
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion Veliajt se SPAK-u kishte mbyllur hetimet 6-mujore për kryebashkiakun e Tiranës që ndodhet pas prangave në qelitë e paraburgimit në Durrës, se atij do t’i njoftoheshin sot akuzat.
Lajmi u dha nga të gjitha mediat, por sërish sa herë flitet për SPAK-un, për veprimet e këtij institucioni, shikon se palët politike bashkohen kundër tij.
Është qesharake, deri në neveri, qasja që ka opozita me reagimet, sidomos kur bëhet fjalë për kryebashkiakun Veliaj apo hetimet ndaj tij. Është për të qeshur edhe kur shikon ish-prokurorë, ish-gjyqtarë apo avokatë, të cilët mbajnë disa qëndrime politike, që jo vetëm nuk u shkojnë për shtat, por të bëjnë të gajasesh, siç thotë populli. Le pastaj kur shikon të djathtët e mëdhenj që cicërojnë njësoj si Mero Baze. Mirë ky i fundit se e bën për lekët dhe përfitimet që ka marrë, por këta të opozitës pse “këndojnë” njësoj?
Reagimi i parë ishte i avokatit Genc Gjokutaj, i cili tha se prokuroria i ka kryer hetimet me shpejtësi marramendëse. Tani se ç’ka dashur të thotë autori i kësaj shprehje...

Është për të qeshur, aq më tepër që ai është dhe vetë jurist, ka qenë edhe prokuror. Erion Veliajt nuk i janë bërë hetimet me shpejtësi marramendëse, ka gati një vit. Veliaj është arrestuar në shkurt me vendim gjykate, ka afate hetimore që janë 6 muaj dhe ajo që kanë bërë prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado është thjesht dhe vetëm një gjë. Brenda 6 muajve kanë mbyllur hetimet për ta çuar në gjykatë me një grup akuzash, me rreth 13 të tilla kryebashkiakun Erion Veliaj. Ku është shpejtësia marramendëse?!
Ligji thotë fiks 6 muaj. Më pas mund të kërkohet edhe shtyrja e afateve hetimore, ka ndodhur siç është rasti i Thoma Gëllçit që është shtyrë afati hetimor për 3 muaj përtej afatit 6-mujor. Solli një vendim të Strasburgut, që e detyronte prokurorinë dhe t’i thoshte çfarë bëre t’i që shtyve këto afate 6-mujore. Çfarë ke bërë më shumë se çfarë ke në dosje?
Në rastin e Veliajt prokurorët kanë mbyllur dosjen, kanë përfunduar hetimet, kanë njoftuar akuzat. Kanë bërë detyrën sipas ligjit. Janë hapur fraksione, vazhdojnë çështje të tjera të hetohen. Ku është shpejtësia marramendëse dhe për çfarë u duhej kjo shpejtësi marramendëse? Thjesht dhe vetëm janë respektuar afatet ligjore.
I dyti është Belind Këlliçi, kuptohet dhe njëherë me komplekset politike, shpesh i qartë, shpesh për t’i qarë hallin. Këlliçi thoshte se SPAK-u ka bërë marrëveshje me Erion Veliajn dhe tani me mbylljen e afateve hetimore do ta nxjerrin shpejt. Një tjetër tezë kjo. Pra, e nxjerr SPAK-u Veliajn kur i ka ngritur 13 akuza të rënda penale dhe kryebashkiaku i Tiranës rrezikon nga 7 në 15 vite heqje lirie.


Se si të nxjerr SPAK-u kur në fakt bën akuzën, këtë mund ta dijë vetëm Belind Këlliçi, por ndoshta beson teoritë që shkruan dhe Mero Baze me shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ky i fundit është në të njëjtën vijë logjike dhe politike që është opozita. Megjithëse Mero shan 24 orë Saliun, tani ka të njëjtën mendje si Berisha ku është bashkuar dhe Belindi.

Atë që thotë Mero lart e poshtë se Erionin e mbanin në burg pa akuzë dhe kur e pyesnin pse thua pa akuzë, kur në fakt ka shumë akuza dhe hetimet vazhdojnë, thoshte se duhet t’i çojnë akuzën zyrtare sa më shpejt që më pas t’i ndryshohet masa e sigurisë. Thoshte dhe tezën tjetër Baze se në rast se Gjykata e Lartë nuk e nxjerr Erionin, po e mban në burg Rama. Rama e mban dhe Rama e nxjerr, sipas Bazes.
Të njëjtën gjë thotë edhe Belind Këlliçi, që u bë shpejt dhe po i komunikojnë akuzën që më pas ta lirojnë. Si të liron SPAK-u? Kur në fakt Erion Veliaj përveç këtyre akuzave ka edhe fraksione të tjera hetimore, ka dhe dosje të tjera, që hetimet vazhdojnë. Si të liron SPAK-u, kur të heton me shpejtësi marramendëse?
Të hetosh sipas afateve ligjore dhe të çosh akuzën në rregull është të respektosh ligjin dhe asgjë më tepër se kaq.
Pa folur pastaj për pjesën tjetër qesharake, ku avokatët e Veliajt ishin shqetësuar se lajmin të parët e nxorën mediat. Në fakt, nuk e dimë se cila studio ligjore është nga këto, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Po në cilin vend të botës nuk e nxjerrin lajmin të parin mediat? Meqenëse paska rrjedhur informacioni për Erionin, se do t’i komunikoheshin akuzat, kur në fakt ishin thirrur dhjetëra avokatë dhe personazhe të tjerë që u ishin komunikuar akuzat. Të paktën këtë të mediave opozita nuk e thotë.
Po kjo s’ka rëndësi. Më qesharakja në këtë histori është e njëjta linjë që mban opozita me Mero Bazen në rastin e Veliajt, thjesht dhe vetëm për të sulmuar SPAK-un. Kur në fakt, në rastin e Veliajt, prokurorët kanë bërë thjesht dhe vetëm detyrën.
Tani duhet të dëgjojnë edhe qyfyret dhe broçkullat e Genc Gjokutajt, Belind Këlliçit, që janë në të njëjtën orkestër që dirigjon Mero Baze./ CNA
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...