SHTETI PARALEL, ELITA, REHABILITIMI
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...

Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pas vitesh të tëra përballje me korrupsionin, keqqeverisjen, skandalet, emigrimin masiv, krimin e organizuar, sistemin arsimor të dalë boje dhe pa harruar rivendosjen në shina të SPAK-ut, më në fund qeveria ka dhënë kurën për armikun që ka identifikuar e i kanoset vendit: Mbyllim TikTok-un!
Për të mirën e të gjithëve, vizioni i ri i qeverisë ka vendosur t’i japë fund këtij rreziku për 12 muaj. Deri më 2030 kush e di se sa rreziqe të tjera do të ç'rrënjosen!
Naivitet të pyesësh nëse kjo është një rastësi që ndodh dy muaj para zgjedhjeve.
Kurrsesi! Kjo është thjesht një përpjekje e sinqertë për të shpëtuar rininë tonë nga videot me kërcime, sfidat idiote, recetat për makarona me ton, nga ujqërit e fshehur në luginat e rrjetave sociale, dhe njerëz që janë bërë të famshëm duke qenë të sinqertë.
Kjo nuk ka të bëjë me faktin që Kryeministri nuk e ka audiencen e TikTok-ut me vete. Jo!
Në këtë vendim historik, si ato mendimet që në kohen e Enverit, kur ishim vetëm, ne sot, ndryshe, nuk jemi vetëm! Jemi në një shoqëri që na e kanë zili të gjithë:.
India (2020) e ndaloi TikTok-un se kishte probleme me Kinën.
Pakistani (2021) e ndaloi se po përhapte “imoralitet”.
Afganistani (2022) e ndaloi që të mos shpërqendroheshin njerëzit nga ligjet e sheriatit.
Jordania, Kirgistani, Nepali dhe Somalia; e ndaluan për arsye të ndryshme, kryesisht se duhej të ndalonin diçka.
Australia nuk e lejon për fëmijët nën 16 vjeç.
Kanadaja, Britania, Zelanda e Re dhe shokët e tyre evropianë e kanë ndaluar për punonjësit publikë në telefonat e punës, sepse çuditërisht, ata shkojnë në punë për të punuar.
Por, si gjithmonë, ne e bëjmë diçka ndryshe. Diçka model për botën.
Në Shqipëri, nuk e ndalojmë vetëm për nëpunësit, as për të miturit. E ndalojmë për të gjithë.
Se kjo është demokracia e vërtetë, sot e nesër, nesër e pasnesër, plot 12 muaj demokraci.
Ky është SOLIDARITETI: ose jemi të gjithë të lirë, ose të gjithë të bllokuar!
Më në fund, mund të flejmë të qetë! Shqipëria nuk ka më halle, përveç TikTok-ut.
S’ka rëndësi që një TikTok mund të ishte më i shpejtë për të treguar ndonjë skandal korrupsioni sesa ndonjë media e kapur.
S’ka rëndësi që shumica e të rinjve e përdornin për të bërë humor mbi realitetin që jetojnë.
S’ka rëndësi që vendimi ngjan më shumë me një “puc” dixhital sesa me një akt demokratik.
E rëndësishme është që, nga java tjetër nuk do të kemi më nevojë të shqetësohemi për algoritmat e TikTok-ut. Do të kthehemi tek argëtimet tona të vjetra, si p.sh:
Kundrimi i listave të kandidatëve për deputetë me shpresën se ka ndonjë emër që nuk ka lidhje me botën e krimit).
Shqyrtimi i premtimeve për ujë 24 orë, shëndetësia falas, legalizimet, hekurudhat, rrugët e lëna rrugëve etj etj
Praktika e vjetër trushpërlarjes dhe fikjes se trurit me edicione lajmesh vijon me intensitet.
Në fund të fundit, një vendim i tillë duhet përshëndetur! Sepse që nga data 15 Mars një Shqipëri pa TikTok, do të jetë vendi ku të gjithë jetojnë të lumtur, pa probleme, pa halle dhe mbi të gjitha… pa bezdisjen e një videoje që mund të na kujtojë se çfarë po ndodh në të vërtetë.
Pas 15 marsit, kushdo që do të lundrojë në një platformë të vërtetë, sugjeroj "sy m'sy", e cila do zgjerohet me rubrikat "vesh m'vesh", "krah m'krah", "nofull m'nofull", “dhëmb m’dhëmb”, gju m'gju"./ CNA
Midis organizatave që janë financuar nga Bashkia Tiranë dh...
Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë...
Nga Paulin Marku ish-kryetar i PD Lezhë 1.Kohët e fundit ...
Një shkrim nga diplomati francez Michel Tarran, Kryetar i ...
Në SPAK, Driant Zeneli ka shpjeguar se, si drejtor ekzekut...
Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën heti...
Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gab...
Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradikt...
A më mundëson një vendim më të mirë gjyqësor, kjo procedur...
Pozicioni i Engjëll Agaçit ishte deri dje ai nëpunësi më i...
Ka një përpjekje për t’i ikur të vërtetës mbi efektin glob...
Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori...
Çfarë gëlltitet më shpejt? Mandarinat e helmuara apo gënje...
Nëse do të shikonit ose dëgjonit sonte lajmet e televizion...
Ekziston një konsensus i gjerë në opinionin publik se SPAK...
Këto ditë është duke u zhvilluar një betejë për jetë a vde...
Ndenjur te poltroni i vet përballë televizorit u ndie në r...
“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politi...
Dje u bë publike strategjia e SPAK-ut për luftën ndaj krim...
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...