Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në pah zhvillime të frikshme, karakteristike të një shteti ende larg, shumë larg parametrave të duhur demokratikë. Herë qartë e herë më zbehtë bien në sy një mori fenomenesh, tregues të plagëve të rënda ku lëngon shteti dhe shoqëria shqiptare. Dhe kjo vetëm pas një gërvishtjeje që ka bërë së fundmi SPAK-u nëpërmjet arrestimit në fjalë.
Prokurorët e SPAK-ut nuk kanë mundësinë që nëpërmjet hetimeve të tyre të shkaktojnë përmbysje të një sistemi joligjor autokratik, që po ndërtohet çdo ditë e më shumë. Prokurorët kanë bërë vetëm për një gërvishtje të plagës. Mjaftoi vetëm kaq dhe këto ditë një grup prej tyre ndodhen nën një breshëri diskreditimi që po orvatet t’u shkaktojë vdekje civile.
Me shumicë po hasen qëndrime publike të një morie njerëzish politikë, të medias e të botës së artit, të cilët po kërkojnë me ngulm të groposin, ta varrosin dy metra nën tokë ata pak punonjës të shtetit që për shkak të moskorruptimit të tyre sapo kanë filluar të thyejnë lojërat e mëdha të pushtetit, duke vënë në këtë mënyrë në rrezik ekuilibrat e një sistemi të kalbur që dominon jetën shqiptare.
Nuk kemi të bëjmë me një sistem mafioz, siç përdoret rëndom nëpër analiza të shumta politologësh, por jemi në nivelin e një shteti që ka përqafuar metodat mafioze në qeverisje duke ndikuar në mafiozizimin e saj.
Nëse do të përmblidhnim më pak fjalë atë që po ndodh, ajo çka u tha më sipër do të delte qartë. Një kryetar bashkie, pra një pushtetar i zgjedhur dhe gjithë kupola e bashkisë së tij, pra nivele të larta të administratës, arrestohen për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe korrupsion.
Krimi është kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me biznesmenë ku shkëmbehen favore për përfitime reciproke familjare të paligjshme e që çojnë në shpërdorimin e parave publike dhe në pastrimin e tyre.
Ky fakt, tashmë i hetuar nga drejtësia, dëshmon për bashkëpunim në krim ndërmjet një të zgjedhuri dhe biznesmenëve si dhe një grupi të administratës së lartë po ashtu me biznesmenë. Ortakëri kjo që provon ligjërisht, jo vetëm si perceptim, ekzistencën e një fenomeni që në gjuhën e mafies quhen “familja, miqtë dhe miqtë e miqve”.
Që ky aliazh të kthehet në sistem, në skenë dalin konformistët artistë, poetë, këngëtarë, emra publikë, emra politikanësh të cilët mbështesin sistemin sepse kanë përfituar shuma financiare në formë klientelizmi. Dhe kjo kategori përbën dramën se ku po shkon shoqëria shqiptare. Sado “përbindësh” të jetë një pushtetar me fuqi ekzekutive, ai kurrë nuk do të ishte në gjendje t’i shkaktonte i vetëm dëme të mëdha shoqërisë.
Më të rëndën e shkaktojnë konformistët që ndihen të kënaqur nga thërrimet e pushtetit dhe nuk duan t’i humbasin ato me çdo çmim, ku çmimi i shitjes së shpirtit është më i liri. Nëse në klientelizmin me oligarkët bëhet fjalë për korrupsion “hard”, ku paratë vërshojnë në lloj-lloj kanalesh, me konformistët bëhet fjalë për korrupsion “soft”.
Nëse SPAK-ut i duhet të luftojë korrupsionin “hard”, shoqërisë shqiptare i duhet të merret me atë “soft”. Duket se shoqëria shqiptare ende nuk është e fortë për të përmbushur këtë mision. Kurse klasa politike nga ana e saj ka vrapuar që përveç përbaltjeve, të bëjë gati edhe reforma ligjore për të neutralizuar SPAK-un.
