Kursi i këmbimit, 17 korrik 2026
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...

Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet të akuzohen sot!
Jo sepse kanë mbështetur një politikan të caktuar. Jo sepse janë përkrahës të Erion Veliajt. Jo sepse kanë zgjedhur të jenë pranë një pushteti. Ata duhet të akuzohen sepse, me heshtjen e tyre, me mbështetjen e tyre të verbër, me përkuljen e tyre para një sistemi të dyshuar kriminal, po e legjitimojnë padrejtësinë, po e normalizojnë korrupsionin dhe po e shesin shpirtin e këtij vendi për interesa personale.
Ata, sportistë dhe artistë të respektuar deri sot, nuk përfaqësojnë më forcën, talentin dhe meritokracinë. Sot, ata përfaqësojnë një sistem që i përdor njerëzit si marioneta. Ata nuk janë më thjesht individë me karrierë; ata janë bërë simboli i nënshtrimit, i shitjes së dinjitetit për përfitime të vogla dhe i pajtimit me një realitet ku dhuna, padrejtësia dhe pabarazia janë bërë normë.
Ku ishin ata kur, në orën 5 të mëngjesit, familjet e varfra të Unazës së Re u zgjuan nga tymi i gazit lotsjellës? Kur fëmijët qanin të tmerruar, ndërsa prindërit e tyre luteshin që të mos i nxirrnin nga shtëpitë e tyre? Ku ishin kur krismat e fadromave shembën Teatrin Kombëtar në errësirë, duke shkatërruar jo vetëm një godinë, por edhe dinjitetin dhe kulturën e këtij kombi?
Ku ishin kur Ardit Gjokaj, një fëmijë vetëm 17 vjeç, humbi jetën në mënyrën më të tmerrshme, në një vend ku nuk duhej të ndodhej kurrë, duke punuar ilegalisht për një sistem që shfrytëzon të rinjtë dhe pastaj i flak si të mos kishin ekzistuar kurrë? A e ndjeu ndokush nga ata dhimbjen e prindërve të tij? A pati ndonjëri guximin të ngrejë zërin?
Ku ishin kur artistët dhe sportistët e ndershëm, që nuk pranuan të përkuleshin, u përjashtuan, u poshtëruan dhe u lanë në harresë sepse nuk i shërbenin interesave të pushtetit? Kur talentet e reja u hodhën mënjanë për t’i bërë vend servilëve dhe militantëve?
Ata heshtën. Ata heshtën atëherë dhe heshtin edhe sot. Dhe heshtja e tyre nuk është thjesht indiferencë. Është bashkëfajësi. Sepse kur sheh të keqen dhe zgjedh të mos flasësh, ti nuk je më i pafajshëm. Ti je pjesë e saj.
Sot, ata dalin dhe mbrojnë një pushtet të dyshuar për korrupsion, për dhunë, për padrejtësi. Ata dalin dhe e zbukurojnë me fjalë të bukura, me imazhin e tyre, një realitet të shëmtuar që shumica e qytetarëve e përjeton çdo ditë në formën e padrejtësisë, varfërisë dhe pasigurisë. Ata nuk janë më thjesht artistë dhe sportistë. Ata janë bërë pjesë e një mekanizmi që shtyp dhe vret shpresën.
Dhe për këtë, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Para publikut. Para historisë. Para ndërgjegjes së tyre, nëse u ka mbetur ende diçka prej saj.
Ata sot duhet të akuzohen nga publiku!/ CNA
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Të paktën një gjë të mirë po e bën SPAK-u. Kjo meri...
E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike,...
Diskutimi i mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi ...
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të nj...
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parl...
Statusi i fundjavës, 8.02.2025 Brezi i atyre që kaluan fë...
Nga Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe...
Kur Kryepeshkopi Anastasios Janullatos vinte në Gjirokastë...
Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi ...
Opinion nga Esad Gjonbalaj: Është krejt normale të kemi d...
Opinion nga Mero Baze Shqipëria ishte sot kryeqyteti i or...
Opinion nga Ardi Stefa Aktualisht çështja nuk qëndron se ...
Nga Kastriot FRASHËRI Kryepeshkopi Anastas kryesoi kishën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...