Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga një grup i madh bashkatdhetarësh.
Rrugët dhe trotuaret e Fraknfurtit zbardhnin nga bora dhe kisha vështirësi të parkoja makinën.
Në restorant ishte ndezur atmosfera me muzikë patriotike dhe kishte mbi 300 të ftuar.
Pas dy orësh me muzikë, me birra dhe verë, fjalën e mori organizatori i cili me një fletë votimi në dorë filloi të mbante fjalim dhe u bënte thirrje të gjithëve të votonin partinë XX për zgjedhjet në Kosovë.
“Hajredini” nga Gjakova ka një firmë ndërtimi në Gjermani me 250 puntorë. Të gjithë të punësuarit i ka nga Kosova se i paguan lirë për shkak të “dokumenteve.”
Gjatë darkës “Hajredini” dhe stafi i tij mbushën afro 500 vota, të punëtorëve dhe të familjarëve të tyre. Ishte skenë komike kur shikoje 500 pasaporta dhe 500 dokumente zgjedhore…
M'u kujtua kjo histori tek dëgjoja tek panelet e mediave shqiptare dhjetëra analistë dhe politikanë që nuk ia kishin idenë fare se çfarë do ndodh me votën e diasporës.
Ata nuk e kuptonin që vota me postë nuk respekton parimin bazë të Kushtetutës që është “fshehtësia e votës.”
Vota me postë nuk është individuale sepse emigrantët nuk do votojnë me kuti votimi, por:
- emigrantët do votojnë në kafe apo restorant,
- emigrantët do votojnë në shtëpi,
- emigrantët do votojnë në sytë e shokëve, familjarëve apo sipërmarrësit,
- emigrantët do votojnë familjarisht,
- emigrantët do votojnë kolektivisht.
A e dini ju që në datë 11 mars, dy muaj para zgjedhjeve, do dalë rezultati i votës së diasporës?
Dy muaj para zgjedhjeve të gjithë do kuptojmë si do votojnë emigrantët sepse do dalë lista e regjistrimit të tyre dhe Partia Socialiste apo disa parti të tjera i njohin me emra votuesit e tyre.
Dalja e listës së regjistrimit në 11 mars do t'i kompromentojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do na heqë çdo kuriozitet se kush fiton në 11 maj.
Vota e emigrantëve me postë është vota më e manipuluar në historinë botërore sepse lejon që të votojnë të tjerët për ty pa monitorim.
- pronari i restorantit nga Vlora në Selanik do marrë pasaportat e kamerierëve dhe kuzhinierëve dhe do t'i mbushë fletët e votimit.
- Babai emigrant nga Berati do mbushë votat e familjes dhe do t'i postojë nga Bostoni fletët e votimit.
- Pronari i firmës nga Shkodra në Londër do mbushë fletët e votimit të punëtorëve duke i qerasur me dy birra ose me një ditë pushimi nga puna.
Vota e emigrantëve me postë do jetë autogoli më i madh i opozitës shqiptare e cila kërkoi votim me postë dhe refuzoi votimet në ambasada apo konsullata me kuti votimi.
Votimi në konsullata me komisioner do ishte 100 herë më i sigurtë.
1.7 milionë turq votuan në Gjermani për zgjedhjet në Turqi duke pritur 3 orë në radhë të gjata pranë dhjetëra qendrave të votimit në Berlin, Mynih, Shtutgard, Dyseldorf dhe çdo qytet tjetër gjerman apo europian.
Nëse doni të respektoni votën e emigrantëve keni 3 forma të sakta:
- vota elektronike me shenjë gishtash
- vota në konsullata me kuti
- vota me qendra votimi dhe komisioner në çdo qytet europian apo amerikan.
Vota me postë është varianti më i keq që do hedhë në erë zgjedhjet e 11 majit.
Duroni edhe dy muaj, se në 11 mars të gjithë do ta kuptoni për kë do votojë diaspora, madje do parashikohet rezultati i saktë me përqindje dhjetore./ CNA
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...