Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndenjur te poltroni i vet përballë televizorit u ndie në rraskapi nga mosfjetja, kjo gjendje i përsëritej çdo natë që kur ia kërkuan kartat e fshehta. Ata e dinin se Plaku ishte i vetmi që i ruante me fanatizëm dosjet e fshehta, ato për të përbënin gjithçka, ndaj ishte lidhur aq fort pas tyre.
Rrëmimi gjatë në letrat me kutërbimin e rëndë të kohës, ia trazoi plotësisht qetësinë dhe regjimin e gjumit.
I kllapuar si në letargji qëndronte mbi atë kolltuk në krah të të cilit rrinte tavolina e vogël me një makinë shkrimi e markës ‘Oliveti’, me të cilën hidhte në fletë kujtimet e veta dhe komentet për çdo kartë të çliruar nga duart e tij. Nën dritën e hënës kërkonte në dokumente të vjetra, dosje, procesverbale e biseda, filma e fotografi të të gjitha kohërave, atë çka të nesërmen do ta servirte si ushqimin e së vërtetës për ngjarje aq të përfolura.
Ishte një punë e mërzitshme, por e vetmja rrugë për ta lënë historinë e vet në siguri interpretimi ashtu dëshiruar.
Askush më tepër se ai nuk ua dinte vlerën kartave në gjetjen e një vendprehjeje historike që me siguri do të shkruhej më vonë.

Një jetë e tërë ia kishte mësuar këtë lloj procesi, si në transplantet e organeve të sëmura do të bënte të mundur retushimet e nevojshme ndaj çdo gjëje të së shkuarës.
Me rëndimin e moshës fare pak kohë i kishte mbetur për të mbaruar atë që vite e vite të tëra e kishte gatuar me aq mjeshtri.
Pështjellimi ishte forma më e hatashme e propagandës, arma që atij i kish dhënë sukses në përpjetën e vet, duke e bërë të famshëm si gatitës misteresh e mjeshtër intrigash. Në mëngjes pasi lahej e rruhej, pinte kafen e tij të hollë pa sheqer, ulej në pritje të trokitjes së portës, ku njëri pas tjetrit shfaqeshin myshterinjtë, shkruesit e lajmeve.
Rrëmbenin secili qepallulur racionin e vet të mbyllur në ca zarfe, ku shënuar qe sigla ‘top sekret’ dhe poshtë në një cep sa mezi dallohej ishte shkarravitur çmimi, 30 lekë copa.
I tërë laboratori i punës së natës ishte fshehur me magjinë që askush të mos e vinte re se nga vidheshin këto karta. Fletët me do ngjyra kohësh e shkrime të bëra mbi to tërhiqeshin në një cep të odës, strukur diku tek orendia si hangar me një barrë të shkruarash, që revan po i nxirrte ditë pas dite.
Nguli sytë nga këndi ku ishte vendosur rafti i lartë deri në tavan, shumë i madh nga ato të dalë nga moda. Rimesoja e arrës me lulet e veta karakteristike dukej sikur i jepte asaj vjetërsire shumë mister, ndoshta nga ‘teshat’ që mbante në bark.
Ishte e vetmja mobilie që i pëlqente në atë shtëpi me shumë dyer e korridor të gjatë, me rrugica e labirinthe të ngushta, ndaj lidhja midis tyre ishte gati organike, nuk mund të imagjinoheshin pa njëri-tjetrin.
Në faqet e brendshme të dy kapakëve manjaku i vjetër pati shkruar me lapustil në germa kapitale: D Q P, ‘dollapi qendror i pushtetit’. Sa herë në hapje i pëlqente ta shihte atë etiketim si tabelë e ngjitur në dyer institucionesh! Kyçet e rënda i lidhte në qostek, asnjëherë s’ia ndante prekjen, herë të majtën e më pas tjetrën djathtas.
Askush nuk mund t’i afrohej karabinasë prej dërrase të deformuar nga koha e gjatë. Edhe drita përmes të çarave të grilës së ulur deri në shurdhëri e kishte të pamundur depërtimin tek ato kanata si dyert e një kështjelle të imagjinuar prej tij.
Të vetmit njeri që mund t’i besonte ishte Sinani, çiraku i Plakut të sekreteve, një burrë i vjetër i hollë, shumë i gjatë, i zi dhe i thatë, a thua se ushqehej veç me ato karta me të cilat ishte marrë tërë jetën.
