Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund të thoshim se ata kanë shënuar një lloj përparimi, janë evoluuar?”
Përgjigjia në lidhje me këtë pyetje të një poeti të shquar polak, mund të ishte: “Varet se nga çfarë këndvështrimi, apo nga ana e kujt e sheh!”
Nga ana e kanibalit, natyrisht që përbën përparim. Pasi përmirëson mënyrën e të shijuarit të ushqimit dhe shmang kontaktin dramatik me mishin e njeriut.
Por nga ana e viktimës, kam shumë dyshime se do të ekzistonte një vlerësim pozitiv në lidhje me këtë fakt. Dhembja e padurueshme e therrjes, së bashku me mundësinë e fundit të tmerrshëm do të peshonte shumë më tepër në vlerësimin e situatës, sesa mënyra moderne e trajtimit të këtij akti kriminal e po aq barbar.
Mediat sociale, faqet e internetit dhe portalet mbushen çdo ditë nga akuza, fyerje, karakterizime personale e lojëra fjalësh të papranueshme me emra e mbiemra.
Jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarë, shpeshherë të verbuar e që realitetin e shohin vetëm me syzet partiake duke u shndërruar në një lloj kanibalizmi njerëzor.
Një rrëshqitje e rrezikshme për një shoqëri që, mbi të gjitha, duhet të respektojë të drejtën e shprehjes së lirë, vullnetin e lirë dhe të drejtën e fjalës, por duke respektuar logjikën minimale dhe interesin e përgjithshëm.
Prandaj, shqetësimi nuk mund të funksionojë si purgator për ata që përpiqen t'i bëjnë politikanët dhe zyrtarët “të kërkuar dhe të shënjestruar politikisht”.
Ka zgjedhje, në të cilat çdo politikan, çdo aspirant për politikan apo qytetar mund të shprehë pa sforcim, me votën e tij, mosmiratimin apo miratimin e politikave dhe të individëve, siç e kërkon demokracia.
Politika dhe angazhimi me punët publike, është krijuar si domosdoshmëri qysh në lashtësi si nevojë e shoqërive të strukturuara në mënyrë që ato të mund të organizohen dhe përfundimisht të qeverisen më mirë. Kështu u krijuan partitë politike, lindi pozita e opozita, drejtësia, shoqëria civile, etj.
Të gjitha këto formacione politike udhëhiqen nga parime dhe vlera që anëtarët e tyre duhet t'i zbatojnë dhe miratojnë.
Parimi themelor i politikës dhe i njerëzve që i shërbejnë asaj është “kultura politike”, një parim dhe një pozicion që i është përmbajtur në mënyrë të palëkundur deri më sot, dhe kjo është një nga arsyet që politika si koncept dhe si institucion i ka mbijetuar kohës.
Por aktualisht në Shqipëri, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal “kultura politike” i ka lënë vendin “kanibalizmit politik” dhe pozicionet, parimet dhe vlerat janë gllabëruar nga “kanibalët politikë”.
Kanibalët politikë për pirun, përdorin gjasme interesimin e tyre e gjasme përkujdesjen për qytetarët që “përfaqësojnë”.
Në altarin e interesave të vogla politike dhe të motiveve e ndjekjeve personale, egoiste, disa “politikanë të rinj” me pretekstin “të mirën e vendit, të qytetit”, nën pretendimin se “janë zgjedhur nga qytetarët dhe janë zëri i tyre që u mbron interesat” apo “informimin dhe transparencën” nuk ngurrojnë të njollosin personalitetet njerëzore në logjikën e “i bie dritares të dëgjojë dera!”.
Por, për fat të keq për ta, shoqëria tashmë nuk është më ajo e para. Ka informacion dhe burime të pashtershme informacioni, mendon me kokën e vet dhe si rrjedhojë ka fituar “imunitet”. Dhe kanibalizmi politik e njerëzor bie në vesh të shurdhër.
Aktorët politikë të të gjitha llojeve dhe kalibrave, qendrorë apo lokalë duhet të kuptojnë më në fund se politika mundet dhe duhet të prodhohet përmes përgjegjësisë politike, pozicioneve e parimeve dhe jo në terma të xhunglës e kanibalizmit njerëzor.
Dhe, duhet të kenë gjithmonë parasysh: “E sotmja është imja, e nesërmja është e dikujt tjetër dhe kurrë e askujt!”
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...