VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

nga Armand Shkullaku
Tingëllon e pabesueshme, por Edi Rama, që ditët e fundit nuk ka qenë hiç mirë, e bëri edhe këtë. Gjatë monologut të tij të mëngjeseve, me të njëjtin t- shirt të zi, kryeministri i vendit i kërkoi SPAK-ut në mënyrë urdhëruese dhe shantazhuese që të mos hetojë krimin elektoral gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.
“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet”. Në fakt, kjo deklaratë ishte lajthitja e vërtetë e kryeministrit, i cili me zë dhe figurë urdhëron një pushtet të pavarur të mos kontrollojë patronazhistët, ministrat, deputetët, drejtorët, sekserët, biznesmenët dhe fort të dashurit kriminelë, të cilët i mobilizon sa herë ka zgjedhje për të deformuar votën e shqiptarëve. Madje, nën ankthin se kjo edhe mund të ndodhë, Rama mbërriti edhe në një definicion të rrallë se hetimi i krimit zgjedhor na qenka siç tha ai “ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”. Përkufizim më interesant se ky për të lejuar partinë në pushtet të përsërisë masakrat elektorale, nuk mund të ketë.
Me fjalë të tjera kryeministri po i kërkon SPAK, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Të mbyllë sytë përpara bandave, që përgjimet e dëshmuan qartë se si bënin vota për organizatën e Rilindjes dhe më pas shpërbleheshin me tendera. Të mos hetojë ata punonjës shtetërorë që dalin për të blerë vota, tashmë me çanta edhe në vendet fqinje. Të mos survejojë zyrtarët e policisë ndërsa vihen në rresht për t’i shërbyer qeverisë. Të mos përgjojë drejtorët e pesëdërave rilindase ndërsa paratë e buxhetit i shndërrojnë në vota të trafikuara. Domethënë ta lënë të qetë Edi Ramën që edhe këto zgjedhje t’i zgjidhë siç di ai.
Nëse ka patur një akuzë të fortë dhe të qëndrueshme mbi atë se drejtësinë e re e kontrollon Edi Rama, ka qenë pikërisht tolerimi i qëllimshëm i krimit elektoral që mban në këmbë regjimin e Rilindjes. Bashkë me korrupsionin e tenderave e konçensioneve, që deri më tani nuk është prekur ende nga SPAK, ato kanë qenë dy shtyllat e devizës: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Mirëpo, deri më sot, nuk ishte parë e dëgjuar që këtë shërbim të paçmueshëm, kryeministri t’ua kërkonte botërisht, hapur dhe me urdhër djelmoshave të SPAK.
Nënteksti i urdhërit të Ramës për të mos ndërhyrë në “të drejtat politike” të Rilindjes ishte tepër i qartë. SPAK ka leje për të survejuar dhe burgosur fjala vjen Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, për të përgjuar përfaqësuesit dhe aktivistët e opozitës si në zgjdhjet e 2021-it, për të mos intimiduar bandat e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit etj, kur janë duke bërë vota për Rilindjen siç na tregoi encrochat, për të ndjekur e mbyllur në qeli drejtues të opozitës që të mos kenë mundësi të dalin në fushatë… Pooor SPAK nuk mund të ketë leje asesi të survejojë apo hetojë partinë në pushtet. Kjo Edi Ramës i duket lajthitje dhe për herë të parë goja i foli atë që kishte në shpirt.
E përveç urdhërit të hapur, pa doreza, për të mos guxuar të hetohet organizata e tij gjatë “veprimtarisë” elektorale, në shfryrjen e kryeministrit përpara kompjuterit ndihej edhe një si “lutje” për SPAK: më lini të marr aq mandate sa dua që më pas t’ua rregulloj, me votën e mazhorancës dhe platformën e Fatmir Xhafës, standartet e drejtësisë që duam.
Nëse mesazhi i Edi Ramës sot për SPAK ishte i qartë, motivi se përse u detyrua ta bëjë diçka të tillë hapur dhe gati dhunshëm nuk është aq i lehtë për t’u kuptuar. Disa e lidhin me një gjendje të rënduar psikologjike pas zgjedhjeve në SHBA dhe perspektivës së zezë për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë. Disa të tjerë mendojnë se frika nga një Veliaj i penduar, ia ka shtuar pasigurinë. Ca e shohin si tentativë për t’i dhënë zemër ndonjë zyrtari të frikësuar apo banditi të zhgënjyer që të jenë të qetë se nuk do të survejohen.
Dhe nëse kësaj i shtohet dhe paranoja se pas “ngrirjes” së ambasadës së SHBA në Tiranë, dikush tjetër veç atij mund të fusë duart në SPAK, ankthi i pasigurisë bëhet më i fortë. Një pasiguri që për Edi Ramën shndërrohet në tmerr vetëm nga një pyetje që mund t’i kalojë qoftë edhe kalimthi në kokë: po sikur t’i humbas zgjedhjet, çfarë do të bëhet me mua? Dhe mjafton përgjigja e imagjinuar, që frika të dominojë arsyen dhe, me sytë që xhirojnë 360 gradë, të urdhërosh botërisht drejtësinë: mos guxoni të më hetoni në fushatë! Ndoshta ky është kryeministri i parë në botë që kërkon hapur të shpallet i paprekshëm, veçanërisht përpara zgjedhjeve.
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Luiza Gega, Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi e të tjerë duhet ...
Ditët e fundit, prezantimi si drejtues i fushatës së Parti...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundër S...
Nga Ermal Mulosmani Sot vendoset fati i Drejtësisë. Proku...
Kryeministri mbajti disa fjalime 24 orët e fundit kundë...
nga Armir Shkurti Unë nuk mendoj se arrestimi i Veliajt i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...