web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flakët dhe tymi i Elbasanit na tregojnë një hajdutëri

2 Korrik 2025, 10:38, Editorial Elvi FUNDO

Flakët dhe tymi i Elbasanit na tregojnë një hajdutëri

Nga Elvi Fundo

Rreth 25 milionë euro u investuan për një incenerator në Elbasan. U bënë shumë deklarata, shumë beteja. Gjithçka ka filluar në dhjetor të vitit 2014, kur qeveria shqiptare, gjoja në emër të një koncensioni, që në fakt ishte një investim 4-vjeçar për ndërtimin e një inceneratori në fushën e mbetjeve të Elbasanit.

Elbasani e ka pasur gjithmonë një gangrenë ndotjen e mjedisit, edhe për shkak të Metalurgjikut, por tashmë ishin plehrat që ishin kthyer në një shqetësim të madh.

Një projekt që merret nga një kompani me zero lekë. Fantazmë që lind nga hiçi. Për të gjithë ata që nuk e dinë, kompania fituese e një investimi prej 24 milionë eurosh të shtrirë në 4 vite, kishte zero lekë.

Krijohet kompania "Albtech" me administratore dhe pronare shtetasen Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të famozit Mirel Mërtiri, "trurit" dhe kryeskenaristit të inceneratorëve që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë.

Pas saj fshihet jo vetëm Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, por me akuza të shumta kanë qenë edhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri Damian Gjiknuri. Të dy kanë qenë në poste mjaft të rëndësishme, kur është ndërtuar inceneratori i Elbasanit.

SPAK ka bërë hetime. Ka marrë si të akuzuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Por flakët e sotme, përtej zyrtarëve, ministrave të akuzuar, të fajshëm e të pafajshëm, na tregojnë se çfarë ka qenë një krim, një vjedhje, një hajdutëri, në një projekt të keqmenaxhuar, të keqpërdorur.

Mund të quhet një mashtrim që i është bërë shtetit. Sepse sot, 11 vite pas firmosjes së kontratës, në Elbasan plehrat digjen ende.

Çdo justifikim që jepet, jo po atje ndodhet inceneratori, po kemi bërë një Sh.a., po duhet vënë në punë, po nuk ndizet se nuk punon impianti elektrik, po ka defekt kjo, po ka remont.

Këto janë thjesht dhe vetëm gënjeshtra!

Elbasani kishte male me plehra. Edhe sot ka male me plehra!

Sot në Elbasan plehrat po digjen sërish. A ka mundësi të mbajë dikush përgjegjësi për këtë fakt?! Përtej personave nga "A"-ja te "Zh"-ja, zyrtarucët e vegjël?! (LEXO KETU)

Sepse problemi nuk fillon e mbaron tek Elbasani. Në një katastrofë mjedisore po shkon edhe Tirana. Në Fier nuk ka përfunduar inceneratori.

A mundet kjo qeveri, ky shtet, të bëhet i përgjegjshëm, të shkojë dhe të investojë ato para që duhen në Elbasan dhe ta vendosë në punë atë incenerator? Apo ta hedhë në erë dhe të bëjë një landfill, që të mos digjen më plehrat në Elbasan?

Të shkojë në Fier të investojë dhe ta përfundojë atë incenerator. Ta marrë në dorëzim, ta investojë.

A të shkojë në Tiranë me nxitim dhe ta ndërtojë vetë atë inceneratorin që mungon e që duhet?

Ato para që kanë ikur, kanë ikur. Shteti duhet të luftojë t’i kthejë. Duhet të marrë përgjegjësit t’i fusë në burg, t'u sekuestrojë pasuritë dhe gjithçka tjetër që kanë.

Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e të tjerë me radhë. Por më e rëndë është plaga mjedisore që ekziston sot dhe flaka e tymi i Elbasanit “ulërasin”.

Pas 11 vitesh, asgjë nuk është zgjidhur dhe është edhe më keq se më parë. Ky është thelbi i inceneratorëve, përtej hajdutërisë dhe makutërisë së disa mashtruesve, hajdutëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pushtet e media./CNA

 





15:18 Editorial Ditmir Bushati

HUMBJA E LIBERALIZMIT

Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...

12:16 Editorial Elvi FUNDO

Edi Rama I

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...

Lajmet e fundit nga