Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë për sovranitetin digjital europian. Vodafone Group dhe AST SpaceMobile Inc. (NASDAQ: ASTS) shpallën zyrtarisht themelimin e kompanisë së përbashkët SatCo, me seli në Luksemburg – kompania e parë satelitore, novatore, që do të ofrojë shërbime celulare me bandë të gjerë, të drejtpërdrejtë nga hapësira, përmes telefonave inteligjentë ekzistues.
Përmes kësaj nisme, Europa vendos veten në pararojë të teknologjisë direct-to-device, duke ofruar një zgjidhje unike dhe të integruar që plotëson rrjetet ekzistuese tokësore dhe garanton lidhje të qëndrueshme në çdo cep të territorit, në male, në det apo në zona të izoluara. SatCo synon të ofrojë lidhje të pandërprerë celulare për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike në mbarë kontinentin.
Interes i gjerë nga operatorë europianë, operatorë celularë nga 21 shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të tjera europiane kanë shprehur interes për shërbimin që SatCo do të ofrojë në mënyrë ekskluzive nëpërmjet një marrëveshjeje “turnkey”, duke nisur nga viti 2026. Kompania e re do të ndërtojë një rrjet të vogël stacionesh tokësore të lidhura me rrjetet 4G/5G të operatorëve ekzistues, duke krijuar një infrastrukturë hibride, që lejon kalimin automatik mes rrjetit satelitor dhe atij tokësor. Kjo do të mundësojë lidhje të sigurt, të qëndrueshme dhe të pandërprerë për përdoruesit, në çdo moment dhe në çdo vend.
Një kontribut për dekadën digjitale europiane Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, Margherita Della Valle, deklaroi:
“Kjo është një nismë e rëndësishme për Europën. Shërbimi ynë do të sigurojë që të gjithë qytetarët, bizneset dhe qeveritë të kenë akses të pandërprerë në internetin celular me bandë të gjerë, në të gjithë kontinentin. Europa ka mundësinë të udhëheqë teknologjinë e re të lidhjes së drejtpërdrejtë përmes satelitëve”.
Themelimi i SatCo u paralajmërua në mars të këtij viti nga Vodafone dhe AST SpaceMobile dhe përfaqëson një element kyç për përmbushjen e objektivave të Dekadës Digjitale të BE 2030.
Luksemburgu, qendër strategjike për zhvillimin e industrisë satelitore europiane
Ministri i Ekonomisë, NVM-ve, Energjisë dhe Turizmit të Luksemburgut, z. Lex Delles, përshëndeti vendimin për vendosjen e selisë së SatCo në Luksemburg:
“Ky projekt e forcon më tej rolin e Luksemburgut si një qendër strategjike për zgjidhje innovative, që shërbejnë në të gjithë tregun unik europian. I mirëpresim AST SpaceMobile dhe përgëzojmë vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm me Vodafone”.
Ndërsa znj. Elisabeth Margue, ministre Delegate pranë Kryeministrit për Median dhe Lidhjen Digjitale theksoi:
“Sigurimi i mbulimit të plotë me lidhje mobile për të gjithë përdoruesit, në Luksemburg dhe më gjerë, është një objektiv kyç për qeverinë. Jemi të entuziazmuar për zgjerimin e ekosistemit tonë të lidhjes digjitale përmes infrastrukturës së përbashkët tokësore dhe satelitore”.
Një hap drejt pavarësisë digjitale europiane
Themeluesi dhe CEO i AST SpaceMobile, Abel Avellan, theksoi:
“Me selinë e SatCo në Luksemburg, ne po e forcojmë pozitën e Europës në shërbimet satelitore direkte për pajisjet celulare dhe po kontribuojmë në sovranitetin digjital të rajonit.
Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë celulare të sigurt dhe elastike, që u përgjigjet nevojave të lidhjes së Europës – kudo dhe kurdo”.
Me këtë bashkëpunim strategjik, Vodafone dhe AST SpaceMobile hapin një kapitull të ri për lidhjen digjitale europiane, duke e bërë kontinentin më të përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe më të bashkuar nëpërmjet teknologjisë./ CNA
Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turist...
Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot një aktivitet në pë...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar se si par...
I njëjti person që deri dje qante se po i vidhnin votat, n...
Telefoni i Laert Haxhiut i gjetur në burgun e Drenovës do ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Policia e Shtetit ...
Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në MCN TV ka folur për dorëh...
Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ndau ...
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operac...
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Amb...
Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve m...
Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë n...
Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, n...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë detyrim me p...
Vendi ynë po përballet me temperatura të larta, të cilat k...
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet, ndërsa ndo...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar aktakuzën e Prok...
Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çme...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...