Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe politikanë të tjerë të PS-së e kanë shpallur publikisht objektivin e sigurimit të 84 mandateve në zgjedhjet e 11 majit. Por, Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se vetëm 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së.
Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së.
Sipas Barometrit, vetëm 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së.
Sipas Barometrit, për të gjitha partitë e vogla do të votonin sot plot 15.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 300 mijë zgjedhës të këtushëm ua japin qysh sot votën partive të vogla.
Ndërkohë, 19.1%, ose rreth 400 mijë zgjedhës të këtushëm nuk ia japin sot votën asnjë partie.
Po të bënim një mbledhje mekanike të të gjitha votave opozitare, PS-ja do ta kishte vështirë të merrte të paktën 71 mandate, e jo më 84 mandatet që synon. Por, problemi është që, nëse PD-ja arrin t’i mbledhë rreth vetes në një koalicion të përbashkët të gjitha partitë opozitare, shumë votues të partive të vogla nuk do të merrnin fare pjesë në zgjedhje. Sepse rreth siglave të tyre mblidhen votues opozitarë që janë zhgënjyer nga PD-ja e Berishës…

Përplasjet e fundit Lapaj-Shehaj dhe Qori-Lapaj nuk janë një ogur i mirë për bashkimin e gjithë partive të vogla në një koalicion paralel opozitar. Edhe PSD-ja e Doshit nuk ka gjasa të bashkohet me partitë e tjera të vogla. Ndërkohë, PL, PR, PAA e ndonjë tjetër priten të futen në vathën e Berishës.
Ndërsa ndër partitë e vogla anti-Berishë, pritet vetëm një bashkim në miniaturë Shehi-Alibeaj-Basha. Duke garuar të përçara, partitë e vogla kanë pak shanse të marrin ndonjë mandat nëpër qarqe, ku përqindja prag e marrjes së mandatit është e lartë (vetëm PSD-ja e Doshit duket se i ka të sigurta 2 mandate në Qarkun Shkodër).
Shpresa e fundit për partitë e përçara të vogla mbetet kryeqarku Tiranë, ku në lojë janë plot 37 mandate. Nga sondazhi që zhvillova së fundmi për "JAVANEWS" në Qarkun Tiranë, rezultoi se partitë e vogla do të kishin marrë 5 mandate, në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar sot. Ndërkohë, PSD-ja e Doshit dhe koalicioni Shehi-Alibeaj-Basha ishin afër mandatit. Por mbetet të shihet në sondazhet e ardhshme se sa do të ndikojnë zënkat mes partive të vogla…
Në qoftë se partitë e reja aktuale, ashtu si paraardhëset e tyre në zgjedhje të mëparshme parlamentare, nuk arrijnë të marrin mandate as në Qarkun Tiranë, 140 mandatet e Shqipërisë do të ndahen thjesht me PS-së, PD-së dhe PSD-së. Pra fusha do të mbetet e hapur për PS-në që të realizojë objektivin e saj të 84 mandateve. Sepse ajo ka sot vetëm brenda Shqipërisë një epërsi prej pothuaj 300 mijë votash ndaj rivales kryesore PD. Për të mos llogaritur se sa epërsi mund të ketë tek votat e emigrantëve, për të cilët është angazhuar i gjithë aparti elektoral i PS-së… /CNA
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Vendit ku gjen më shumë mllef, urrejtje e grindje i kemi v...
Opinion nga Ardian Vehbiu! Kam ndjekur këto ditë gjëra që...
Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, ë...
Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i...
Kam marrë një lumë komentesh, në shumicë banale që nuk...
Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha...
Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mëny...
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...