Nga Brikena Kasmi/ Krimi zgjedhor në Shqipëri
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...

“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politike”. Ndonëse Shqipëria nuk është demokraci e vërtetë, partitë politike janë në themel të sistemit tonë politik. Por edhe tre dekada e gjysmë pas rënies së komunizmit, ato mbeten institucioni më pak i ndryshuar në vend—si dikur, të gjitha kontrollohen tërësisht e personalisht nga udhëheqësit e tyre.
Përpjekjet e deritanishme për t’i demokratizuar këto parti kanë qenë të pakta dhe të pjesëshme. Dy qasjet më serioze kanë ndodhur vitet e fundit, njëra e shtyrë nga disa parti të reja dhe tjetra nga Partia Demokratike.
Partitë e reja kanë propozuar listat e hapura zgjedhore. Argumentimi i tyre është i drejtpërdrejtë: “kryetarokracia” partiake—kontrolli total i partive nga kryetarët—buron nga fakti se ata vendosin renditjen e kandidatëve në listat zgjedhor; për rrjedhojë, hapja e listave do të eliminojë autokracinë.
Kontrolli mbi listat është padyshim burim pushteti për kryetarët, por autokracia e tyre është më e hershme se viti 2008, kur u prezantua sistemi proporcional me lista partiake. Për këtë arsye, nuk mund të vendoset lidhje shkak-pasojë mes tyre. Ithtarët e listave të hapura anashkalojnë, gjithashtu, një fakt të rëndësishëm: listat nuk janë vërtet ‘të hapura’ edhe sikur të hapen. Votuesit mund të zgjedhin mes emrave në listë se kush prej tyre bëhet deputet, por emrat e listës i vendosin kryetarët. Nëse kryetarët përfshijnë në to njerëz besnikë të tyre, siç ndodh gjithmonë, votuesve u mbetet thjesht të zgjedhin mes besnikëve të kryetarit. Prandaj edhe me lsita të hapura, pushteti i kryetarëve do të mbetet: duke kontrolluar përbërjen e listës, kryetarët kontrollojnë partinë.
Nëse demokracia partiake do të arrihej thjeshtë përmes sistemit zgjedhor, sistemi më demokratik është ai mazhoritar—ku qytetarët votojnë vetëm për kandidatët dhe jo për partitë. Por këtë metodë votimi (që nuk do të mjaftonte për të ndaluar autokracinë partiake) nuk e kërkon asnjë forcë politike.
Qasja e dytë për demorkatizim është ajo e primareve e përqafuar nga Partia Demokratike: pas pak ditësh PD do të mbajë për herë të parë votimet primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Primaret janë praktikë amerikane e cila, me pak përjashtime, nuk ka gjetur dot zbatim jashtë SHBA-ve. Edhe mënyra si primaret po zhvillohen në PD është larg praktikës amerikane: pa kohë të mjaftueshme për shpalosje kandidaturash, pa rregulla të qarta e infrastrukturën e nevojshme për garë të barabartë, si dhe me përjashtime nga konkurrimi—drejtuesit politikë janë parazgjedhur pa votim. Në këto kushte, në votimet primare janë të favorizuar ata që janë më pranë udhëheqësve. Prandaj edhe qasja e primareve nuk do të sjellë ndonjë dobësim praktik të rolit të udhëheqësit të PD-së.
Edhe pse të nxitura nga praktika perëndimore, të dyja qasjet e mësipërme anashkalojnë mekanizmin kryesor me të cilin partitë perëndimore parandalojnë autokracinë partiake: ndryshimin e udhëheqësit të partisë dhe qarkullimin e elitave drejtuese. Në fakt në praktikën perëndimore, kompetencat e udhëheqësit të partisë janë zakonisht të mëdha dhe demokracia partiake nuk sigurohet nga kufizimi i tyre, por nga mekanizmat efikasë për largimin e rregullt të udhëheqësit.
Udhëheqësve u jepet dorë e lirë për të drejtuar partinë me vizionin dhe vullnetin e tyre, por nëse ata dështojnë ta çojnë partinë në sukses, ata largohen lehtësisht. Pikërisht, është fuqia për të shkarkuar udhëheqësin çelësi që parandalon autokracinë partiake dhe garanton llogaridhënien e meritokracinë në partitë perëndimore. Mekanizmat për largimin e udhëheqësve janë të shumëllojshme, përfshi standardin tradicional, dorëheqjen e detyrueshme pas dështimit zgjedhor, votën e mosbesimit në forumet drejtuese, të drejtën për të sfiduar udhëheqësin me votim në çdo kohë, etj.