Sinani qasej çdo fundjavë me solucione e furçë në çantë. Me to kryente rituale për t’i ruajtur letrat e zverdhura nga mosha dhe rreziku i molës, që nëpër dollapet e moçme mund të shfaqej frikshëm si vrimat mbi kartat e teshat e leshta.
Me durim të habitshëm, për orë të tëra, qëndronte si sqepar mbi letrat e ustait të vet duke prerë me kujdes të gjitha ato që nuk i duheshin treguar publikut. Kur largohej ngjante më i kërrusur se kurrë prej qëndrimit gjatë nëpër rafte të brendshme. Sytë i skuqeshin duke iu zvogëluar më shumë seç i kishte, si ato shkronja të vogla procesverbalesh mbi të cilat zvarritej gjarpërisht pa u lodhur, germë mbi germë.

Plaku po e shihte raftin me nënqeshjen e passyzeve. Fytyrën me lëkurën e varur nga rrojtja e shumtë e kish të dyllosur nga ngjyra e qëndrimit të gjatë në oda e zyra të pandriçuara prej diellit.
Si diçka e ndalur në hije të koshiencës së vet, qëndrimi në këto kolore e drita i kish mbetur fiksuar që në krye të herës kur drejtonte një godinë të tërë në cilësinë e kryeradhitësit të dokumenteve sekrete.
-Eh sa punë kishte atëherë, ofshau me nostalgji!
Në dhomën e madhe bëhej aq qetësi sa rrufitja e kafes së hollë pa sheqer brenda, ishte e vetmja shenjë jete që t’i vriste veshët në atë apartament pa njerëz e me shumë dyer. Nga oda ngjitur u dëgjuan hapat e fshehtë të së bijës së mbetur pas tij qëmoti, duke iu vërtitur rrotull si hije në ngjashmëri klonimi laboratorik.
I pëlqente ende kur i thoshin se e madhja i ngjante shumë, një lloj komplimenti që në të shkuarën ia kishin velur deri në neveri. Nuk e di pse atë s’e kishte lejuar të largohej me të tjerët fëmijë jashtë vendit, diku në kryeqytetet e pasura të Europës!
Djalin pothuajse e kishte harruar nga kurbeti i kahershëm vite më parë, mbetur diku i pamartuar në vetmi. Nuk e kuptonte as vetë zemërimin e brendshëm që ndiente kur ndonjë gazetë e shkëputur radhës shkruante disa fjalë për të. Cenimi i kësaj teme sa vinte e bënte më nervoz, diçka që e bezdiste duke e lënduar atje ku ai nuk deshte ta shihnin as në letra.
Ndërsa e vogla vajzë nuk mbahej mend kur u largua me një tregtar spanjoll, pa u kthyer as ajo pas porsi i vëllai.
Tani e vetmja e fëmijëve i vërtitej rreth sypërdhe, në heshtje të mistershme gjithnjë veshur me një palë pupa për të mos e shqetësuar të atin mjeshtër të fshehtësive, me të njëjtën fizionomi, a thua se lëkurën maskë të fytyrës sapo e kishin veshur, pas së cilës tepër vështirë të lexoje gjë.
Tej grilave të ulura të dritares filluan të dëgjoheshin lëvizjet e para të qytetit. Një udhë e madhe i kalonte metra të tërë larg dritareve të katit ku qe apartamenti i tij.
Dukej sikur ato zhurma i mbante të llogaritura larg vetes për të mos u implikuar në frekuenca zërash të cilave u trembej aq shumë.
Grilën e odës e mbante ulur deri në fikje si atëherë në zyrën skaj bulevardit të madh. Filxhanin e vendosi në tavolinë pranë makinës së shkrimit ‘Oliveti’, hodhi sytë mbi zarfet e radhitura stivë.
Ngjanin me bukët e sapodala nga furrëpjekja, të gjitha me adresa gazetash të besuara ditore që ua shiste me të njëjtin çmim, më të lirin, 30 lekë copa.
Tregtari plak pa orën, e dinte që mbas disa minutash ata do të trokisnin sipas radhës së paracaktuar në fragment të çdo pesë minuti, derisa stiva të firohej e gjitha.
