“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit!
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...

Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale dhe ka ngritur kauzën e humbjes për shkak të blerjes së votave nga mazhoranca.
Në fakt, të gjitha votat e opozitës janë aty, janë te partitë e vogla, janë te Lapaj, te “Mundësia”, janë te Dash Shehi, ndoshta dhe te PSD e Tom Doshit, janë votat e Partisë Demokratike dhe opozitës, janë edhe te Lul Basha etj.
Në fakt po t’i mbledhësh përqindjet e aktorëve politikë të partive të vogla, opozita është shumë pak vota pas mazhorancës, e cila ka 83 mandate, por kjo për shkak të përqindjeve dhe sistemit zgjedhor.
Le t’i kthehemi një detaji mjaft të rëndësishëm, asaj që u pa dje në Korçë, një turp publik i bërë nga një deputete, një tallje, një fyerje, nga një individ që rikthehet në Parlament vetëm me humbje duke nisur së fundi me Bashkinë e Korçës, garën për kryetare PD-je etj. Ka kandiduar për çdo drejtim politik, ka qenë dikur deputete, është rikthyer prapë, përçarëse, dhe dje vuri qershinë e saj mbi tortë.
Kur të gjithë demokratët në Shqipëri ishin të mërzitur, kur demokratët më shumë në Korçë ishin të dërrmuar, sepse nga frika prisnin me panik votën e emigrantëve se rrezikohej mandati i shtatë, po në Korçë, aty ku Partia Demokratike regjistronte më pak vota se në vitin famëkeq 1997, një kandidate e re, dikur deputete, dikur mblidhte tapete me furgonët e tatimeve, tani ishte rikthyer në Pallatin e Sportit.

Në sallë, ku ndodhej dhe një personazh shumë publik si Ilir Vrenozi, një djalë militant, plot halle, i drejtë, i ndershëm, i cili po festonte për mikun e tij Fidel Kreka, që po zgjidhej deputet.
Kishte të gjithë të drejtën e Zotit se është një individ i lirë, por ajo që ra në sy ishte deputetja dhe një grup njerëzish që e festonin fitoren e Fidelit, a thua se kishte fituar Partia Demokratike.
Partia Demokratike ka humbur në gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike është e dërrmuar në Korçë, ndërsa deputetja Ledina Alolli festonte në Pallatin e Sportit në Korçë sikur kishte bërë kërdinë në vota, sikur ishte fituese, sikur ishte triumfuese.

Ndaj kujt po fitonte Ledina Alolli, ndaj kujt po triumfonte? Me kë po tallej kjo zonjë, që në fakt sot ka marrë akuza edhe nga një kandidat tjetër në listën e hapur të Korçës, një i afërm i saj, siç është Kristiano Koçibelli.

