Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së oficerit të policisë Azbi Spahiu, nxori dhe njëherë hipokrizinë e klasës politike shqiptare. Kësaj radhe të partive të reja, të cilat premtojnë se sjellin një alternativë shprese dhe dallojnë veten nga forca politike që na qeveris apo ajo që na ka qeverisur.
Në të gjithë këtë ngjarje u kuptua se synimi i vetëm për të gjithë ata që thirrën protestë, si për “Lëvizjen Bashkë” dhe për forcën “Shqipëria Bëhet” ishte protagonizmi dhe jo kërkesa e llogaridhënies për institucionet publike.
Kur një forcë thërret një protestë, merr lejen për të dhe fton të gjithë pa përjashtim (madje pritej të bashkoheshin dhe demokratët), nuk ka si qëllim kontrollin e saj apo të atyre që flasin, por kauzën. Dhe kauza në këtë rast ishte që institucionet të tregonin, hetonin dhe konstatonin nëse ngjarja me arrestimin e djalit të një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri Samir Mane, çoi për shkak të presionit një punonjës publik drejt vetëvrasjes?
Mendoj se sa më i madh të ishte numri i pjesëmarrësve në protestë, aq më i fortë do të ishte dhe presioni mbi institucionet publike. Sa më shumë zëra të flisnin aty, aq më shumë do të zgjaste protesta. Sa më shumë diversitet të kishte nga ngjyrimet politike, aq më shumë do të fitonte qëllimi i saj. Madje për mua do të ishte mirë që të kishte dhe socialistë, njerëz të pakënaur me modelin e kapjes së shtetit dhe standardin e dyfishtë që përdor policia e prokuroria me njerzit e pushtetshëm.
Thirrja për ndërhyrjen e policisë për t’i hequr fjalën kryetarit të një force politike (Adriatik Llapaj) se nuk kishte regjistruar emrin e respektuar radhën, apo insistimi me arrogancë i tij se nëse nuk flas unë ‘le të digjet bota’, tregon qartë se interesi i të dyja partive nuk është instalimi i standardeve të mirëqeverisjes, por kush fiton më shumë pikë politike se po vijnë zgjedhjet.
Kjo mund të duket një e drejtë legjitime e çdo force politike, nëse nuk e vemë në kontekstin se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Pasi dëgjuan për protestën, familjarët e policit kërkuan me lutje që çështja të mbetet private pasi vihet në rrezik shëndeti i tij. Ndaj protesta pas kësaj kërkese do të legjitimohej vetëm nëse kauza dhe qëllimi i saj do të ishin më të mëdha se një individ, dhe do të synonin që të vinin përpara kërkesës së llogarisë institucionet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Por të rrezikosh shëndetin e një polici që të zihesh se kush merr më shumë vota, nuk të bën asnjë dallim nga ata që ne dyshojmë se shtynë Azbi Spahiun drejt vetëvrasjes.
Çfarë kemi dëgjuar deri më sot nga këto parti është morali i lartë që ofrojnë se do të sjellin në skenën politike dhe të qeverisjes. Por mjafton të shohësh si përplasen, si akuzojnë pa asnjë letër e provë njëri-tjetrin, si përdorin ‘mish për top’ njerzit dhe groposin kauzat, dhe kupton se nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që na udhëheqin sot. Nuk dallojnë fare nga mediat e kapura, nga biznesmenët oligarkë e politikanët e korruptuar që shkelin çdo parim për para e pushtet. Dhe këta njësoj, sot për pushtet e protagonizëm, nesër mbase për para./ CNA
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...