Tensione në gjyqin për "Plumbin e artë"/ Avokatët braktisin seancën, shtyhet procesi
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë”, ku një nga të...

Bashkia Maliq ndërmori sot një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë për të gjithë, duke nënshkruar Kartën Europiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në Jetën Vendore. Me këtë akt, bashkia zyrtarizon angazhimin e saj për të promovuar dhe zbatuar parimin themelor të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe institucionale.
Ceremonia u zhvillua nën kujdesin e kryetarit të bashkisë, z. Gëzim Topçiu, dhe u mbështet nga UN Women dhe Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “Bashkimi Europian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), i financuar nga Bashkimi Europian.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme znj. Erisa Çela, Drejtuese e Programeve të UN Women në Shqipëri si dhe znj. Jenni Lundmark, Oficere Programi për zhvillimin e sektorit privat dhe barazinë gjinore, pranë Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, si dhe punonjëse e punonjës të administratës vendore.
Me këtë nënshkrim, Bashkia Maliq i bashkohet një rrjeti prej 2,044 bashkish nënshkruese të Kartës në 36 vende europiane, nga të cilat 20 në Shqipëri. Bashkitë nënshkruese marrin përsipër përgjegjësi dhe ndërmarrin veprime konkrete në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Ky është një hap i përbashkët në përpjekjen për të adresuar sfidat e shumta që ende pengojnë gratë dhe burrat, të rejat dhe të rinjtë, vajzat dhe djemtë të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Për më tepër, kjo nismë do t’i mundësojë Bashkisë Maliq të përfitojë nga përvoja dhe praktikat më të mira europiane, si dhe të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e barazisë gjinore.
Karta Europiane për Barazi, përmes 39 neneve të saj, ofron një kuadër udhërrëfyes se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë në mënyrë efektive për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Hapi i radhës dhe thelbësor pas këtij angazhimi është përgatitja dhe miratimi i një Plani Vendor Veprimi për Barazinë Gjinore. Zbatimi i vazhdueshëm i këtij plani, me burime të dedikuara dhe përgjegjshmëri të lartë, do të jetë udha jonë drejt arritjes së një barazie të plotë gjinore./ CNA
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë”, ku një nga të...
Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë për sovranitetin di...
Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turist...
Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot një aktivitet në pë...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar se si par...
I njëjti person që deri dje qante se po i vidhnin votat, n...
Telefoni i Laert Haxhiut i gjetur në burgun e Drenovës do ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Policia e Shtetit ...
Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në MCN TV ka folur për dorëh...
Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ndau ...
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operac...
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Amb...
Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve m...
Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë n...
Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, n...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë detyrim me p...
Vendi ynë po përballet me temperatura të larta, të cilat k...
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet, ndërsa ndo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...