Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastër, qyteti merrte një peshë tjetër. Nuk ishte vetëm solemniteti i ritit, as madhështia e kishës që e priste, por diçka më e thellë: një qetësi e pakapshme, një ndjenjë sikur gjithçka vinte në vendin e vet. Kishte një mënyrë të vetën për të lëvizur mes njerëzve, për t’i parë në sy pa një hije gjykimi, për të folur me një zë që kumbonte jo nga fuqia, por nga pesha e fjalës së thënë me mençuri.
Si gazetar dhe fotoreporter, kam pasur fatin të ndjek pothuajse të gjitha ritualet liturgjike, nga xhamia deri tek ortodoksia. Nuk jam besimtar, besoj tek universi, por ritualet ortodokse kanë qenë për mua akti më sublim, sepse aty gjeja lirinë time shpirtërore.
Te Kryepeshkoli Anastas kishte diçka të shenjtë jo vetëm në lutjet e besimtarëve, por në vetë frymën e atyre hapësirave, në mënyrën si ngrihej tymi i temjanit, si ndërthureshin zërat dhe heshtjet. Fjala e tij nuk ishte imponim, por ftesë; prania e tij nuk ishte madhështi, por përulësi. Ai i bënte të gjithë të ndiheshin pjesë e një përjetësie që nuk kishte kufij dogmatikë.

Përveç tij, një tjetër figurë që ka lënë gjurmë në përjetimin tim është At Thodhori Nikolla, një prift mendjehapur nga Gjirokastra, i cili më ka bërë ta shoh ortodoksinë si një reflektim të bukurisë shpirtërore, jo si një detyrim besimi. Ai më mësoi se arti i shenjtë nuk janë vetëm ikonat dhe mozaikët, por edhe gjuha e trupit, e gjesteve të priftit që ngre kryqin, e dorës që derdh ujin mbi kokën e një fëmije që pagëzohet.
Si fotograf gjirokastrit, kam refuzuar shumë oferta për dasma apo pagëzime, por kur më tregonin se ritualin e pagëzimit do ta kryenin tek At Thodhori Nikolla, automatikisht më "çarmatosnin". Nuk ishte një punë, ishte një akt pjesëmarrjeje në diçka më të madhe.
Ai e kuptonte bukurinë e momentit, dinte kur të ndalej dhe kur ta linte dritën të bjerë mbi fytyrat e atyre që e dëgjonin apo pagëzoheshin. Ishte një lloj regjisori i ndjeshmërisë shpirtërore, një njeri që nuk predikonte vetëm me fjalë, por edhe me mënyrën si e jetonte shërbimin e tij.
Kjo është arsyeja pse jam i dashuruar me ritualin ortodoks, jo nga dogma, por nga estetika e tij e përkryer, nga qetësia dhe madhështia e tij. Nuk është thjesht një ceremoni, por një përvojë që shkon përtej besimit individual, një urë që të lidh me një diçka më të madhe se vetja, një moment ku ndien se edhe universi ka ritmin e tij të shenjtë.
Tani, Kryepeshkopi Anastas ka kaluar në përjetësi. Largimi i tij nga jeta nuk është një fund, por një tjetër kapitull i një pranie që do të mbetet e pashlyeshme.
Në ikjen e tij, sikurse në jetën që ndërtoi mes shqiptarëve, mbetet e njëjta qetësi e pakapshme, ai përkushtim i heshtur që nuk kërkonte duartrokitje, por që la pas një trashëgimi të patjetërsueshme.
Dhe për këtë, Kryepeshkopi Anastasios Janullatos do të mbetet Shenjtor.
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Opinion nga Mentor Kikia! I nderuar Z. Prokuror!Së pari d...
Vendit ku gjen më shumë mllef, urrejtje e grindje i kemi v...
Opinion nga Ardian Vehbiu! Kam ndjekur këto ditë gjëra që...
Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, ë...
Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i...
Kam marrë një lumë komentesh, në shumicë banale që nuk...
Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha...
Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mëny...
Debati brenda Partisë Demokratike për Primaret, rezulton n...
Dje u mësua se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë...
E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në...
Një burrë, që punonte si postier, u vra sot në mëngjes në ...
Opinion nga Adriatik Alimadhi! Zgjedhjet e përgjithshme p...
Lajmi se SPAK-u ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë...
Opinion nga Blendi Kajsiu! Pas marrjes së ishullit më të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...