
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët e mediave, lidhjet me pushtetin, korrupsioni mediatik etj., por kur shikon raste si ky i gazetarit të “EU Reporter”, editori Colin Stevens, që na bën për të qeshur, thua sa i mirë është shtypi në Shqipëri.
Dhe, në këtë rast, me një qëllim po krahasoj Colin Stevens të “EU Reporter” me gazetarin Isa Myzyraj të “Ora News”, kolegun, i cili u tregua shumë profesional dhe i dërgoi disa pyetje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me “EU Reporter”, pse kjo media duhet të bënte atë publikim kafkian, e kishte bërë me pagesë apo jo.
Në fakt, erdhi përgjigjja e parë ku thuhej se ishte studioja ligjore që e kishte nxjerrë këtë shkrim.
Pra, nuk ishte një letër publike e kërkuar nga “EU Reporter” te nëna e Erion Veliajt, te Shqiponja, se po ta kishte kërkuar “EU Reporter” intervistën me nënë Shqiponjën që na ka lexuar Kafkën kur ka qenë kaptere ushtrie në kohë të diktaturës, diçka do të kishim parë.
Por, pamë një letër që duket qartësisht e servirur nga një studio ligjore e pranuar vetë nga Colin Stevens, editori, i cili më pas përgjigjet për gazetarin Isa Myzyraj në një formë që na bën për të qeshur.
Së pari, bie vetë në kontradiktë dhe thekson se Erion Veliaj mbahet në burg pa vendim gjykate.
Ndoshta e kanë gënjyer, nuk ia kanë thënë, por le t’i mësojë disa të vërteta gazetari që na bën për të qeshur.
Ai thotë se i është dhënë materiali nga një studio ligjore prestigjioze dhe e besueshme, por kjo studio ligjore është në konflikt të pastër interesi se mbron njërën palë dhe që të ishte profesionale në gazetari do të duhej minimalisht të ishte pyetur pala tjetër, SPAK-u, zëra të pavarur apo kritikë të Veliajt.
Dhe, thelbi është se në letër apo dhe në bindjen e Colin Stevens, editorit të “EU Reporter”, thuhet se Erion Veliaj mbahet në burg pa gjyq.
Janë që nga masa e sigurisë te verifikimi i saj dhe deri te vendimi i Gjykatës së Apelit.
Janë dhjetëra vendime të tjera deri tani që kanë shkuar deri në Gjykatën e Lartë për Ajola Xoxën, për personat e tjerë të përfshirë, për masat e sigurisë etj., nga të cilat asnjëherë nuk kanë fituar Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Asnjë të vetme, por ka fituar drejtësia. Thuhet se Erion Veliaj është në burg pa vendim gjykate, GËNJESHTRA MË E MADHE, PO E RIPËRSËRISIM!
Askush nuk ka asgjë me studion ligjore, por studioja ligjore ka marrë paratë.
Merr paratë, publikon shkrime, bën propagandë sipas kërkesave që i vijnë nga klienti i saj.
Pse, çfarë është një media si kazanët e Erion Veliajt dhe Edi Ramës që i urdhëronte me telefon nga burgu që të shkruajnë të pavërteta, të thonë gënjeshtra?
Sepse kjo është një gënjeshtër që Erion Veliaj është në burg pa vendim gjykate.
Dhe, gazetari Isa Myzyraj në këtë rast jo vetëm qëndron shumë më lart se një koleg i tij i huaj në një ishull, por tregon edhe vlera dhe parime e pyet profesionalisht, merr një përgjigje dhe e nxjerr zbuluar dhe na jep një gazetar që bën për të qeshur.
Përtej materialeve që ne nxorëm nga AI nga një analizë që i bëmë vetë tekstit të shkruar, rezulton dhe e pranuar edhe vetë nga kryeredaktori i “EU Reporter” që letra është e çuar nga studioja e tij ligjore, pra nuk e ka kërkuar vetë “EU Reporter”.
E dyta, materiali përmend gjëra që janë të pavërteta, siç është vendimi i gjykatës dhe e fundit ku e verifikoi kryeredaktori i “EU Reporter”-it se letrën e ka shkruar Shqiponja dhe jo Erion Veliaj në burgun e Durrësit dhe më pas ia ka servirur studios ligjore, e cila e ka çuar tek “EU Reporter” ku ka gjetur hapësirën për ta publikuar me apo pa pagesë.
Ndaj dhe në fakt në këtë rast “EU Reporter” është fiks si ato televizionet dikur kur në një lokal kur shikonin live dhe i binin telefonit dhe thoshin Mandi nga Shijaku përshëndet Colin nga Rrogozhina me këngën e Mandit të Nishtullës.
Se tani vetëm Mandi i Nishtullës ka mbetur pa dalë dhe disa këngëtarë që të kërkojnë lirimin e Erion Veliajt para Gjykatës së Lartë.
Ndaj dhe gjithçka që ka bërë “EU Reporter” është thjesht për të qeshur dhe gazetari Isa Myzyraj duhet falënderuar që na e zbërtheu kaq lehtësisht këtë skemë me një e-mail duke na treguar se edhe përtej kufijve të Shqipërisë ka gazetarë edhe më ku thërret qameti se shumë nga mediat e pushtetit të korruptuar të Shqipërisë./ CNA
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...