web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që i dhanë humbjen opozitës

20 Maj 2025, 14:30, Editorial CNA

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasuese me vitin 2021, por edhe 2017-ën, duke qenë me këmbë në tokë, na tregon se PD dhe opozita, përtej justifikimeve për vjedhje apo blerje votash, duhet të shohë realitetin e kutive.

Një realitet i kutive i cili vjen nga rezultati që ne lexojmë përtej akuzave.

LEXIMI I REZULTATEVE

Socialistët brenda vendit, pra në Shqipëri, kanë rreth 734 mijë vota dhe në krahasim me vitin 2021, PS ka rreth 34-35 mijë votues më pak. Pra, nga rreth 770 mijë të vitit 2021, në vitin 2025 ka rreth 735 mijë, një rënie prej 4-5%.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

PD dhe aleatët e saj ku përfshihet Partia e Lirisë PDIU dhe një tufë partish të tjera brenda vendit kanë marrë rreth 480 mijë vota nga rreth 620 mijë në vitin 2021. Këtu duhet të kemi parasysh një detaj, në vitin 2021 LSI garoi e vetme dhe rreth 620 mijë PD i kishte me aleatët e saj. Me gjithë votat e LSI-së, 110 mijë, opozita shkonte 730 mijë vota.

Ndërkohë që sot PD plus LSI plus PDIU është 480 mijë vota vetëm brenda vendit. I mungojnë rreth 250 mijë vota PD plus LSI nga viti 2021. Ky është një fakt, sipas rezultateve zgjedhore, që do të thotë ish-LSI, sot Partia e Lirisë, është kthyer “kashtë e koqe”, s’ka më asnjë votë.

Megjithëse në Tiranë ne mund të shohim një rezultat mjaft të lexueshëm për të kuptuar këtë katastrofë elektorale të Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës, pastaj të analizojmë edhe PDIU-në.

Ish-LSI, PARTIA E LIRISË, KATASTROFË ELEKTORALE

Partia e Lirisë ka marrë 2 mandate të sigurta në Tiranë, Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon dy mandate që të paktën duhet të sillnin në thesin e opozitës rreth 23 mijë vota sipas numrit të votave që i takon një mandati, pra rreth 11 mijë vota, 1 mandat.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Ndërkohë vetë Ilir Meta ka mundur të marrë rreth 7-8 mijë vota që ishte kandidati i tretë në listën e hapur.

Pra, të tre bashkë, në rast se edhe Ilir Meta do të fitonte, bashkë me dy kandidatët e mësipërm, duhet të kishin sjellë 30-40 mijë vota, vetëm në Tiranë, vota që mungojnë, nuk janë. Kështu ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Kështu ndodh dhe në Elbasan, ku LSI ka rreth 2000-2500 vota me një kandidat në listë të hapur dhe ka në listë të sigurt Edmond Haxhinaston.

PARTIA E LIRISË, PARTI E SHPARTALLUAR

Ish-LSI, sot Partia e Lirisë, është një parti e shpartalluar, pa vota, pa elektorat që pretendon se në 2021-shin ka 110 mijë vota, në 2017 ka 220 mijë vota, por në fakt PL ka në të gjithë Shqipërinë tashmë ndoshta më pak vota se partia e Vangjel Dules.

Edhe ky i fundit, PBDNJ, me një peshë elektorale në jug të Shqipërisë, në Korçë, në Gjirokastër, në Vlorë, nuk ka vota, thesin e ka bosh.

Kandidati i tij në Vlorë merr rreth 2 mijë vota, Dule del deputet i sigurt. Pra, nuk sjell dot as votat e një mandati deputeti.

Kështu, nga lista e hapur kandidatët e partive aleate të paktën të kishin marrë votat që u takonin për një kandidat në listën e sigurt për deputet.

LSI ka marrë vende të sigurta, PBDNJ ka marrë vende të sigurta, PDIU ka marrë një vend të sigurt në Tiranë dhe Shpëtim Idrizi në listë të hapur, rreth 2 mijë vota mori dhe vetë kreu i PDIU-së. Mesila Doda fitoi. Nuk i solli dot PDIU votat e një mandati në Tiranë.

Pra, po t’i mbledhësh votat e munguara të aleatëve, që janë, sipas pretendimeve të tyre, mjaft të mëdha, LSI me 3 mandate të sigurta edhe me 3-4 emra në listë të hapur, PDIU me një mandat të sigurt, 2-3 në listë të hapur, Partia Agrare Ambientaliste, PBDNJ, e kështu me radhë, janë rreth 100 mijë apo 150 mijë vota që i mungojnë Koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025.

PARTITË E VOGLA

Përtej aleatëve të Berishës, partitë në koalicion me PD-në janë edhe partitë e reja të vogla. Janë faktor elektoral i padiskutueshëm, të cilët treguan se me punë në elektorat mund të sigurohen mandate dhe vota.