Pushteti i udhëheqësve në Shqipëri buron nga siguria se ata nuk largohen nga drejtimi në asnjë rrethanë, as kur dështojnë në zgjedhje. Për këtë arsye, mos bindja apo kundërshtimi i tyre është zgjedhje humbëse për këdo që synon të bëjë karrierë politike.
Ndonëse nuk u reflektua ndonjëherë, burimi i krizës dhe pasojave të saj destabilizuese në PD nuk ishte vendimi i Zotit Basha për të larguar Zotin Berisha nga grupi parlamentar. Burimi i krizës ishte rizgjedhja unanime e Zotit Basha në krye të PD-së, menjëherë pasi ai e kishte drejtuar PD-në në humbjen e katërt rresht. Demokratët ishin të dërrmuar dhe të pashpresë për të ardhmen me të, por ata përsëri nuk guxuan ta largojnë atë nga mëndësia se udhëheqësi nuk largohet kurrë apo besimi i rremë se nuk gjenin një tjetër më të mirë apo për çfarëdo arsye tjetër.
Një nga ngjarjet më pak të folura por me më shumë ndikim në rrjedhën e politikës post-komuniste shqiptare është mos lënia e postit të kryetarit të PS-së nga Zoti Rama pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009. Edhe pse e kishte sanksionuar vetë në statutin e PS-së dorëheqjen e kryetarit që humbet zgjedhjet, pas humbjes Zoti Rama e “interpretoi” këtë kusht jo si dorëheqje nga vazhdimi i të qenit kryetar, por si xhest formal për të rikandiduar përsri. Kështu, ai u dorëhoq formalisht, rikandidoi dhe e rimori kreun e PS-së pa e lëshuar asnjë çast praktikisht.
Pas këtij zhvillimi, u bë udhë që humbësi nuk largohet—mjafton të justifikohet se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe me këtë pretendim të mos e lëshojë kreun e partisë. Edhe pasi humbi zgjedhjet për Bashkinë Tiranë më 2011, Zoti Rama qendroi kryetar i PS-së. Njësoj, Zoti Basha nuk dha dorëheqje formale pas humbjeve më 2017 e 2021 por rikandidoi dhe u rizgjodh menjëherë në votime formale, pa garë të vërtetë.
Me përjashtim të Zotit Nano më 2005, asnjë udhëheqës partie nuk ka dhënë dorëheqjen në tre dekada e gjysmë pluralizëm. (Dorëheqja e Zotit Berisha më 2013 është konsideruar tërheqje formale, por jo faktike nga drejtimi i PD-së). Asnjë nga partitë e tjera më të vogla gjithashtu nuk ka ndryshuar udhëheqësin në tre dekada e gjysmë (hiq 2-3 raste për arsye shëndetësore apo largim nga jeta). Dorëheqja e Zotit Nano mbetet përjashtimi që vërteton rregullin: udhëheqësit e partive shqiptare e mbajnë përjetësisht karriken.
Për ta vendosur praktikën shqiptare në kontekst, nga viti 1991, kur Zoti Berisha u zgjodh në krye të PD-së për herë të parë, deri më sot Partia Konservatore britanike, simotër e PD-së, ka ndërruar 10 udhëheqës, mesatarisht një në çdo 3 vjet e pak. Nga viti 2005, kur Zoti Rama erdhi në krye të PS-së, Partia Laburiste britanike, simotra e PS-së, ka ndërruar 6 drejtues, përsëri mesatarisht një drejtues në 3 vjet e pak.
Ndërkohë duket se asnjë nga partitë shqiptare nuk e ka shqetësim modelin e drejtimit autokratik. Në mënyrë domethënëse, edhe partitë e reja të krijuara si kontrast me partitë e vjetra kanë përqafuar syresh të njëjtin model autokratik.
Një gjë është e qartë, modeli autokratik partiak transferohet në qeverisje. Prandaj përmirësimi i demokracisë dhe qeverisjes është i pamundur pa përmirësimin e demokracisë partiake. Duke përshtatur devizën në hyrje të këtij artikulli, demokracia në Shqipëri është e pamendueshme pa pasur parti demokratike.
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në...
Ja pse prokurorët e SPAK-ut janë në një aksion heroizmi du...
Nga Baki Rexhepi Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duke...
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Nga Spartak Ngjela Siç po e shihni, krimi politik i hetu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...