Vendin e azhancave me letra të bardha, brenda të cilave flinin dokumente deri atëherë të rezervuara, do ta zinin një grusht monedhash, si tingull ironik i zhvlerësimit të tyre. Nuk i kishte shkuar më parë ndër mend pse llagapet e gazetarëve ‘Dossier’ ngjasonin ca me emra kafshësh shtëpiake e të tjera krijesa të egra që njeriu nuk mundi kurrë t’i zbuste në shërbim të vetes.

Biles dikush i futur rishtazi kishte emrin e një kryetari partie, yllkë, fatos a pioner nuk e sillte në mendje edhe pse sforcohej ta bënte hera-herës. Ndjeu dyshim, sepse kurrë nuk i kishte besuar spontanitetit, asaj që quhej rastësi. Ata hynin ashtu njëri pas tjetrit me një korrektesë të habitshme, a thua se e kishin kaluar tërë natën në ato shkallë të mermerta në ftohtësi të skajshme gri, në padurim të marrjes së porosisë për gazetat e veta.
Plakut ca nga shikimi e ca nga indiferenca ndaj tyre çdo rast po i dukeshin të gjithë shumënjakë, po aq të gjatë sa njeri e tjetri, tesha me ngjyra si uniformë, aq sa hera-herës dyshonte se hynte e dilte i njëjti, në trup e veshje të njëllojtë.
E bija i shoqëronte me ceremonial deri te tavolina, pas së cilës rrinte baba Plaku i sekreteve. Shihte monedhat tridhjetë lekëshe të gazetarit pastaj bënte një vënie në buzë aq të lehtë e të kursyer me mirënjohje të shtirur.
Rituali vazhdonte t’i pëlqente tregtarit plak, pavarësisht se shkuar u bënë muaj nga dita e shitjes së dokumentit të parë të nxjerrë nga kanapeja që i pëlqente kur e quante si gjithnjë, ‘dollapi qendror i pushtetit’.
Sapo fshihej pas derës hija e gazetarit të fundit, Plaku nxirrte nga xhepi i majtë shishen e vogël me alkool dhe ngordhte mikrobet në dorën e puthur prej buzësh të tulta e të thara, montuar në disa zgavra gojësh të frikshme.
I urrente të gjithë, edhe pse e vazhdonin shërbesën me besnikëri të pashpjeguar. Sidomos të vjetrin, Spiron e Dedesë, i cili për t’u mbajtur si dikur i kish llangosur flokët, por kurrizi i dalë shportë me rrudhat në maskë e nxirrnin aq qesharak sa i villej kur e shikonte në atë katandi.
Po këtë nakatosje ndiente në fyt sa herë i qasej pranë fytyra me vranga e Rakipit me syzet e tij miopike dhe surrati i l’byrur i Balliut. Megjithatë këto i kapërdinte brenda stomakut të ftohtë, sepse më shumë se çdo gjë tjetër kish kërkuar te shërbëtorët veset e cenet, pa të cilat nuk mund t’i mbante qenërisht lidhur pranë vetes.
Mbas heshtjes nga boshatisja e zarfeve në dhomë po përsëritej i njëjti ritual. Do t'i afrohej ajo e vetmja bijë që i kishte mbetur tregtarit me kërkesën e çdo pasikje të shkruesve të gazetave.
Nisjen e bënte pikërisht atëherë kur hapi i zbehur i artikullrrëmbyesit të fundit tretej poshtë shkallëve, një lloj fobie, sa vinte e bëhej më e dukshme me thellimin e rrudhave të moshës.
Ai e linte ta përsëriste ankesën e saj, më pas i kthente të njejtën resto të gatshme, paçka se i vinte si një lloj bezdie.
-Ba, ba... i afrohej më shumë në veshin e majtë nga dëgjonte më bindshëm.
-Prapë kaq lirë do t’i shesim!
Ankesën e shoqëronte me vërtitjen në duart e zbardhura pa gjak të paktave monedha, aq sa numri i gazetave që i botonin sekretet e të atit.
-Të paktën... dyfishoje çmimin, shih sa pak janë, duke i treguar të atit me dorën hapur që i dridhej nga emocioni monedhat e sapodala nga xhepat e gazetarëve, lënë bakshishe mbi suprinën e tavolinës pa gjurmë gishtash.

Ajo qëndronte me kokën e shikim gremisur pa guxuar ta shohë në sy të atin ogurzi, veprim që s’kishte arritur ta bënte as në fëmijëri, një lloj sjellje e pakërkuar, por e pranuar në heshtje prej babait.