Në fakt, janë vota që nuk janë përkthyer në aq mandate sa u takonin, por ato votat që u mungojnë aleatëve të Sali Berishës, që i mungojnë LSI, PDIU, PBDNJ, PAA, partive të vjetra të vogla apo votat që nuk mundi dot t’i merrte Dashi Shehi me Alibeajn apo vetë Lulzim Basha me një koalicion të shpifur, në përfundim, krahasuar me partitë e vogla të reja që dolën në këto zgjedhje, ka një ndryshim thelbësor.

E vetmja, tradicionalja, nga partitë e vogla të vjetra, që ka mundur të rezistojë dhe të marrë vota është PSD, që ka bastion Shkodrën dhe ka siguruar rreth 50 mijë vota vetëm brenda vendit.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Por, pas saj, Partia "Mundësia" e Agron Shehajt, një parti e re, në një periudhë të shkurtër siguron rreth 44 mijë vota brenda vendit.

Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet", ku janë bashkuar Lapaj me Endri Shabanin, ka siguruar rreth 50 mijë vota brenda vendit.

Pra, jemi përballë faktit se dy parti të reja, Partia "Mundësia" dhe "Nisma Shqipëria Bëhet", kanë rreth 100 mijë vota, duke marrë edhe "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorit, janë rreth 120 mijë vota.

Kështu, në total të votave të aleatëve dhe votave të munguara, gjenden atje, janë në kuti.

Socialistët nuk kanë marrë më shumë vota se në 2021-shin, socialistët kanë rreth 34-35 mijë vota më pak se në 2021-shin.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Problemi qëndron te PD-ja, te aleatët e saj dhe partitë e reja.

Aleatët e PD-së, partitë e vogla që janë aleate me PD-në, që janë të vjetra në fakt po aq sa PD-ja, siç LSI e kthyer në Parti Lirie, PDIU, PAA etj., dhe disa parti të vogla që kanë vetëm kryetar dhe nuk mbushin një taksi me vota e jo më një furgon, nuk kanë çuar asnjë votë te PD-ja, e cila ka rreth 480 mijë vota në vitin 2025. I mungojnë votat e aleatëve brenda koalicionit.

Ndërsa partitë e vogla të reja të dala nga këto zgjedhje kanë bërë kërdinë me vota. Flasim për Partinë Mundësia, për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, me rreth 50 mijë vota, dhe po të shohim edhe Lulzim Basha me Dashamir Shehin brenda vendit kanë marrë rreth 25 mijë vota.

Koalicioni Euroatlantik ka rreth 20 mijë vota në të gjithë Shqipërinë dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka rreth 5 mijë vota.

Pra, rreth 25 mijë vota janë këto dy segmente të vogla që mund të quhen emra të vjetër të fshehur në parti të reja.

Aleatët e pavlerë të PD-së dhe partitë e vogla që

Votat janë aty, por janë shpërndarë, te partitë e reja të vogla dhe partitë e vjetra të vogla në aleancë me PD-në nuk kanë mundur të çojnë në thesin e PD-së asnjë votë.

Kanë marrë emrat në listën e sigurt dhe e kanë fjetur mendjen. Kjo është ajo që ka ndodhur.

Partia e Lirisë nuk ishte në fushatë, PDIU është një parti e shpartalluar, që kanë një peshë elektorale, partitë e tjera janë emra individësh që mund të marrin ndonjë furgon me vota, apo a e mbushin a s’e mbushin dot një autobus me vota.

PARTITË E VOGLA ALEATE ME PD-në, TË DËSHTUARA

Këto zgjedhje treguan se partitë e vogla aleate me PD-në tashmë janë të shpartalluara, të shpërfytyruara, të dështuara.

Dhe, zgjedhjet e 2025 konfiguruan disa parti të reja, të cilat duken të vogla, por që kanë marrë një numër të madh votash dhe për shkak të formulës dhe sistemit zgjedhor kanë më pak mandate, por plaga e opozitës qëndron te partitë aleate dhe partitë e reja të vogla.

Këtu është bërë diferenca e votave, është edhe një nga çelësat kryesorë të suksesit të socialistëve, të cilët të vetëm kanë mundur të marrin më shumë vota sesa PD dhe aleatët, votat e të cilëve më pas janë copëtuar te partitë e reja që në fakt në fund i kanë shërbyer suksesit të kryeministrit Rama, i cili me partinë e tij me më pak vota se në vitin 2021 ka marrë 9 mandate më shumë duke shkuar drejt një koalicioni kushtetues./ CNA

 





16:07 Editorial CNA

Humbje therëse

Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...

15:25 Editorial

"Per Jorida"

Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...

Lajmet e fundit nga