Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Opinion nga Adriatik Alimadhi!
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025, kanë një rëndësi shumë të veçantë, sepse për herë të parë votojnë edhe shqiptarët nga jashtë vendit, të cilët kanë në dorë ndryshimin e gjithçkaje demokratike dhe kombëtare.
Shqipëria në historinë e saj ka pasur emigrim në çdo kohë, por largimi nga Shqipëria i shqiptarëve pas pushtimit të Shqipërisë nga ideologjia kriminale komuniste përbën thelbin kryesor politik të këtyre zgjedhjeve, për të cilën ne në Shqipëri presim shumë për kontributin e tyre në këto zgjedhje.
Sigurisht që një numër i madh prej tyre janë ndarë nga jeta, por familjet dhe pasardhësit e tyre përbëjnë rëndësi të veçantë për Shqipërinë, sidomos në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ata më shumë se askush tjetër i kuptojnë më mirë alternativat politike në shqipëri, sigurisht për largimet jashtë vendit, jo me vullnetin e tyre në kohën e sistemit kriminal komunist.
Ata nuk mundet t’i harrojnë vuajtjet, pushkatimet, burgosjet, lëngimet nga familjarët e tyre të dashura, largë atdheut të tyre të dashur. Ata nuk do t’i harrojnë kurrë këto vuajtje, prandaj vota e tyre do jetë një ndryshm i madh në këto zgjedhje për kombin shqiptar.
Pas viteve 1990, sigurisht që shumica e shqiptarëve kanë lënë të dashurit dhe familjet e tyre për një jetë më të mirë, ata e kanë të qartë cili është shkaku kryesor i emigrimit të tyre, izolimi i Shqipërisë nga ideologjia kriminale komuniste, mbyllja me vendet e botës demokratike, ekonomia e tregut të lirë, u shtetëzua prona private, u dhunuan liritë dhe të drejtat, varfëria, mjerimi e gjithçka ishin dhe mbeten pasojat e sistemit kriminal komunist.
Kjo ideologji ka qenë përçarëse, ndau djalin nga babai, burrin nga gruaja, të birin nga nëna, ka futur urrejtjen midis shqiptarëve, shqiptarët do vazhdojnë të jenë të ndarë, për këto shkaqe thelbësore me këtë mendësi e të tjera si këto, ju zgjodhët rrugëtimin e vështirë të emigracionit.
Historia jonë na kujton dhimbjet që kanë kaluar shqiptarët për shkakun e përfaqësimit të kësaj mendësie, nëse ne do kishim ditur të mbështesnim alternativat politike demokratike perëndimore Kombëtariste do ishim shumë më mirë në të gjitha drejtimet, në interesin kombëtar, ekonomik, kulturor, do respektonim liritë dhe të drejtat dhe do kishim ecur shumë më përpara si shoqëri demokratike dhe do ishim radhitur midis vendeve më të fuqishme ekonomike dhe perëndimore, do ishim më të bashkuar dhe të vllazëruar si komb.
Prandaj kjo është një përgjegjësi madhore për ju, prandaj ne themi se është fatkeqësi kombëtare që vendi ynë Shqipëria e dashur të drejtohet akoma nga e majta me mendësi kriminale komuniste.
Këto janë disa nga shkaqet madhore që ata ndodhen sot në kushtet e emigrimit larg familjes së tyre të dashur dhe atdheut të tyre të dashur Shqipëri.
Diaspora shqiptare për të gjitha këto është e qartë dhe e vetëdijshme, nuk mendoj ndonjëherë se Diaspora shqiptare të votojë për këtë të majtë shqiptare, ajo është trashëgimtare e ideologjisë kriminale komuniste, që e mbajti vendin të izoluar për 50 vjet, ku ju detyroi ju të merrnit rrugëtimin e vështirë të emigrimit.
Por të mos harrojmë se shumica e shqiptarëve nuk mundet t’i plotësojnë kushtet për të votuar nga jashtë vendit, shumica janë pa dokumentacion përkatës për të votuar, nuk mundet të regjistrohen për arsye të ndryshme teknike, bëjmë thirrje të mos e çojnë votën e tyre dëm, por të marrrin përgjegjësi dhe të bëhen pjesë e kontributit, Balli Kombëtar i fton që të vijnë të votojnë në Shqipëri, për të treguar dashurinë e madhe ndaj interesit kombëtar të shqipërisë.
Balli Kombëtar në këto momente të vështira për kombin shqiptar e konsideron diasporën një aset të rëndësishëm Kombëtar, i ftojmë votuesit shqiptarë që ndodhen në diasporë, të regjistrohen, të angazhohen, të solidarizohen me problemet që ka vendi i tyre, të ngrihen në lartësinë e duhur, të marrin rrugëtimin dhe t’i drejtohen vendit të tyre në datën 11 maj 2025 të vijnë dhe të votojnë kombëtarisht, ky është momenti të tregoheni atdhetarë dhe patriotë për vendin tuaj, kështu e keni bërë detyrën ndaj kombit shqiptar.
Ju vërtet jeni larguar nga familjarët tuaj të dashur, jeni larguar nga atdheu juaj i dashur, për një jetë më të mirë ekonomike, për mundësi të tjera më të mira apo gjithçka tjetër, por, na jepni ne mundësinë e realitetit të vendeve demokratike ku ju jetoni dhe punoni që edhe vendi juaj të bëhet më i lirë dhe më demokratik si atje ku ju jetoni e punoni, keni gjithçka në dorë, ndaj angazhohuni seriozisht për të marrë pjesë masivisht në votimet e 11 majit.
Partia Socialiste e Shqipërisë është përgjegjëse e plotë e këtyre tragjedive, mos u shitni, mos u blini, Partia Socialiste ka të njëjtën ideologji, ata janë kthyer në një bandë hajdutësh, propagandën e kanë si mjet mashtrimi dhe gënjeshtre, prandaj Balli Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e kontributit, votë kundër kësaj ideologjie, votë për identitetin kombëtar, shqipëria e mirëpret votën tuaj kështu do hyni në historinë e Shqipërisë.
Ne mirëpresim dhe besojmë fort se diaspora do të dijë të bëjë dallimin për të zgjedhur se për kë do të votojë, votoni kombëtarisht.
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...