Çfarë gëlltitet më shpejt?/ Mandarinat e helmuara apo gënjeshtrat e trasha?
Çfarë gëlltitet më shpejt? Mandarinat e helmuara apo gënje...

Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës
Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa bosht dhe pa qëndrim, e mbështetur në cicmice dhe jo në argumenta të fortë. E kompleksuar nga hija e padronit dhe nga frika e të qenit pa pushtet, mbrojtja që Velija po i bën vetes duket po aq e mjerë sa i gjithë rrugëtimi i tij në politikë. Në një aspekt, duke lënë mënjanë se çfarë ai përfaqëson, deformimi i qënies njerëzore shkakton keqardhje.
Kryetari në detyrë i Bashkisë, në procesin kundër tij, ka tentuar të tregojë dhëmbët, të cilat nuk arritën të kafshojnë kurrë, por në pamundësi e pafuqi për t’u marrë me sistemin e “drejtësisë së re”, ka zgjedhur të bëjë target një prokuror të vetëm. Që këtu, beteja e tij bëhet e meskine, e pavlerë dhe e pavërtetë. Erjon Veliaj, i njohur për dinjitetin e tij, na qenka fyer rëndë nga fjalori i prokurorit Olsi Dado në sallën e gjyqit dhe ky serviret si argument për një proces të padrejtë. Pastaj zgjedh të merret me kafkën e prokurorit, pasionin e tij për violinën, notat në shkollë e shokët në jetë, duke e vënë veten në rolin banal të garipit të munguar, në vend se procesin ndaj tij ta ngrejë në nivelin e përplasjes me padrejtësinë e pretenduar të sistemit.
Kjo rrugë që ka zgjedhur apo ia kanë sugjeruar, është mbrojtja më e keqe që Veliaj mund t’i bëjë vetes. Sepse edhe në momentet vendimtare të karrierës por edhe jetës personale të tij, ai po dëshmohet i pavërtetë. Veliaj flet për Olsi Dadon por nuk guxon të përmendë Altin Dumanin, përmend prokurorët, por jo prokurorinë. Por a është burgosja e tij vullneti i një burri të vetëm? Veliaj bëhet i pabesueshëm edhe kur procesin ndaj tij e krahason me metodat e sigurimit të shtetit, ndërkohë që pak kohë më parë i kishte vlerësuar maksimalisht “kolegët e SPAK” dhe u kishte premtuar bashkëpunim të plotë, aq shumë ishte impresionuar nga profesionalizmi i tyre.
Ish delfini i Ramës, nga forca e të propaganduarit për vite me radhë ka humbur aftësinë e të qenit real. Ai po sillet përsëri sikur është përpara kamerave dhe sikur versioni që do t’i shesë publikut është ai që do të montohet nga njerëzit e tij, ndërkohë që në jetën reale rrezikon vite të tëra dënim nëse akuzat e SPAK mbeten në fuqi. Kjo nuk është një kronikë e gatshme televizive. Në vend të përsiatjeve Ols Kafka apo Ols Violina, Veliaj do duhej të merrej një për një me akuzat ndaj tij, të bënte betejë me procesin dhe jo me procesuesin. Të përpiqej që të paktën një herë në jetë të shkonte tek thelbi i problemit dhe jo tek efektet mediatike.
Nëse ia del të kuptojë se këtë herë nuk po lufton për vota por për lirinë e tij, Veliaj do të arrijë të shohë që rrethi ku e ka futur veten nuk ka asnjë kuptim. Ata që shumëfishojnë goditjet e tij ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës. Fati i Veliajt si individ nuk përbën vlerë për ata që e kanë konsideruar thjeshtë si lopën e majmur të bashkisë, që e milnin në mënyrë periodike.
Edhe “mërzia” e Ramës me djemtë e SPAK, çfarë ngushëllimi mund të përbëjë për Veliajn kur kohë më parë ai kishte nisur demontimin e tij. I hoqi frerët e drejtimit politik të Tiranës, e goditi në mbeldhje asambleje e kryesie, e fshiu nga fotot dhe e eleminoi nga daljet e përbashkëta në publik, i kërkoi mos merret me zgjedhjet por me pastrimin e qytetit… A ishin këto shenja të qarta të fundit të pashmangshëm të pretendentit për fron?
Erjon Velija, që gjithë karrierën e tij nuk guxoi kurrë të përballet me të vërtetën, edhe brenda kafazit të gjykatës këto fakte kërkon të mos i shohë dhe fatin e tij t’ia faturojë një prokurori të vetëm. Ai nuk flet për zhvlerësimin e menjëherëshëm që i bëri kryeministri apo për goditjet që mori brenda organizatës, si paralajmërimi më i qartë për atë që e priste. I eviton këto si dikush që beson se po nuk i përmendi faktet ato nuk ekzistojnë. Destini i tij duket ai i një njeriu që po shkon drejt fundit vet, si ndëshkim jo vetëm për atë që ka bërë por edhe për atë që është. Pa mundur asnjëherë të tregojë ato “të çelikut” apo të përballet me të vërtetën. Deri tani, ky është “vetëflijimi” më i madh por edhe më i pavlerë në kupolën e lartë të Rilindjes. Të paktën të shkonte si kurban i boss-it dhe jo i “Qerosit”./Lapsi.al
Çfarë gëlltitet më shpejt? Mandarinat e helmuara apo gënje...
Nëse do të shikonit ose dëgjonit sonte lajmet e televizion...
Ekziston një konsensus i gjerë në opinionin publik se SPAK...
Këto ditë është duke u zhvilluar një betejë për jetë a vde...
Ndenjur te poltroni i vet përballë televizorit u ndie në r...
“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politi...
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në...
Ja pse prokurorët e SPAK-ut janë në një aksion heroizmi du...
Nga Baki Rexhepi Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duke...
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...