Fshati digjet, Andi Bushati krihet
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...

Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tashmë ‘Luftën e Tretë’ të saj dhe sipas të gjitha parashikimeve me bazë, ndodhet në prag të shpërthimit të së ‘Katërtës’!
‘Lufta e Ftohtë’ që zgjati 45 vjet nuk ishte gjë tjetër veçse një konflikt global me përmasa planetare edhe pse asnjëherë nuk u pranua të etiketohet si e tillë.
Kohëzgjatja, jetëmarrja, armatimet e konsumuara, bombat e hedhura, gllabërimi i fondeve, përshkallëzimi dhe gjeografia e saj e kalojnë dhe e nxjerrin fare ‘minore’ të ashtuquajturën ‘Luftë e Dytë’.
Për ta ilustruar këtë mjafton të rendisim konfliktet e përgjakshme në Kore, Vietnam, Lindjen e Mesme dhe të Largët, Afrikë, Amerikë Latine, Afganistan, Irak-Iran etj.
Mospërdorimi i armëve bërthamore nuk është aspak argument për të thënë se bota i shpëtoi dhe nuk e konsumoi dot ‘Luftën e Tretë!
Për fat të keq mungojnë analizat reale që do ta qartësonin situatën në të cilën ndodhemi. Janë shumë ngjarje që mbartin mbi vete enigma e pikëpyetje të mëdha. Në rast se deri më sot pranohet se ishte Jalta ajo që ndau ‘trofetë’ dhe i ra gongut të përfundimit të marrëzisë së ‘Dytë’, atëherë kemi të drejtë të kërkojmë të dimë:
Çfarë është nënshkruar në Maltë në 1989-tën midis Bushit e Gorbaçovit, që i dha fund ‘Luftës së Tretë’ e cila u etiketua gjoja si Lufta e Ftohtë!!
Mosdija e atij takimi ‘pompoz’ na bën të supozojmë se diçka nuk ka shkuar mirë, diku është shkelur pakti, ndryshe s’ka se si t’i afrohemi pas dy-tri dekadash një lufte tjetër që me gjasë mund të jetë e fiundit për njerëzimin.
Nuk jemi larg për ta analizuar se sa me shpejtësi u rrokullisën ekuilibret ndërkombëtare. Gorbaçovi u tërhoq ‘urtë e butë’ në Kremilin, braktisi Afganistanin, Lindja komuniste mori frymë e çliruar, Traktati i Varshavës u shpërbë, bota frymoi thellë e lehtësuar, gishtat u larguan nga butonat e shpërthimit të armëve që mund ta shfarosnin globin në pak minuta.
Jemi gjithnjë në mendime të supozuara, pasi kartat nuk janë zbardhur asnjëherë dhe kjo të bën të mendosh se u luajt e po luhet një ‘lojë e pisët’ nga të dyja palët nënshkruese ose së paku nga njëra anë e trapezës triumfuese.
‘Aleanca e Atlantikut’ edhe pse funksion të saj dhe shkak themelimi kishte përballjen me rrezikun e Rusisë Sovjetike, me largimin e saj çuditërisht nuk u shpërbë!
Pse!
Nuk mjaftoi kjo por hapësirat e lëna bosh nga largimi ‘në huti’ i ushtrisë së kuqe për habi u nxitua të ‘mbushen’ me ngut diku me të ashtuquajturin ‘europianizim’ e diku me ‘antarësim në NATO’, aq sa shumë shpejt harta politike e Europës pësoi transformime të paimagjinueshme.
Rusia heshti!
Heshti se ashtu ishte shkruar në Maltë, apo ngaqë nuk mund të reagonte më dhunshëm si dikur!! Edhe kjo kërkon analizë sepse që mbetet serish në ‘hapësira’ të paargumentuara prej të mospaturi në dorë paktin e Maltës; Bush-Gorbaçov.
Erik Hosbaun, analist serioz i ‘të marrit’ shekull i XX sjell një këndvështrim shumë interesant mbi arsyet e vërteta të shpërthimit të konflikteve me përmasa botërore.
Sipas tij (dhe për këtë është shumë i saktë) konflikti i dytë do të ndodhte, ashtu siç vërtetë ngjau, shumë shpejt, pa kaluar as dy dekada sepse në Konferencën e Paqes, në ‘banketin’ e ndarjes së trofeve nuk u ndodhën dy nga fuqitë e mëdha determinate për Europën: Gjermnia dhe ish-Rusia cariste.
E para sepse nga lufta përfundoi me humbje katastrofale materiale e njerëzore, e dyta ngaqë i kishte ‘duart e zëna’ me Revolucionin socialist të tetorit. Edhe pse në distancë SHBA për shkaqe që dihen nuk mundi të arrijë në ato objektiva për të cilat u përfshi jo pak në konfliktin mes europianëve. Asaj do t'i duhej shumë shpejt një tjetër luftë që të bëhej ajo që është sot; superfuqi e padiskutueshme botërore.
Fuqitë e mëdha, edhe pse ndalojnë së bëri politikë me mjetet e dhunës, pra hidhen tek diplomacia dhe paqja, prej mosbesimit e interesave jetike të gjithësecilës i shkelin traktatet ose më mirë të themi i shmangin, apo nuk i zbatojnë fare.
Në këto ujëra hileje dhe padakordësie shumë shpejt palët sërish do përfshiheshin në konflikte të përgjakshme edhe pse është thënë se asnjëherë nuk u përballën direkt, ose nuk arritën të përdorin ‘pultin’ e katastrofës.
Hiroshima dhe Nagasaki i detyroi me hir dhe pahir politikanët të kërkonin etiketime të tjera për luftërat moderne, të ruanin distancën duke kërcitur thjesht dhëmbët e futur duart e tjetër kujt në zjarrin e luftërave.
Dhe këtë e pagëzoi ?ërçilli me emrin ‘Lufta e Ftohtë’, por që nuk ishte aspak e tillë, veçse një konflikt me përmasa të frikshme.
Bazuar në logjikën e analistit të shekullit të kaluar na lind e drejta të mendojmë se edhe në pragun e ndezjes së ‘zjarrit të fundit’ Luftës së Katërt, në thelb të shkaqeve të vërteta është jo vetëm shkelja e marrëveshjeve, por edhe pamundësia për të qenë në kohën e duhur në vendin e duhur, aty ku ndahen të ashtuquajturat ‘zona të influencës’, kufijtë, tregjeve e territoreve, burimeve jetike të energjisë, aleancave e interesave.
Sërish në skenë është Rusia, të cilën mesa duket diku e shkelën ‘në kallo’ pse jo dhe Gjermania e bashkuar që gënjeu veten duke menduar se u bë ‘fuqi europiane’ e botërore. Frikshëm në distancë ‘fle’ dinosauri aziatik, Kina dhe fuqi të tjera që s’mund të injorohen; siç janë Irani apo ‘shteti psikopat’ i Kim Yongut që në pak kohë me gjasë do ta realizojnë shpërthim e parë bërthamorë.
Për të mos e tjerrë më gjatë, më jepni paktin e Maltës që të kem mundësinë për t’i vendosur pikat më mirë mbi "i", ndryshe do të hamendësojmë kot, por jo fare ashtu... Bota po dihet e trembur nga një konflikt tjetër që për mua do të jetë i katërti dhe i fundit. Lus Zotin të jem gabim!/ CNA
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një stat...
Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej ...
Të paktën një gjë të mirë po e bën SPAK-u. Kjo meri...
E hëna e dytë e shkurtit ka shkundur keq Tiranën politike,...
Diskutimi i mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi ...
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...