Një djalë i ri, dinjitoz, që bëri një garë mjaft serioze.
"Përshëndetje miq,
Pas përfundimit të procesit të numurimit të votave edhe për kandidat, rezulton se unë kam marrë 5206 vota, kandidati I dytë më I votuar në qarkun e Korçes nga Partia Demokratike. Faleminderit nga zemra për çdo votë, për mbështetjen ndaj emrit tim, për besimin, për bisedat që kemi zhvilluar së bashku, për takimet me orë të gjata.
Dua ti kërkoj ndjesë familjes sime të cilës I kam munguar për gati 40 ditë, prindërve të mi të cilët mërziten dhe emocionohen nga garat që ne zhvillojmë.
Nga kjo fushatë mësova shumë, pashë një realitet tjetër që nuk e kisha menduar ndonjëherë, njoha njerëz të rinj dhe mbi të gjitha njoha më mirë ata që kam pas njohur me vite.
Gjatë gjithë fushatës u përpoqa të isha vetvetja, një njeri që bën garën me dinjitet, I rrethuar me njerëz me reputacion dhe të respektuar për komunitetin, fushatë pa fyerje dhe ofendime, fushatë ku synimi kryesor ishte të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike. Por jo të gjithë e bënë këtë si unë, ajo e listës së mbyllur çireshe në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur.
Miq, unë do vazhdoj të jem përsëri I njëjti, I dashur me komunitetim, I përkushtuar për Korcën dhe Shqipërinë.
5200 falenderime për secilin prej jush, jam mirënjohës në pafundësi për besimin e dhënë.
Përqafime", shkruante Kristiano Koçibelli në një status ditën e sotme.
Pse po festohet? Cili ishte gëzimi i Ledina Alollit? Se fundja Ilir Vrenozi është një njeri, një individ që përplaset me Ramën, flet në telefon me kryeministrin, e sulmon, e akuzon, ai i përgjigjet. Në fakt, Ilir Vrenozi ka bërë më shumë opozitë se Ledina dhe ata të tjerët të marrë të gjithë së bashku, por kjo ka pak rëndësi në këtë rast.
Ledina Alolli konsiderohet njeri politik, gjithsesi nuk do të thotë se merr mandat apo ke qenë deputet dhe kupton nga politika, mund të jesh edhe në rrethana krejt të tjera.
Lind një pyetje, si mundet të ndodhë që të hedhësh fishekzjarrë në “vdekje” politike? Si mund të ndodhë që kur merr më pak vota se në vitin ‘97, të festosh? Si mund të ndodhë? Kush ishte armiku? Ishte Kristiano Koçibelli, Andrea Mano, që Ledina e të tjerë akuzonin lart e poshtë, kauri i Niko Peleshit, Kristiano Koçibelli se s’na dëgjon dhe është një njeri i lirë? Edmond Spaho se duhej qëruar njëherë e mirë nga Korça se i kishte bërë ditët e tij, pa u hyrë të tjera fjalëve, akuzave, shpifjeve, fyerjeve, shantazheve që u janë bërë strukturave të Partisë Demokratike.
Për çfarë po festonte Ledina Alolli? Për këto vepra të saj? Për fitoren e saj në listë të mbyllur se në listë të hapur s’do të kishte dalë dot kurrë deputete? Për fitoren e Fidelit në listë të hapur, çfarë do bëjë Fidel Kreka në Parlament bashkë me Ledina Alollin? Do të kthejnë përmbys qeverinë?
Partia Demokratike është në një moment ekzistencial, e goditur, e copëtuar, e dërrmuar, kurse Ledina Alolli hedh fishekzjarrë. Po si mund të ndodhë? Fërkon barkun kur forca jote politike humbet, kaq shumë e urren, pasi e ka mjelë vite e vite pa ndalim.
Sa për hyrjen e saj e të ndonjë tjetri në Parlament, mirë është që demokratët mos të kenë pritshmëri të larta se kanë vajtur për hallet e tyre, se nga politika dinë aq sa dinte Ledina anglisht kur mbrojti masterin, me stilin e Kristalit të dikurshëm.
Asgjë s’ka për të bërë, shumë shpejt do të zhgënjehen demokratët. As kjo as ndonjë tjetër që pretendon se do të jetë Skënderbeu i radhës. E vërteta është se në Korçë u bë një turp. E vërteta e dytë është që sirenat kanë rënë, kanë kohë që bien, po s’ka pasur veshë t’i dëgjojë, sepse veshët e Ledinës dhe sytë e saj ishin te mandati personal, veshët dhe sytë e saj ishin te konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike për ta përçarë, për ta mbajtur peng.
Garoi për kryetare, humbi, doli me turp dhe pas turpit merr mandatin e deputetes. Tallet me 500 mijë demokratë, me votat e tyre duke hedhur fishekzjarrë ditën kur të gjithë ishin në zi, ndërsa Ledina harlisej në festën e saj të dështimit, pasi ndodh dhe kështu. Dështon 10 herë, dështon dhe të 11-ën dhe kur s’ke ç’bën fillon dhe feston./ CNA
Ledina Alolli duke festuar
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...