Çfarë ndodhi një natë më parë në Sarandë? Dhunohet oficeri i krimeve
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...

Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau Fiqireti? Erionin e “vrau” Ajola!
Ose për të qenë më të saktë, Ajola si Fiqireti, Erioni si Mehmeti!
Miq, nga viti 1981 i vrasjes së Mehmet Shehut, numrit dy të regjimit të Enver Hoxhës, në pallatet e pushtetit të krimit po përsëritet një skenar identik me numrin dy të regjimit të Edi Ramës, por kësaj radhe jo me ekzekutim fizik, por me ekzekutim publik “politik” të Erion Veliajt, pasardhësit të fuqishëm të Edi Ramës dhe hajdutit më të shpërfytyruar në historinë e kryeqytetit të vendit. Ngjarjet, ndonëse kanë mes 44 vite, ngjasojnë fort me njëra-tjetrën.
Kështu, për të larë duart pas vrasjes së Mehmet Shehut, regjimi deklaroi se ai vrau veten. Kurse Rama, në rastin e ekzekutimit politik të Veliajt nga “koleget” e tij skapistë, lau duart si Pilati me deklarata se SPAK-u është i pavarur. Në rastin e Mehmetit, askush nuk e besoi se ai vrau veten; të gjithë ishin të bindur se e vrau Enveri, por, megjithë dyshimet se Mehmetin e vrau në gjumë Fiqireti, asnjë nuk dinte emrin e xhelatit të tij. Atë emër e mori me vete në varr Mehmet Shehu. Por ajo që dihet mirë është se Fiqireti bashkëpunoi me regjimin.
Kurse në rastin e Lal Vjedhësit, dmth të ekzekutimit të tij politik, xhelatin e zbuloi vetë Erion Veliaj. Ai, pasi doli nga pesë orë kacafytje me “koleget,” gjeti se Rama kishte përdorur Veliajn kundër tij, njëlloj si Enveri Fiqiretin kundër Mehmetit. Ai tha se SPAK-u i kolegëve ishte sjellë si zyrë Gestapoje apo Sigurimi ndaj familjarëve dhe u ishin marrë deklarata nën terror. Në të vërtetë, pohimet e Ajolës ishin një mal me akuza, fakte e dokumenta kundër tij.
Le të kthehemi te bastisja e djeshme e apartamentit super të fshehtë të cash-it dhe veprave të artit me vlera shumë milionëshe dhe videove të shfrenuara. E vërteta është se fshehtësia e atij apartamenti ishte absolute. Për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona mbi dhe: Eri dhe Ajola, dhe askush tjetër. Çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy.
Ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj po dilte nga garazhet e pallatit i qetë dhe pa i hyrë ferra në këmbë. Kurse Fiqireti vdiq në burg, ndërsa Lali Vjedhësi u bë kurban për Olsin!
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...