web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"E lanë në burg Rama dhe gjykatësit socialistë"/ Mero Baze “pushkaton” Veliajn

8 Korrik 2025, 18:28, Aktualitet REDAKSIONALE

"E lanë në burg Rama dhe gjykatësit socialistë"/

Në një editorial të gjatë me lot krokodili dhe në fund me “pushkatim” publik sot Mero Baze ka vënë vulën për Erion Veliajn.

Sipas K-analistit të zyrave të pushtetit, për vendimin e kanë fajin SPAK-u dhe prokurorët që s’duhet ta arrestonin. Fajin e kanë gjykatësit që kanë varësi nga SPAK-u. Fajin e kanë Rama dhe gjykatësit e majtë në Gjykatën e Lartë.

Më tej tregon e shkruan një tufë budallallëqesh që në fakt ngrenë dyshime të arsyeshme se ku është katandisur zari i parafundit i Veliajt, dhe me gjithçka që jep në editorial thjesht dhe vetëm e “pushkaton” më tej atë dhe tregon se gjykatësit që dhanë vendimin në Gjykatën e Lartë janë të majtë, por s’u tha partia dhe kuptohet fajin e ka Saliu që SPAK-u në fakt i ka ngritur akuzë dhe e mbylli gati një vit në shtëpi.

Le të shohim editorialin që e kishte shkruar ditë më parë, me apo pa porosi tani s’ka më asnjë vlerë, Mero e pranon publikisht se burgosja është fitore e së majtës.

Sipas Meros, vendimi, nga pikëpamja profesionale, dëshmon varësinë e gjithë sistemit të gjykatave nga SPAK-u, për shkak të fuqisë që ai ka për të ndikuar në gjykatat shqiptare, në bazë të fuqisë antikushtetuese që i është dhënë. Ky vendim dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik. Të jetë katandisur kaq analfabet Mero vallë?

Nejse, pushteti e paratë çfarë nuk bëjnë, por të thuash fuqi antikushtetuese kur ndryshimet në Kushtetutë janë bërë pikërisht me 140 vota dhe kompetencat janë të qarta prej gati 1 dekade, ke lajthitje në objekt. E kjo lajthitje filloi që kur bërtiste “rroftë SPAK-u” se merrte Saliun e Metën, ndërkohë sot SPAK-u është me të njëjtën fuqi ligjore dhe ai thotë “poshtë SPAK-u” se i mori pagatorin.

“Nëse arritja më e madhe e drejtësisë nënkuptohej si distanca e institucioneve të reja nga politika, SPAK-u dhe gjykatat e varura prej tij dëshmuan se, në fakt, u gjunjëzuan përballë atyre që u bënë presion politik dhe po tregohen represivë ndaj atyre që nuk kanë fuqi politike”.

Më poshtë Mero thotë se gjykatësit ishin të majtë dhe nën influencën e qeverisë.

“Erion Veliaj sot është ‘ekzekutuar’ politikisht nga Gjykata e Lartë, nga një treshe gjyqtarësh, për të cilët pushteti i ka pasur gjithë mundësitë të ndikonte nëse do të dëshironte, por ka vendosur të mbajë standardin e distancës politike prej tyre”. Pra, sipas tij, Gjykata e Lartë është e kapur nga pushteti, por nuk ndërhyri Rama, që do të thotë Erionit ia futi kryetari i tij që nuk e liroi në Gjykatën e Lartë. Pra, vendimi i Gjykatës së Lartë është fitore e së majtës, e socialistëve dhe gjyqtarëve të tyre. Rroftë logjika e Mero Bazes.

Më tej një sjell një perlë tjetër duke përzier vendimin për Malltezin, me Salianjin, me Berishën, me SPAK-un, me këdo. “Çorbë këllirash”, me dy fjalë.

Saliu thotë Mero gjunjëzoi SPAK-un e GJKKO-në se liruan dhëndrin e tij. Në fakt, dhëndri i Berishës ka marrë akuzën, dhe në bazë të procedurës mund të kërkonte lirinë pasi janë përfunduar hetimet. Në fakt Malltezi mund të ndiqej i lirë sepse s’kishte çfarë t’u bënte provave, kurse Erioni ishte në detyrë, prishi provat dhe sot s’e ka mbajtur në arrest GJKKO, por Gjykata e Lartë me treshe gjyqtarësh të majtë. Të njëjtën që ka kërkuar Malltezi mund ta kërkojë edhe Veliaj pas marrjes së akuzës me përfundimin e hetimeve.

