
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Veliajn, disa ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë filloi "kënga" në media.
Filluan me "EU Reporter", ku nxirret nënë Shqiponja, nxjerr një letër gati nga studioja ligjore, nga fëmijët, do të dalin deputetë, eurodeputetë, këshilltarë, dreq e shejtan, që të na mbështesin "zdromsin" e të na sulmojnë drejtësinë e re, se na e paskan rrëmbyer një hajdut dhe na e kanë futur në burg! BE duhet të ulërasë se një hajdut me kollare është në burg dhe nuk e lënë të punojë që të vjedhë. Qesharake dhe banale sa vetë historia e Erion Veliajt në politikë.

Një letër nënës së kryebashkiakut të prangosur Erion Veliaj, zonjës Shqiponja, e publikuar në media "EU Reporter", duket një letër e përgatitur nga përfaqësuesit ligjorë, ku shprehet se ka dhimbje të madhe se djali i saj është në burg, duhet të na flasë BE, pse po mbyllin sytë përballë vlerave mbi të cilat është ndërtuar. Patjetër që nënës i dhemb për fëmijën, por djali i saj është një hajdut me jo pak, por 14 akuza në 4 nene të Kodit Penal dhe rrezikon deri në 15 vite burg. BE nuk është ngritur mbi parime hajdutësh, të korruptuarish, që firmosin pagesa për gruan, apo i ndërtojnë rrugë në troje ku do të ndërtohen pallate. Nuk u ndërtua BE mbi 850 mijë euro brekë që vinin nga hajdutëritë e skemat e pastrimit të parave.
Në qoftë se Erion Veliaj lihet i lirë, me gjithë ato shkelje ligjore, sistemi i drejtësisë në Shqipëri jo vetëm nuk është reformuar, por ka ikur, siç thotë populli, "për lesh". Sepse bien parimet e themeleve të BE-së dhe një hajdut del i lirë.
Në fakt, përtej nënë Shqiponjës, që e ka marrë malli për djalin e saj, ajo ka një fat. Ka një mundësi dhe mund të shkojë ta takojë atje ku ai qëndron, në paraburgim. Ndërsa nëna e Ardit Gjoklajt, i cili ka humbur jetën në landfillin e Sharrës në verën e vitit 2016, nuk e shikon dot djalin e saj, as babai apo famijarët e tij. Arditi u mohua, u përdorën skema e skenarë me vendime gjykate për të thënë se ishte hedhur në landfillin e Sharrës, pra ishte vrarë diku jashtë dhe familjarët e tij thoshin se punonte atje.
E shtypi traktori, mjetet që punonin në Sharrë. Ishte fëmijë. Ishte i mitur dhe nëna nuk e ka më atë fëmijë, as babai. Nuk i shkruajnë dot ndonjë letër, apo të shkojnë ta takojnë në burg si nënë Shqiponja. Nuk e kanë pas hekurave. Do të donin ta kishin gjallë dhe të luteshin për procese drejtësie. Nuk do t’i ndihmonte ndoshta një avokat. Nuk do të kishte studio ligjore të paguara me miliona e miliona euro. Nuk do të kishte këshilltarë kryeministrash britanikë, studio ligjore në Angli, apo lobuese në Amerikë, të paguara qindra mijëra euro.
Nuk do të ndodhte siç po ndodh me nënë Shqiponjën, e cila qan djalin e saj dhe hallin që e ka zënë. Por fatkeqësisht djalin ia kanë kapur si hajdut dhe e ka gjallë në burg, kurse Ardit Gjoklaj nuk jeton më nga viti 2016.
Nënë Shqiponja është një grua e fortë, ajo ka qenë ushtarake në kohën e partisë me shumë komisarë. Atëherë partia i mësonte bijtë e saj me parime dhe vlera. Ndoshta kohët ndryshuan dhe Erioni nuk mësoi ato që i tha nënë Shqiponja. Por ajo duhet t'ia mësonte.
Nënë Shqiponja duhet t’i fliste djalit të saj edhe kur u bë politikan e hajdut. Kur sulmonte, shpifte e akuzonte. Kur gënjente e bënte korrupsion. Mund dhe duhet t’i thoshte nënë Shqiponja djalit që vetëquhej zdroms: “Mos vidh mor bir! Mos bëj korrupsion mor bir! Mos i jep mundësinë gruas të blejë 850 euro brekë mor bir!”
Duhet t’i thoshte: “Kujdes mor bir, kujdes me punës se mos vriten fëmijët! Dhe mos i vrit së dyti duke pasur pushtet”.
Duhet t’i thoshte: “Kujdes mor bir me policinë bashkiake! Mos i rrih nënat e shkreta, plakat e shkreta që shesin për t'u ushqyer. Kujdes mor bir, mos i tërhiq zvarrë nënat në rrugë, mos i dhuno ato gratë që shesin në trotuar”.
Duhet t’i fliste nënë Shqiponja të birit, të mos ishte ai famëkeqi që është, ai hajduti që është kapur me fakte dhe prova.
Duhet t’i fliste të mos përdorë mediat për të kërcënuar e shantazhuar gazetarë, media, gjyqtarë, prokurorë. Duhet ta edukonte djalin e saj të mos ishte një copë hajduti, me një grua që blen 850 mijë euro brekë, siç thonë vemiet mediatike të Erion Veliajt.
Nënë Shqiponja duhet ta mësonte djalin e saj të ishte i dhimbshëm, të mos e mohonte Ardit Gjoklajn. Nënë Shqiponja duhet ta mësonte djalin e saj se me paratë e vjedhura të inceneratorëve, për të mbajtur propagandën mediatike, u varfëruan xhepat e shqiptarëve.
Ndoshta nënë Shqiponja është mirë e bukur, jeton në punën dhe hallet e saj, por Ardit Gjoklaj, i cili nuk harrohet, është në dhé, teksa nëna e babai i tij nuk e takojnë dot.
Kurse Erionin, edhe pse nuk e edukoi dot, nënë Shqiponja mund të shkojë ta shikojë në burg, përpara se të dalë dhe të publikojë shkrime apo letra të përgatitura nga studiot ligjore, për të ushtruar presionin e fundit ndaj Gjykatës së Lartë.
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...