web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Thirrja e Ndregjonit: Jo urrejtjes klasore ndaj të përndjekurve politikë

2 Korrik 2025, 14:42, Aktualitet CNA

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Thirrja e Ndregjonit: Jo urrejtjes klasore

Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të partive politike, ambasadorëve në Tiranë, kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

Në thirrjen e tij, Ndregjoni bën thirrje për mosurrejtje klasore ndaj të përndjekurve politikë dhe ta votojnë si kandidaturë. 

THIRRJE E SHOQËRISË CIVILE, TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË PËR ZGJEDHJEN E AVOKATIT TË POPULLIT!

“JO URREJTJES KLASORE” NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË!

Shoqëria shqiptare po kalon ditë të vështira nga mosfunksionimi i demokracisë dhe nga arroganca e klasës politike, e cila nuk pati kurajën as ndërgjegjësimin moral që t’i përcillte shoqërisë një sistem vlerash, por ndoqi rrugën e marrjes së pushtetit duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke forcuar pushtetin absolut që shkel Kushtetutën e vendit dhe prish ekuilibrat e shoqërisë, duke përçuar urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë, e në veçanti ndaj antikomunistëve shqiptarë që nuk pajtohen apo nuk i nënshtrohen diktatit diktatorial të kësaj politike postkomuniste. Të përndjekurit politikë e kanë paguar me gjak lirinë e tyre duke mos iu nënshtruar diktaturës dhe Partisë Komuniste, as edhe kësaj politike tipike e imituese të diktaturës për tri dekadash.

Kushtetuta është ligji themeltar i vendit dhe esenca e këtij ligji është mbrojtja e jetës, lirisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Kemi tri dekada që në institucionet Kushtetuese nuk lejohen dhe nuk promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. Nga familje fisnike që i kanë dhënë këtij kombi pavarësinë, shtetin, që kanë demonstruar vlerat e larta të humanizmit dhe qëndresës ndaj diktaturës më shumë se çdo komb tjetër në Europën e Pasluftës së Dytë Botërore.

Gjatë 35 viteve janë promovuar dhe kanë drejtuar këto institucione individë që i kanë shërbyer diktaturës, ose kanë lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar me diktat nga forca e të pasurit pushtet.

Sot fatkeqësisht të gjitha institucionet kushtetuese drejtohen nga të privilegjuarit e diktaturës. Ish-gjyqtarë, prokurorë, hetues, operativë sigurimi. I vetëm vend në Europë që pati një diktaturë kriminale dhe një bilanc tragjik të humbjeve të jetëve njerëzore, në të cilin këto krime makabre nuk u dënuan. Partitë politike në Shqipëri anashkalojnë Kushtetutën, ndalojnë të drejtën e antikomunistëve të konkurrojnë dhe të drejtojnë institucionet kushtetuese. Institucionet kushtetuese janë të shqiptarëve, jo të politikanëve dhe interesave të tyre për pushtet. Vendimet politike që shkelin Kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që u mbijetuan krimeve komuniste.

Siç po veprohet edhe tani me kandidaturën për Avokat të Popullit.

Mazhoranca e majtë trashëgimtare e PPSH që kreu krime deri në zhdukje kufomash, me një bilanc prej 6000 shqiptarësh të zhdukur dhe që nuk kanë një varr, e ka kthyer parlamentin në një institucion noterial për të luftuar antikomunistët, kundërshtarët politikë, siç janë të përndjekurit dhe të burgosurit politikë të Shqipërisë. Këtu kemi të bëjmë me “një terrorizëm shtetëror të markës shqiptare që nuk dënon krimet e komunizmit”, por arrin deri aty që të mos lejojë që këta antikomunistë të drejtojnë institucionet e vendit.

Kemi 35 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh, të mbijetuarve të diktaturës. E kundërta, ne, kësaj urrejtjeje iu përgjigjëm me paqe.

Si mundeni zoti Kryeministër ta shkelni Kushtetutën vetëm se për këtë post kandidon një ish-i përndjekur politik që nuk është militanti juaj dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut prej 35 vitesh në fushën e përndjekjes politike, një personalitet me përmasa kombëtare që nderohet nga institucionet ndërkombëtare për mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe lirive të njeriut?

Një personalitet që e pret dhe e nderon Shenjtëria e tij Papa Françesku, në Vatikan,

Një “Marting Luter King” shqiptar, që për 35 vite rresht nuk hesht për dokumentimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit e mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të përndjekurve politikë shqiptarë,

Një personalitet që respekton mendimin ndryshe e lufton hakmarrjen dhe për tri dekada ka përçuar paqen!

