Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Prej të hënës, në Facebook po qarkullon një video e krijuar me ndihmën e aplikacioneve që përdorin Inteligjencën Artificiale, e cila keqpërdor imazhin e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe të gazetarit Blendi Fevziu.
Në videon e manipuluar, Fevziu shfaqet duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh.
Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë.
I kontaktuar nga BIRN, doktor Brataj tha se ishte i shqetësuar, pasi materiale të tilla mashtruese qarkullojnë prej muajsh në rrjetet sociale.
“Është shqetësim sidomos për pacientë që vijnë deri në QKUM [Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore] për të kërkuar trajtim,” tha Brataj, duke shtuar se “është një problem shumë i madh”.
Ai shtoi se çdo ditë iu përgjigjet qytetarëve të shqetësuar që i shkruajnë në rrjetet sociale dhe se i ka raportuar disa herë këto postime tek Facebook. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk kanë ndalur shpërndarjen e videove, edhe pse ka vënë në lëvizje edhe sektorin kundër krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
“Është shumë shqetësuese, sepse njerëzit u besojnë këtyre videove,” shpjegoi Brataj.
“Më erdhi para disa ditësh, në mes të vapës, një burrë nga Lezha, mbi 70 vjeç. Djali nga Italia ia kishte shpjeguar që ishte mashtrim, por ai këmbëngulte ta dëgjonte edhe nga unë,” tregoi ai.
Sipas tij, ekspertët i kanë bërë me dije se publikuesit e këtyre videove nuk ndodhen në Shqipëri.
Edhe gazetari Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në TV Klan, shprehu shqetësim për videon që po qarkullon në Facebook dhe e cilësoi rastin si “skandaloz”.
“Është manipulim i pastër dhe i rrezikshëm, sepse mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve,” tha ai./ Reporter.al
SPAK ka dërguar sot për gjykim dosjen 108/2024 për trafik ...
Këtë të martë u mbajt shërbesa e varrimit të Mitropolitit ...
U krye sot, më 1 korrik 2025, shërbesa e Varrimit të Mitro...
Një masiv me pisha në qytetin e Elbasanit është përfshirë ...
Bashkia Maliq ndërmori sot një hap të rëndësishëm drejt nd...
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë”, ku një nga të...
Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë për sovranitetin di...
Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turist...
Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot një aktivitet në pë...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar se si par...
I njëjti person që deri dje qante se po i vidhnin votat, n...
Telefoni i Laert Haxhiut i gjetur në burgun e Drenovës do ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Policia e Shtetit ...
Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në MCN TV ka folur për dorëh...
Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ndau ...
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operac...
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Amb...
Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve m...
Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...