
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të kundërshtojnë, kanë gjetur një mënyrë. Mediat e korrupsionit të pushtetit, të keqpërdorurit e një kryebashkiaku në burg fillojnë relativizimin edhe sulmet. Pra nuk merren me thelbin, nuk merren me themelin e çështjes, pra korrupsionin e Erion Veliajt. Nuk merren me faktet dhe provat dhe veprat penale që ndodhen brenda përgjimeve.
Nuk merren me detajet siç janë tre dëshmitarët që përfliten dhe ndryshojnë qëndrimet. Nuk merren me gazetarët që përtej mbrojtjes së Erion Veliajt, kanë një problem të madh se paguhen prej tij apo vëllait të tij. Nuk merren me thelbin që është ndryshimi, manipulimi dhe falsifikimi i të vërtetës, siç është rasti me fjalën ndyrësirë.
Shpikja e lajmeve, mashtrimeve, siç është rasti i 2 milionë eurove të prokurorit Ols Dado e kështu me radhë, që dalin nga media anonime, pastaj artikulohen, bëhen opinione, mbahen qëndrime, gënjehet, mashtrohet. Atje ka vepra penale si shpifje në bashkëpunim, ndikim i paligjshëm në ato përgjime ndaj zyrtarëve të lartë, korrupsion aktiv dhe pasiv në privat e kështu me radhë. Nga ato përgjime, rrugës doli se Erion Veliaj kishte përdorur sende të palejuara, që e çon në një vepër penale tjetër. Rrezikon nga 5 vite burg e sipër.
Tani gjithë loja është bërë në një relativizim. Pra çfarë duan të bëjnë? Të thonë nuk kishte asgjë të re, sepse pritshmëritë ishin të mëdha. Më i veçanti është Andi Bushati. Ta lëmë mënjanë Mero Bazen dhe Carlo Bollinon se ata dihet se çfarë janë. Për më tepër Mero është kthyer në një këllirë mediatike tani. Carlo Bollino sa vlen e dinë të gjithë, është te fatura e inceneratorëve, është te përfitimet nga fonde publike, nga koncensione me qeverinë.
Të shkojmë te detaji i Andi Bushatit, relativizimi i çështjes. Lalzimi i SPAK-ut, thotë Andi Bushati, zëdhënësat e SPAK, sepse gazetarët dalin në oborr thonë kështu e thonë ashtu, na rrisin pritshmëritë. Në fakt po të rrish në kafe dhe llozhave tërë ditën, po të rrish restoranteve të hash dhe të pish dhe mos të punosh më gazetar, por ta krijosh opinionin duke dëgjuar Klodi Lalën, Glidona Dacin, Arsen Rustën, duke lexuar Klod Tomorrin, CNA-në, Elvi Fundon, patjetër që do dalësh dhe të tillë perceptim do kesh. Budallalliqe do flasësh sepse ke një opinion që e krijon nga raportimi. Vetë nuk ke më burime informacioni ose ato që ke i ke të lidhura me Mero Bazen, të cilat i jep si ushqim i burgosuri Erion Veliaj.
Në fakt, në rast se “lalëzimi” i SPAK-ut është dalja e vendimeve të Gjykatës të Shkallës së Parë, siç ishte vendimi i Erion Banit, apo tani dalja e përgjimeve që kanë shkuar në Apelin e GJKKO, të cilat i ka pasur në dorë dhe Andi Bushati, të paktën të parën. Dhe këto të dytat i ka ditur shumë mirë dhe Mero Baze dhe Carlo Bollino, diçka ndoshta ka lexuar dhe Andi Bushati dhe shokët e tij, që as vulën e gjykatës nuk kishin mundur ta detajonin, pra që të fokusoheshin.
Hall i madh është, sepse tregon që dhe nuk lexon apo merr një informacion përciptazi, e përtyp siç do ti dhe pastaj e hedh në treg. E në rast se “lalëzim” i SPAK-ut në marrëdhënie me publikun është se del Klodiana Lala, Glidona Daci, Arsen Rusta, del Keti Banushi e shumë gazetarë të tjerë të kronikës, Eni Ferhati e kështu me radhë, të cilët raportojnë nga dera e SPAK. Bëjnë intervista, marrin prononcime, kanë burimet e tyre, ky nuk është faji i gazetarëve, as faji i SPAK-ut, pasi përpara institucionit janë parkuar me dhjetëra media.
Gazetarët raportojnë, këtë punë kanë, ndryshe nga Andi Bushati që rri llozhave dhe holleve, e paguhet shumëfish më shumë për ato opinionet e tij çyryke, që fatkeqësisht ndonjëherë janë njësoj si të ushtarëve të grupit të struturuar kriminal në media, që komandën e merr nga burgu i Durrësit, i bën shërbimet dhe paguhet nga vëllai i kryebashkiakut. E në fakt, në rast se këta gazetarë bëjnë punën e tyre duke ndenjur në shi e në diell atje përpara duke mbledhur informacione, duke ia përcjellë publikut, me aq sa mundin, si munden. Ata Zoti i bekoftë, por të paktën kanë një ndryshim të madh, nuk janë as bashkëpunëtorët, as të paguar, as të përdorur nga një i korruptuar dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në media.
Nuk janë zëdhënësit e djallit, por janë gazetarët e së vërtetës, të cilët në fakt Zoti duhet t’i bekojë. Kurse ata që kanë zgjedhur të merren me relativizim, të sulmojnë gazetarët për punën e tyre, për raportimet e tyre, thjesht dhe vetëm kanë zgjedhur të jenë bashkëpunëtorë të djallit dhe asgjë më shumë se sa kaq./ CNA
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...