
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të tij të dy studiove ligjore, pikërisht të atyre që ne thamë se kishin lobuar, që mbanin qëndrime, që kishin publikuar lajmin e nëna Shqiponjës, që kishte lexuar Franc Kafkën, pikërisht një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Një Gjykatë e Lartë që sipas gazetarit dhe këshilltarit të Erion Veliajt, Mero Baze, është një vendim i dhënë nga gjykatësit socialistë.
Kështu të paktën tha dje Mero Baze në një editorial të tij.
Ende sot, pas më shumë se 5 muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave, nuk ka bërë një sqarim shterues për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai vazhdon dhe thotë se nuk ka akuzë. Në fakt, Veliaj është në burg me vendim të gjykatave në të gjitha nivelet, nga Apeli i GJKKO-së deri te Gjykata e Lartë. Pra, të gjitha nivelet e gjykatave të Shqipërisë e kanë lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, i cili ka gjithsej 13 akuza, nga të cilat 9 akuza për korrupsion, 1 akuzë për shpërdorim detyre, 1 akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe 1 për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
Pra, kryebashkiaku në vend që të sqarojë akuzat, vazhdon ende të publikojë foto me shallin e kryetarit të bashkisë, duke mbajtur qëndrim të qartë se do të vazhdojë betejat e tij ligjore.
Askush nuk e pengon Erion Veliajn të vazhdojë betejat e tij ligjore, por ai gënjen se ndaj tij nuk ka akuzë. Kodi i procedurës penale të Republikës së Shqipërisë e përcakton mjaft qartë sesi duhet të ndiqen personat të cilët kryejnë vepra të tilla penale dhe mund të prishin provat. Këtë Kod Penal dhe këtë reformë në drejtësi e ka votuar edhe Erion Veliaj në korrik të vitit 2016.
Pra, gjithçka ka bërë Erioni sot është thjesht e njëjta gjë, e njëjta situatë, propagandë. Ka zgjedhur disa studio ligjore dhe lobistë të mëdhenj. Paguan qindra mijëra e miliona euro, burimi i të cilave ende nuk është sqaruar dhe ende nuk është bërë publik.
Para se të dalin këto studio ligjore, Erioni duhet të thotë: “Po, i financon vëllai”. Por cilat janë, sa paguhen, ndërkohë që vetë i vëllai ëhtë një person nën hetim nga SPAk, pasi kompani të ndryshme private të cilat i japin miliona e miliona euro për reklama dhe shpërndarje të fushatave të tyre Arbër Veliajt, fitojnë tendera në Bashkinë e Tiranës, por kjo i përket hetimeve.
Ndaj edhe sot sërish, me një reagim dëshpërues, Erioni kërkon të luajë rolin e viktimës, megjithëse dënimi është dhënë nga një gjykatë e lartë, që sipas vetë gazetarëve kryesorë dhe mendjeve kryesore të së majtës, siç është Mero Baze dhe njerëzve më të afërt të Erion Veliajt dhe kryeminsitrit.
Në Gjykatën e Lartë, Erion Veliaj kishte një trupë gjyqësore, që ishte në fakt me gjyqtarë që ishin të majtë, socialistë, dhe mund të ndikoheshin nga pushteti.
Askush nuk mund të thotë që nuk është ndikuar. E vërteta është se Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi e ka shqyrtuar, pra nuk ka refuzuar rekusin e Erion Veliajt, por ka dëgjuar avokatët dhe në fund ka dhënë vendimin pasi ka lexuar edhe vendimin e Apelit.
Pra, jemi pas një reagimi dëshpërues, nga një njeri që ndoshta është totalisht i pakorrigjueshëm dhe në ditën më të zezë, me këngën e vjetër të partisë “Ne në gojën e ujkut hedhim valle”, që ndoshta e ka mësuar nga historia, ashtu siç ka mësuar edhe Kafkën, për ta përdorur në tekstet që publikon në mediat ndërkombëtare./CNA
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...