'ju nxitur të thërrisni një seancë dëgjimore në lidhje me marrëveshjet e Jared Kushner-it që përfshijnë investime në këmbim të veprimeve zyrtare dhe për hetuar kërcënimet që rezultojnë ndaj sigurisë sonë kombëtare," thuhet në letrën drejtuar kreut republikan James Comer, R-Ky.
Në fillim të këtij muaji "New York Times" raportoi se Kushner po mbyllte një marrëveshje fitimprurëse të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.
Planet në Ballkan kapitalizojnë marrëdhëniet e krijuara nga Kushner gjatë administratës Trump, ato janë duke punuar me Ric Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare nën drejtimin e Trump-it dhe si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan.
Demokratët pretendojnë se Kushner dhe Grenell "kanë përdorur hapur marrëdhënien e tyre me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, nga i cili presidenti i atëhershëm Trump mori pagesa antikushtetuese gjatë kohës që shërbente si Komandant i Përgjithshëm".

Një raport zbuloi se Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6000 dollarë për të qëndruar në hotelin "Trump" në DC, në atë kohë në pronësi të ish-presidentit.
Një nga projektet e propozuara thuhet se do të jetë zhvillimi i një ishulli në Shqipëri, Sazani, për ta kthyer në një destinacion turistik luksoz. Ishulli është përdorur si një bazë e fshehtë ushtarake për nëndetëset gjatë Luftës së Ftohtë.

Një tjetër projekt është ndërtimi i një hoteli luksoz me 1,500 njësi banimi dhe muze në Beograd, Serbi. Hoteli po planifikohet të ndërtohet në vendin e ish-selisë së Ushtrisë Jugosllave, e cila u shkatërrua në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s , tha për "Times" një nga përfaqësuesit e Parlamentit në Serbi dhe kompania e Kushner-it.
Projektet përfshijnë tokë që aktualisht kontrollohen nga qeveritë, që do të thotë se ata do të kenë nevojë për nënshkrimin e shtetit për projektet.
Një projekt i tretë është në Shqipëri për ndërtimin e disa hoteleve dhe qindra vilave në Zvërnec, një zonë bregdetare në jug të Shqipërisë. Shqipëria po bëhet një nga pikat e nxehta turistike me rritje më të shpejtë në Evropë.

Kushner tha për "Times" se marrëveshjet, përmes firmës së tij të investimeve "Affinity Partners", nuk janë finalizuar, por janë shumë afër finalizimit.
Firma e Kushner-it dhe financimi prej 2 miliardë dollarësh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite kanë vënë në lëvizje demokratët.
Comer tha për "CNN" vitin e kaluar se do të hetonte me detaje marrëveshjet e Kushner-it.
“Ne do të kemi disa pyetje, për Trump-in dhe disa nga anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë Jared Kushner-in”, tha ai. "Ne duam të dimë saktësisht se cilat ishin kushtet e financimit prej 2 miliardë dollarësh."
Republikanët pretendojnë se Kushner ka një karrierë si një drejtues biznesi që i paraprin karrierës politike të Donald Trump-it.
Javën e kaluar, gjatë një seance për shkarkimin, Raskin bëri një kërkesë për të thirrur Kushner-in për informacion në lidhje me firmën e tij për investimet./ CNA
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet ASCAP në bashkë...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Regjistrimet në shkollat profesionale për vitin akademik 2...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i arrestuar nga ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka mun...
Kreu i Partisë së Lirisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me letër përpara, ka ...
Dogana e Muriqanit është ngjyer me ngjyrat e Rilindjes...
Të martën, Prokuroria e Posaçme ia ka komunikuar akuza...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer në rrj...
Auron Tare është shprehur se ka qenë i pari që e ka dë...
Elisa Spiropali, ose ndryshe siç mund ta quajmë Elisa e in...
Dje në media qarkulloi një lajm mbi dorëheqjen e Alfre...
Me pranga në duar është shfaqur sot kryetari i Bashkisë së...
Fakte të reja dolën në dritë në lidhje me aferën e incener...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka de...
Prestigjiozja "Vanity Fair" i ka kushtuar një artikull Shq...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371...
Analisti Andi Bushati ka braktisur emisionin e Çim Pek...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...