Mori prej Plakut sërish të njëjtën përgjigje akull, ndaj me kurriz të kthyer nga dera u rrëshqit drejt korridorit të gjatë me shumë dyer, tashmë e fikur në hije.
-Aq meritojnë, mërmëriti me vete Plaku i sekreteve.
-Nuk ua ngre çmimin, s’dua t’i vlerësoj, me atë çmim do përfundojnë derisa historia të mbetet pa dëshmi të tjera.
-Kështu e meritojnë, nuk dinë të bëjnë shtet!
-I vetmi pushtet që ishte tani e kam të mbyllur në ato kanata rafti e përdita do t’ua jap me kosto të ulët derisa të sosen të gjitha kartat, dëshmit, dosjet, procesverbalet, fjalimet, filma e fotografi të retushuara.
-Shteti i tyre nuk do të mundet kurrë të shpëtojë prej letrave që unë i shes me tridhjetë lekë copën.
-Aty do t’u ngatërrohem në ligje e vese, pas shpine do më kenë gjithë jetën.
-Brenda jam në grupe e interesa, në klane e fise, krushqi e lidhje nga më perverset, do t’u shfaqem si ëndërr e keqe çdo natë.
E shoqëroi mendimin e mbrapshtë me nënqeshjen e vet karakteristike të cilën mezi ia vinte re dhoma ku ishte ngujuar prej motesh.
Mori hapësen e televizorit, shtypi fort një nga butonat më të konsumuar pa numër e ngjyrë. Sa ndriçoi ekrani, shumë shpejt u shfaq spikerja shtyplexuese me një stivë gazetash mbi tavolinën e studios së lajmeve.
Plaku vuri syzet me numër për larg, ngriti pak zërin duke kthyer lehtë veshin e majtë për të dëgjuar më mirë.
-Fillojmë rubrikën e shtypit për ditën e sotme, foli vajza me zë të saponxjerrë nga shtrati i natës.
E dinte tashmë përmendësh radhën e leximit të gazetave sipas oreksit të kohës e pushteteve, ndaj u tërhoq në pritje qetësisht për të dëgjuar pjesën e vet ‘Dossier’.
-Gazeta ‘Ballkoni’ hapet me titullin e madh; procesverbali i mbledhjes së byrosë politike…
-Gazeta ‘Dita Juaj’ vijon në faqen 16-17 intervistën e botuar dje të ish-drejtuesit të lartë…
Vajza lexuese e mëngjesit, me delikatesë kthente fletën tashmë të konsumuar dhe e vendoste me kujdes tjetrën sipas radhës e porosive.
-Gazeta ‘Peizazhi’ nesër boton për herë të parë letrën që kryeministri komunist i dërgonte të birit në... para se të vetëvritej, dokument i siguruar nga një ish-zyrtar i lartë komunist, për arsye etike, profesionale, emri i tij nuk bëhet publik...
Plaku sa herë dëgjonte këtë shënim redaksional nënqeshte me rrotullime shikimi skaj orendive të dhomës.
-Gazeta ‘Nesër’ boton çfarë i tha Ai Asaj para se… dokumente autentike të komitetit qendror të partisë së punës…gazetari ynë investigativ mundi t’i sigurojë ato...
-Kalojmë te gazeta tjetër ajo ‘99-të’.
-Fatosi divorcohet nga gruaja... nesër zbulojmë emrin e nuses së re... blijeni që ta mësoni se kush është dhe pse vjen nga Athina.
-Maskarai, imorali, kumarxhiu, shau me vete tregtari i moshuar.
-Gazeta ‘Teletajp’, vijoi ende e paçliruar nga përtesa spikerja e mëngjesit, boton pjesë nga rrëfimi i mjekut personal të diktatorit...
-Vemja, mërmëriti sërish Plaku i rrudhur në fytyrë, sikur të kishte pirë farmak sapo dëgjoi emrin e Jusufit, jatroit të sheqerit.
Kur folësja mbërriti te gazeta e fundit ‘Peizazhit Sport’, plaku tërhoqi shikimin në mjegullim pa ia ndarë sytë ekranit.
