Raporti: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagjja në lagje, nga betoni
Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë m...

Pas publikimit të një artikulli nga "EU Reporter", ku theksohej se kryebashkiaku i Tiranës mbahej në burg pa akuzë, pas reagimit nga CNA dhe nxjerrja e të dhënave apo komenteve që bënte Inteligjenca Artificiale, gazetari i “Ora News”, Isa Myzyraj, i është drejtuar me letër Colin Stevens, botuesit dhe kryeredaktorit të "EU Reporter".
Gazetari Isa Myzyraj e ka pyetur kolegun e tij Colin Stevens, i cili i është përgjigjur se nuk është një shkrim gazetaresk, nuk është investigim, nuk është shkrim profesional, është çuar në redaksi nga një studio ligjore.
Pra, vetë botuesi dhe kryeredaktori i "EU Reporter" pranon se ky shkrim nuk ka lidhje me gazetarinë, investigimin, por është thjesht një PR i bërë për Veliajn, i cili më datë 8 korrik ka seancën në Gjykatën e Lartë dhe ka nisur luftën ashtu siç ka bërë më herët pas arrestimit ndaj tij, një fushatë sulmesh mediatike ndaj prokurorëve, duke përdorur mediat e paguara nga inceneratorët apo ato të paguara prej tij dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.
Më poshtë gjeni shkrimin e Isa Myzyrajt dhe përgjigjen e botuesit dhe kryeredaktorit të "EU Reporter":
Më 30 qershor 2025, portali "EU Reporter", me seli në Bruksel, publikoi një artikull me titull:
“Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months”, një titull që ngrinte pretendime të rënda për ndalimin pa akuza të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që çështja ndaj tij ndodhet ende në hetim aktiv nga SPAK-u dhe në duart e drejtësisë shqiptare.
Në përgjigjen e tij zyrtare me e-mail, Colin Stevens, botues dhe kryeredaktor i "EU Reporter", pranoi se:
“Artikulli nuk ishte rezultat i një hetimi të pavarur nga redaksia jonë. Ai përbëhej nga një letër e hapur nga nëna e z. Veliaj, e shoqëruar me një raport ligjor të përgatitur nga studioja ligjore Mishcon de Reya.”
Në thelb, artikulli i publikuar si një tekst informues nuk përmbante asnjë burim të verifikuar në mënyrë të pavarur nga vetë media. E pyetur nëse kishte kërkuar një reagim nga SPAK-u apo gjykatat shqiptare për të ofruar një paraqitje të balancuar të ngjarjes, përgjigjja ishte:
“Jo, nuk iu drejtuam institucioneve shqiptare për koment në atë fazë.”
Kjo është një shkelje serioze e parimit bazë të balancës dhe verifikimit të fakteve, thelbësor për çdo raportim etik në gazetari. Kur një media publikon pretendime të rënda pa dëgjuar palën tjetër, ajo nuk ndihmon në informimin e publikut, por ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e një procesi gjyqësor që ende nuk ka marrë formë përfundimtare.
Legjitimimi përmes emrit të një studioje avokatie
Në përpjekje për të justifikuar publikimin, Stevens shkruan:
“Informacioni na u ofrua nga Mishcon de Reya, një nga firmat më të njohura ligjore në botë për të drejtat e njeriut. Kjo na dha siguri për kredibilitetin e shqetësimeve të ngritura.”
Por reputacioni i një studioje avokatie nuk mund të zëvendësojë standardet themelore të verifikimit gazetaresk.
Avokatët përfaqësojnë interesat e klientit, jo të së vërtetës objektive dhe çdo pretendim i tyre duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit profesional nga gazetarët.
Një letër emocionale në vend të gazetarisë
Pjesë qendrore e artikullit ishte letra e nënës së Erion Veliajt, një tekst emocional që apelon ndaj publikut për mëshirë dhe ndërhyrje. E pyetur nëse u diskutua etikisht ndikimi i këtij publikimi në një proces ende të hapur gjyqësor, "EU Reporter" thotë:
“Po, pati diskutim redaksional. Vendosëm ta botojmë duke besuar se interesat publike për të drejtat e njeriut dhe proceset gjyqësore tejkalonin shqetësimet.”
Por një letër nga një familjar nuk përfaqëson as investigim, as analizë dhe as raportim. Në mungesë të burimeve alternative, kjo shndërrohet në instrument presioni publik ndaj sistemit të drejtësisë./ CNA
Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë m...
UKT njofton se për shkak të difektit në linjën e transmeti...
Psikiatri Neli Demi tha se rasti i abuzimit të 12-vjeçares...
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensione...
Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur ...
Këtë të mërkurë u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xia...
Policia dhe Tatimet kanë kryer një aksion pranë zyrave qen...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e njohur si ‘Prita’ e Z...
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër z...
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi rastin e ab...
Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Elbasan, Blendi H...
Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipëris...
Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, k...
Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse në l...
Nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi ka paralajmër...
Prej ditës së djeshme landfilli i Elbasanit është përfshir...
CNA, dje ka bërë një shkrim në lidhje me një raportim ...
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...