Ju drejtohemi juve si drejtues i mazhorancës së majtë zoti Rama, a do të ndiheshit të qetë ju nëse ne do të kishim pushtet dhe do të urrenim si ju?

Nëse doni të mbroni moralin, doni paqen, dënoni urrejtjen, votoni për Avokat të Popullit kandidaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, aktivistin e shquar në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut për tri dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrenjtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmijët e saj. Djalin e një luftëtari antifashist të vitit 1939, qëndrestarit antikomunist që përballoi torturat çnjerëzore të Sigurimit të Shtetit dhe që u dënua me 17 vite burg politik si agjent anglo-amerikan. Nipin e tre të pushkatuarve dhe dy të mbytur në hetuesi që sot nuk kanë një varr. Votoni përfaqësuesin tonë, misionarin e palodhur për gjetjen e 6000 të pushkatuarve të vrarë nga partia paraardhëse e juaja, Besim Ndregjoni.

Urrejtja e çon shoqërinë në konflikt civil, duke i mohuar të drejtën e zgjedhjes.

Ju mund të urreni si individ, por si Kryeministër juve nuk ju lejohet!

Kush përfiton nga urrejtja zoti Kryeministër????

Të sjellim në vëmendjen tuaj se ne nuk u trembëm nga plumbat e Hitlerit të Europës. Ndërsa ju, fatkeqësisht, akoma nuk i keni dënuar krimet e tij. Ne nuk e urryem partinë tuaj si trashëgimtare të diktaturës komuniste, as nuk akuzuam pasardhësit e xhelatëve të diktaturës për krimet që kishin kryer ndaj nesh, por morali e do të kërkoni falje për humbjet e jetëve njerëzore të familjeve tona. Po juve kush jua jep të drejtën të ekzekutoni me pushtet misionarin, aktivistin, personalitetin e antikomunizmit shqiptar, Besim Ndregjonin, nga zgjedhja e Avokatit të Popullit! Institucionet janë të shqiptarëve dhe jo të pushtetit tuaj politik, Shkëlqesi të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ju po shqyrtoni kapitullin e të drejtave dhe lirive të njeriut për ta pranuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, për të cilin u sakrifikuan dhe u pushkatuan mbi 6000 burra dhe gra shqiptare, që s’kanë një varr në tokën e tyre. 36.000 burra dhe gra që provuan gjenocidin enverist në kampet shfarosëse të komunizmit, 60.000 familje që provuan internimet monstruoze të enverizmit shqiptar. Dhe sot kjo klasë politike dhe pushteti aktual ndjekin rrugën e atyre xhelatëve dhe mohojnë me anën e pushtetit që mbas 35 vitesh të mos drejtojnë institucionet e shtetit, antikomunistët që e lanë me gjak Shqipërinë, siç e ka paguar familja e kandidatit për Avokat të Popullit, Besim Ndregjoni, me 5 të pushkatuar pa varr sot, me dy të burgosur politikë me 30 vite burg, e me një të çmendur në hetuesi nga Sigurimi i Shtetit komunist, vetëm që Shqipëria të kishte demokraci dhe liri e të bashkohej me popujt euroatlantikë si pjesë e kontinentit europian...

Bashkohuni me ne, të nderuar diplomatë, që mbas 35 vitesh në Shqipëri të votohet një antikomunist për të drejtuar një institucion kushtetues që mbron të drejtat e liritë e njeriut, e kush më mirë dhe më paqedashës se zoti Ndregjoni, që lufton urrejtjen e përçon paqen prej tri dekadash, mund ta drejtojë Avokatin e Popullit e mund t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Tregohuni njëherë të vetme se përfaqësoni demokracinë dhe pushtetet demokratike nga vini. Luftoni bashkë me ne që të jemi qytetarë me shanse të barabarta siç bëjnë në vendet demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për demokraci, jo për pushtetet politike që shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.

Shembeni këtë mur politik tridhjetepesëvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politikë nga xhelatët dhe pasardhësit e tyre, se i shërbeni paqes dhe jo urrejtjes. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve.

Urrejtja është fenomeni më i lig që ka vuajtur e ka kaluar shoqëria shqiptare për 50 vite diktaturë komuniste.