Kjo, sepse SPAK-u këtë ekuilibër po trondit. Biznesmenë, të zgjedhur politikë, familjarë të tyre, nivele të larta të administratës të zhytur në afera antiligjore, të mbështetur nga konformistët e të gjitha ngjyrave si dhe nga pjesa e ulët e administratës e kërcënuar për bukën e gojës përbëjnë një gur të rëndë për t’u lëvizur.
Në fakt, në këtë kontekst, nëse do t’i referoheshim ish-kryeministrit italian Berluskoni, do të kujtonim sa shumë e shumë procese janë hapur kundër tij, madje edhe në momente fushatash elektorale.
Ai luftoi me drejtësinë, adoptoi ligje, bleu e shiti, por për asnjë çast nuk hodhi ndonjë hap për të “ribërë” drejtësinë italiane apo për ta vënë atë nën kontroll, pavarësisht nga pakënaqësitë ndaj saj. Kurse klasa politike shqiptare vazhdon të karakterizohet nga sëmundja e rëndë kronike e prishjes së institucioneve, të kthimit prapa, të rikonceptimit të tyre. Paqëndrueshmëria e institucioneve vret legjitimitetin e tyre duke u larguar nga qytetarët dhe duke i lenë hapësira pushtetit arkaik tradicionalisht të trashëguar, fuqia e të cilit qëndron pikërisht te pandryshueshmëria.
Tregues tjetër i këtij sistemi të mafiosizuar janë edhe vetë të akuzuarit që ndiqen penalisht. Në të gjitha proceset e rangjeve të larta të politikës, duke përfshirë edhe ato të Bashkisë së Tiranës, mbizotëron “kyçja e gojës” dhe bie qartësisht në sy se në çështje të korrupsionit të niveleve të larta, mungojnë bashkëpunëtorët e drejtësisë.
Në një vend të zhvilluar perëndimor, ku pretendojmë të jemi pjesë në vitin 2030, kjo mungesë konsiderohet si provë e dukshme se shteti e ka humbur besueshmërinë. Kurse ajo që po ndodh aktualisht me SPAK-un e tejkalon këtë përmasë, duke kapërcyer nga një shenjë qëndrimi armiqësor në një sjellje të hapur të shtetit kundër institucionit që ka ngritur vetë. Një gjë e tillë e ka burimin e saj në vetë nivelin e demokracisë shqiptare.
Shteti shqiptar dhe pushtetarët e këtij vendi aktualisht janë në kohën e duhur në takimin e tyre me modën mondane të luksit, por janë shumë larg në takimin me institucionet moderne të një vendi të zhvilluar, jo primitiv. Konkretisht, institucionet shqiptare edhe tani pas shumë e shumë reformave vuajnë nga dobësia e funksionimit për shkak të një demokracie ende të papjekur, të dominuar nga mentaliteti primitiv klanor i forcës.
Kjo, sepse fenomenet e goditura nga SPAK-u dhe reagimi ndaj tyre dëshmojnë se shteti shqiptar rrjedh nga një demokraci jo natyrshëm funksionale, por nga një demokraci e quajtur numerike, që funksionon vetëm mbi numra. Një demokraci e tillë nuk është gjë tjetër veçse paradhoma e despotizmit dhe e degjenerimit oligarkik.
Në thelb, nëpërmjet procedimeve penale duket se SPAK-u nxjerr në pah se korrupsioni i niveleve të larta në Shqipëri nuk ka të bëjë thjesht me një deviacion të pushtetarëve sepse në një rast të tillë, do të kishim të bënim me individë të izoluar, siç mundohen shpesh të paraqiten të arrestuarit dhe ndërmjet tyre do të kishte edhe ndonjë të penduar.
Kurse korrupsioni që po konstatohet ka të bëjë me një kulturë të ushtrimit të pushtetit të pranuar në tërësi, në mënyrë të natyrshme, nga klasa drejtuese politike për të nënshtruar shtresat e poshtme të shoqërisë shqiptare. Infeksioni është i thellë dhe vetëm SPAK-u e ka të pamundur ta shërojë./ CNA
Ja pse prokurorët e SPAK-ut janë në një aksion heroizmi du...
Nga Baki Rexhepi Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duke...
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...