Vetëm fletët e sportit nuk kishin lajme nga ushqimi që tregtari i sekreteve u jepte përditë me racion nëpër zarfe disa gazetave të llastuara shërbëtore ndaj tij. Në ardhje të këtij momenti e kthente kokën nga ana e djathtë ku dëgjimi binte ndjeshëm e bëhej indiferent.
-Budallallëqe, foli me vete!
-Si ka mundësi që njerëzia merret ende me topa e gola!
U ndie i ngazëllyer nga ushqimi i konsumur prej gazetave, ushqim i gatuar prej tij, të hedhura dje në mëngjes nëpër zarfet e përmasave standarde ndër fletë të fotokopjuara.
-Ja kështu do ndodhë përditë.
-Këta e përtypin të parët dhe me botimin e tyre i shpërlahet truri miletit që nuk rron dot pa lajme.
Monologonte përsëri e përsëri me veten që tashmë po i rrinte përballë si hije me shpinën kthyer nga ekrani i televizionit...
- Çdo mëngjes do ta bëj, me tridhjetë lekë zarfin, derisa dollapi arkiv i pushtetit të boshatiset, bashkë me ngrehinën të zbrazet edhe truri i historianëve kaqolë.
-Historia nesër do flasë për mua, ajo do të japë të shkruar vetëm variantin tim të ngjarjeve, sepse unë nuk jam ai që mendojnë ata, diktatori i fundit... por presidenti i parë i zgjedhur me votë, ‘Presidenti...ia’!
- Askush s’do të ketë mundesi të krijojë versionin e vet të dëshmisë ndryshe!
- Askush, asnjë, vetëm unë, vetëm e imja histori.
Mbajti pak mendjen duke u kujtuar se mjekët ia kishin ndaluar të menduarit e kësaj natyre me mllef e inat. Priti t’i ulej ca pulsi i rrahjeve të zemrës nga shpërthimi i adrenalinës në nxitje ritmesh të pakontrollueshme.
Shtypi përsëri butonin e fshirë pa numër e funksion. Ekrani u mblodh në pikën e fikjes në pritje për të shpërthyer sërish në hapjen e orës 6 e 45 minuta të mëngjesit tjetër.
Heshtja qëndronte pezull në ambientin e pakndriçuar të odës ku rrinte Plaku i sekreteve. Nxori tespihet nga xhepi i xhaketës gri e hapur, e vetmja ngjyrë që i kishte pëlqyer tërë jetën dhe filloi t’i vërtisë nëpër gishta.
Kokrrat e lëmuara prej prekjes ishin në numër aq sa gazetat që botonin sekretet e tij, në të njëjtën madhësi, në të njëjtën ngjyrë dheu, me shkëlqim të lehtë nga fërkimi i tërkohshëm i mollëzave të gishtave akull pa jetë.
Rrinte përgjumur derisa binte mbrëmja dhe zhurmat jashtë fashiteshin. Priste natën, veç atë! Edhe kur të vdiste si hije do t'i qasej sërish dollapit arkiv të pushtetit, branda të cilit do gatuante të tjera racione për t’ua ndarë deri në frymë të fundit të vërtetat e tij me çmim fare të lirë, tridhjetë lekë të reja.
Në shkuarje të minutave ra në dremitje të cekët, duke mbajtur pas në koshiencën e vet dyshimin për çka kaloi dhe e pret.../ CNA
“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politi...
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në...
Ja pse prokurorët e SPAK-ut janë në një aksion heroizmi du...
Nga Baki Rexhepi Objektivi i kryesor i kësaj “lufte” duke...
Sheshi që i dha lamtumirën diktatorit 34 vite më parë!Shes...
nga Armand Shkullaku Tingëllon e pabesueshme, por Edi Ram...
Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fu...
Gazetari pranë Rilindjes, Baton Haxhiu, në një shkrim të t...
Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK ...
Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 ...
Relativizo sa të mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar...
Është e vështirë të besohet se bota nuk e ka konsumuar tas...
Andi Bushati në një shënim të tij te Lapsi.al, që mund ta ...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të shkruajë nga burgu gënj...
Ç’do kohë ka llurbëtyrën e vet. Ka pasur gjithmonë. Gjith...
Njoftimi për shtyp i GJKKO që provon se policia ka refuzua...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me një status ku tho...
Një sqarim i vogël për histerinë kolektive se kryetari i b...
Një përgjigje shteruese për Erjon Veliaj dhe Edi Rama ! Nga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...