Më tej sjell argument Salianjin që ka bërë 9 muaj burg, 2/3 e dënimit dhe e nxori gjykata e Fierit, ashtu siç e parashikon ligji gjykimin në liri të Fatmir Mediut, është fitore e Saliut ndaj SPAK-ut, se Mediu sipas Meros mund ta fshehë Gërdecin. E që Mero ta dojë SPAK e GJKKO duhet të hetojë e burgosë djalin e Berishës. Që Mero vuan nga “sindroma” e Saliut kjo dihet, por tani ndoshta nuk i bën derman as ndonjë klinikë e shëndetit mendor.

“Të dyshuarit për korrupsion nga ana e socialistëve u masakruan me arrestime paraprake krejtësisht linçuese, pas fushatave dezinformuese të zyrës së shtypit të SPAK-ut për “fajet” e supozuara të tyre, duke i dorëzuar në “gjykatën popullore të rrugës”, këtu qan Mero zyrtarët e dënuar për korrupsion me vendime gjykatash. Të gjithë janë me vepra penale, me akuza dhe një pjesë e tyre me vendime, dhe nga paraburgimi sipas ligjit edhe kanë përfituar, pasi një ditë është 1.5. Për rastin e Veliajt SPAK duhet të çojë sa më shpejt akuzën që të mos ketë përfitim nga kjo hapësirë ligjore që ja jep paraburgimi, por ta bëjë çdo ditë burg kokërr më kokërr.

Gënjen si derri Mero Baze kur thotë, “Erion Veliajt i refuzohet gjykimi në liri, edhe pse nuk ka ende një akuzë zyrtare”. Janë 13 akuza që ende s’kanë shkuar në gjykatë, por janë provuar në të gjitha shkallët e gjykatës dhe sot Gjykata e Lartë e la në burg me fakte e prova që Mero i quan OJF e gruas.

Një perlë tjetër është kur krahason Metën me Veliajn, i pari edhe mund të ndiqej në liri se nuk ishte në detyrë, i dyti jo vetëm vazhdoi abuzimet, por prishi dhe provat. “Pushteti që iu dha atyre është keqpërdorur në mënyrë mizore dhe sot janë në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj – njëri i konsideruar pa fuqi politike dhe tjetri i braktisur politikisht nga partia e tij, për shkak të politikës së saj për të ruajtur distancën nga drejtësia”. Këtu na tregoi se PS i ka vënë drunë Veliajt dhe na qenka Mero që e mbron. Ai që dikur ishte trompa e Saliut dhe sot është kthyer në qaramanin e Veliajt. Si ato plakat që shkojnë e qajnë në vaki me oi.

Shkon dhe në propozime konkrete, Mero se është edhe i ditur nga procedura penale, ka “studiuar: me pagesat e familjarëve të Veliajt. Sipas tij, “që kjo praktikë të marrë fund, natyrisht, e vetmja mënyrë është rishikimi i fuqisë së pakufishme që i është dhënë drejtësisë së re, duke kufizuar me ligj, në Kodin Penal, arrestimet paraprake për akuza ku të dyshuarit nuk kanë mundësi të prishin prova apo të përsërisin veprën penale – dhe me këtë rast edhe ndryshime të tjera”. Këtu do të vërë vetullat dhe nxjerr sytë, se është e ekspert drejtësie…

Mjafton kjo fjali “duke kufizuar me ligj, në Kodin Penal, arrestimet paraprake për akuza ku të dyshuarit nuk kanë mundësi të prishin prova”. Këtu Baze e “pushkaton” Veliajn dhe u jep të drejtë prokurorëve dhe gjykatave të të gjitha niveleve. A thua nuk e di Mero që Erion Veliaj është kapur duke prishur prova e duke marrë këshilla nga ti për të shantazhuar dhe akuzuar prokurorët.

Mjerë ti, o Mjero./CNA 





Lajmet e fundit nga