Ne të drejtohemi publikisht zoti Kryeministër, kërkoi falje kësaj shtrese fisnike të të përndjekurve politikë se partia që drejtoni juve, ju ka shkaktuar krime deri në tre breza. Lëre luftën e klasave ndaj nesh, mos i prish ekuilibrat e shoqërisë dhe mos harro se në qoftë se nuk e dënoni urrejtjen ajo do të kthehet në bumerang edhe për ju!

Prof. Dr. Sali BERISHA!

Kërkoni në emër të opozitës dhe në emrin tonë mbledhjen urgjente të Kryesisë së Parlamentit për të kaluar në votim Avokati i Popullit, kjo kërkesë është e bazuar në Kushtetutën e vendit që dhunohet prej tri vitesh nga Parlamenti shqiptar.

Procedurat ligjore për këtë institucion kanë kaluar të gjitha etapat, vetëm mbetet votimi në seancë parlamentare. Juve nuk duhet të bëheni pjesë e shkeljes së ligjit, në bazë të rregullores së Parlamentit zgjedhja duhet të kalojë brenda këtij sesioni parlamentar. Opozita nuk ka pse bëhet bashkëfajtore në shkelje të ligjit.

Votoni përfaqësuesin tonë Besim Ndregjonin brenda këtij sesioni se kështu nuk shkelni Kushtetutën që për katër vite e keni shkelur duke e lënë institucionin pa titullar! Votimi për Besim Ndregjonin, përfaqësuesin tonë, është edhe një falje publike që i bëni shtresës antikomuniste. Të përçoni paqe si Kryeministër!

Shqipëria ka vuajtur boll nga urrejtja, mos u bëni pjesë e urrejtjes ndaj shqiptarëve fisnikë që falën dhe nuk morën hak ndaj familjeve xhelate, të cilat janë në partinë që drejtoni dhe udhëhiqet nga ju.

Besojmë se kjo thirrje kombëtare që vjen nga ata, të cilët lirinë nuk ua dorëzuan plumbave të komunizmit dhe nuk mund t’ia dorëzojnë në kohë paqeje pushtetit politik.

Mos lejo prishje ekuilibrash në shoqërinë postkomuniste.

Shqipëria ka nevojë për paqe!

SHOQËRIA CIVILE

QENDRA E TRAUMËS DHE TORTURËS

KEVI BRISKU

UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Z/PRESIDENTE

Lavdie NELA, ISH-E BURGOSUR POLITIKE

SHOQATA MBARËKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË DËNUARVE POLITIKË SHQIPTARË ME QENDËR NË SHKODËR.

KRYETARI

Zenel DRANG

SHOQATA KOMBËTARE E TË DËNUARVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Ylli KOMTI

Ish-i burgosur politik, piktor

Kryetar i Shoqatës së të Dënuarve Politikë të Shqipërisë

SHOQATA KOMBËTARE E KULAKËVE TË SHQIPËRISË

Hajri ELEZI

Kryetar i Shoqatës Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë

SHOQATA KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE “OSMAN KAZAZI”, TIRANË.

KRYETARI

Ali NEKO

SHOQATA ANTIKOMUNISTE ATDHETARE POLITIKE “13 DHJETORI”, SHKODËR.

KRYETARI

Luigj CURRI

SHOQATA “14 JANARI”

KRYETARI

Gjergj LIVADHI

SHOQATA ANTIKOMUNISTE “2 PRILLI”, SHKODËR

QARKU TIRANË

Shpëtim STËRMASI

Ish-i burgosur politik për 23 vite

Kryetar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Qarkut Tiranë

Fatbardha MULLETI

Ish-e internuar politike për 45 vite

Studiuese e krimeve të komunizmit

QARKU KORÇË

Ermando AGOLLI

Gjyshi dhe xhaja të pushkatuar, të cilët i kanë eshtrat e zhdukura

Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Pogradec

QARKU ELBASAN

Demir POJANI

Ish-i burgosur politik për 22 vite

Pjesëmarrës dhe Organizator i revoltës së Spaçit

Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Elbasanit.

Pavllo Popa

Pjesëmarrës i revoltës së Spaçit që ka vuajtur 24 vite burg politik

QARKU VLORË

Ish-i burgosur politik për 15 vite

Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Vlorë

Pajtim LAME

Nuri STEPA

23 vite burg politik

Pjesëmarrës i revoltës së Spaçit

SHOQATA MBARËKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Adem ALLÇI

Ish-i burgosur politik prej 30 vitesh

Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë





Lajmet e fundit nga