Një pyetje analistëve tanë!
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...

Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë Partia Demokratike do t’u nënshtrohet primareve. Ata që do të marrin shumicën e votave “ndoshta” do të jenë në listën e mbyllur të qarqeve përkatëse.
Sipas udhëzimit edhe kryetarët e degëve të PD duhet të dorëhiqen, në rast se duan që të kandidojnë për deputet, ndërsa një ditë më vonë pas reagimeve u qartësua që drejtuesit politikë do të mandatohen nga KK.
Deri këtu asgjë të keqe nuk ka, pasi Primaret, që nënkuptojnë një garë paraprake brenda partisë për të përcaktuar se kush do të jetë në listën e deputetëve, kanë qenë premtimi i parë i Berishës kur nisi betejën kundër Lulzim Bashës tre vite më parë.
Madje kjo ishte edhe një pikë e cila u fut në statutin e Kuvendit të Air Albania dhe sikur u “zbatua” në zgjedhjet e brendshme të Rithemelimit në 2022 dhe ato të 14 majit 2023.
Pa diskutim që zgjedhjet me primare promovojnë një proces demokratik përpara mbajtjes së zgjedhjeve duke u dhënë kandidatëve një mandat dhe legjitimitet të qartë e të padiskutueshëm, pasi vendimi është marrë nga anëtarët e partisë dhe jo nga drejtuesit e tyre.
Por..., dhe këtu kam një POR shumë të madhe primaret edhe pse mund të jenë një skemë aktualisht PD nuk e ndihmojnë për disa arsye të cilat do t’i rendis më poshtë.
Normale është që në një demokraci të kërkohesh të votëbesohesh, sepse kështu përgjegjësia, por edhe mbështetja janë më të mëdha.
Ndërkohë, në gjendjen që është sot opozita shqiptare dhe vetë PD, mbajtja e primareve duket se nuk e ndihmon procesin dhe vetë partinë. Që të mos zgjatem me analiza do të shtroj disa pyetje retorike në lidhje me procesin.
- A e ka aktualisht PD luksin e mbajtjes së primareve apo primaret mund të shërbejnë si justifikim për një humbje të mundshme, pasi pakënaqësive të mundshme mund t’u atribuohet humbja?
- Është e vërtetë që Shqipëria është i vetmi vend në planet ku të gjithë dëshirojnë të bëhen deputetë, madje edhe kafexhiu i lagjes sime mendon se mund të bëhet deputet, se në kafenenë e tij diskutohet nga pleqtë për politikë, por PD është kafene?
- Mos vallë primaret janë justifikimi i eleminimit të kundërshtarëve të bashkuar në diversitet, duke i “vrarë” me dorën e militantit “demokrat”?
-Mos vallë primaret do të prodhojnë një PD me besnikë të kalcifikuar të Berishës, gjë që do ta bëjë edhe më dramatike humbjen e saj, por do të shërbejë si justifikim për të qëndruar përsëri në krye?
- Mos vallë primaret u vendosën në janar dhe do të hiqen si joefikase në shkurt apo mars, në mënyrë që të shërbejnë si mjet presioni për kundërshtarët e kryetarit në parti dhe të justifikohen edhe me disa shkelje statutore në futjen në listat e sigurta të aleatëve?
- Kush garanton që primaret nuk do të sjellin një përçarje të re në PD dhe si rezultat një humbje tragjike të saj?
- A garantojnë cilësi politike primaret apo vetëm besnikëri të verbër dhe eleminim total mendimit ndryshe?
- U kërkohet kryetarëve të degëve që sipas statutit të dorëhiqen për të kandiduar (që ditën e parë në qarkun Vlorë dhanë dorëheqjen dy), por:
a- A ka kaq shumë burime njerëzore aktualisht PD për t’i zëvendësuar kryetarët e votuar sipas parimit “një anëtar, një votë!”?
b- A e di kupola e PD që disa degë kanë kaluar dy- tre herë në zgjedhje gjatë kësaj periudhe dhe deri në zgjedhje do t’i duhet që të kalojë në zgjedhje përsëri për të zëvendësuar drejtuesit? Ky proces a nuk i lodh anëtarët e PD në vend që t’i mobilizojë e motivojë?
c- I gjithë ky proces a nuk do të ngjallë pakënaqësinë, përçarjen dhe rigjallërimin e luftës së brendshme në vend që të sjellë bashkimin?
d- Justifikimi që kryetarët e degëve duhet të japin dorëheqjen që të garojnë në mënyrë të barabartë me kandidatët e tjerë është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por përvoja a nuk ka treguar se votat e demokratëve janë orientuar e tjetërsuar si në primaret për zgjedhjet e vitit 2023, ashtu edhe në votime të thjeshta brenda partisë, si p.sh. për Këshillin Kombëtar?
Vij tani tek një tjetër shqetësim edhe ky i lidhur me primaret.
- Kush do të votojë në këto primare? Anëtarësia? Simpatizantët? Kushdo që kalon në rrugë? Të infiltruar të PS, PL, PR, PBDNJ?
- Në rast se votojnë anëtarët, këta anëtarë i kanë përmbushur detyrimet e tyre statutuore e partiake gjatë kësaj periudhe? I kanë paguar kuotat, kanë pasur jetë aktive partiake, etj, etj? Po do të votojnë “anëtarë” si në primaret e para një viti?
- Po simpatizantët? Çfarë të bën të jesh simpatizant dhe të jep të drejtën të votosh? Miqësia, interesi me njërin apo tjetrin kandidat. Detyrimi tek X apo Y parti (edhe kundërshtare) apo politikan, i cili të thotë të votosh këtë që të eleminohet ai tjetri?
- Simpatizantët nuk janë ata që në zgjedhjet e vitit 2022 apo 2023 sillnin për të votuar kandidatët për kryetarë degësh apo kryebashkiakë.
- Dhe sjellja e kandidatëve ishte katastrofike. Në zgjedhjet e 2022 për riorganizimin e degëve të Rithemelimit kandidatët për kryetarë a nuk morën formularë dhe regjistruan si simpatizantë burra, gra, pleq e plaka, punëtorë biznesesh, njerëz që nuk kishin lidhje me partinë, as anëtarë, madje as votues të PD, në disa raste edhe socialistë? Këta a nuk e tjetërsojnë rezultatin dhe në vend të vihen vetulla, nxirren sytë?
Prandaj primaret nuk duhet të duket sikur janë një proces i pastër e legjitim, ato edhe duhet të jenë proces i pastër, legjitim e transparent. Në të kundërt ato do të jenë, ashtu siç edhe kam frikë, thjesht fasadë dhe justifikim i “demokracisë së brendshme”, apo edhe i dëmit të partisë, bashkimit për demokraci e votë të lirë e të barabartë sa për sy e faqe./CNA
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Opinion nga Mero Baze! Ka një përpjekje për t’u tallur me...
Opinion nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjes...
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar pë...
Presidenti i rikthyer në detyrë për herë të dytë, Donald T...
Erich Fromm, një psikolog dhe filozof social i njohur gjer...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund t...
Flamur Noka, ndryshe nga Sali Berisha, ka artikuluar q...
Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat ...
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë ...
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau...
Në klimën aktuale politike të Shqipërisë, ku një opozitë e...
Duket se hetimet e dosjes "Veliaj" kërkojnë numër të madh ...
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga ...
(Hebrejve 12:5-29) Los Angelos (qyteti i engjëjve) i njoh...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "pa...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...